Zgjedhjet në katër komunat e veriut të Kosovës, me telekomandë të Aleksandër Vuçiqit apo të Vjosa Osmanit

Zgjedhjet në katër komunat e veriut të Kosovës, me telekomandë të Aleksandër Vuçiqit apo të Vjosa Osmanit
Zgjedhjet në katër komunat e veriut të Kosovës, me telekomandë të Aleksandër Vuçiqit apo të Vjosa Osmanit

Adil Fetahu

  • 14 October 2023 - 12:49

Shkruan: Adil Fetahu

 Banda kriminale e quajtur ‘Lista srpska’, sot ka dalë me një deklaratë se është e gatshme të merr pjesë në zgjedhjet për kryetarë të komunave me shumicë serbe në Veri të Kosovës, dhe ka kërkuar nga organet kompetente të Kosovës që sa më parë t’i shpallin ato zgjedhje.  Në deklaratën për media, kryebanditi i asaj bande, Millan Rakiq, ka folur gjithçka kundër kryeministrit dhe përgjithësisht kundër pushtetit të Kosovës, duke gënjyer për padrejtësitë dhe presionin që gjoja po u bëhet serbëve. Dalja e kësaj bande me një deklaratë të tillë, për gatishmërinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, pa asnjë kusht, të cilat zakonisht i shtrojnë, është një shenj se dikush nga jashtë ia ka ngrehur veshin Vuçiqit, e ky e ka urdhëruar bandën e vet kriminale të dalin me këso deklarate.

 Vuçiqi mbrëmë në TV1 të Beogradit ka paralajmëruar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, zgjedhjet krahinore në Vojvodinë dhe zgjedhjet lokale në Beograd e në disa komuna në Serbi, do të mbahen më 17 dhjetor 2023, dhe se shpalljen e atyre zgjedhjeve do ta bëjë më 2 nëntor.  Banditët e ‘Lista srpska’ kanë kërkuar nga organet e Kosovës që sa më parë të shpallin zgjedhjet për kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ky është një aludim që ato zgjedhje të përputhen në kohë me zgjedhjet në Serbi, por kryetarja e Kosovës, znj.Vjosa Osmani, para ca ditëve ka deklaruar se zgjedhjet për kryetarët e komunave në Veri do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm. Se a do ta mbajë fjalën, nuk varet shumë vetëm prej Saj. 

Faktorët ndërkombëtarë tani do të bëjnë presion që ato zgjedhje në Kosovë të mbahen sa më parë, duke menduar se me to sadopak stabilizohet gjendja e sigurisë në Veri, por kjo sigurisht nuk do të ndodhë! Duke marrë parasysh aksionin e përgjakshëm terrorit të kësaj organizate terroriste, që kreu në Banjskë më 24 shtator, e udhëhequr nga nënkryetari i saj Millan Radojçiq, është shumë problematike për Komisionin Zgjedhor të Kosovës, se a mund ta pranojë apo ta mohojë pjesëmarrjen në zgjedhje të bandës ‘Lista srpska’!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".