Vetëm me Amerikën, një dritë shprese në fund të tunelit

Vetëm me Amerikën, një dritë shprese në fund të tunelit
Vetëm me Amerikën, një dritë shprese në fund të tunelit

Hajrullah Ternava

  • 15 October 2023 - 08:59

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

SHBA duhen ta luajnë rrolin vendimtar dhe ti detyrojnë dy palët për një pajtim të mundshëm-detyrueshëm mes veti- Kosovës dhe Serbisë, si dhe këto dy shtete të anëtarësohen në BE si dhe në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare pa pengesa, dhe vetëm në këtë mënyrë do të arrihej ai qëllimi i dëshiruar për rajonin dhe mbar Ballkanin dhe më gjerë, ku do të mbretëroj qetësia dhe kompaktësia si pjesë përbërëse të shteteve të BE-së. -Bisedimet e deritashme mes Serbisë dhe Kosovës që i kanë ndërmjetësua ndërkombëtarët e që u pritke të arrihej një pajtim përmes marrëveshjes të Ohrit, e që ndërkohë ky pajtim eskaloj me invazionin e Serbisë me grupe terroriste të cilat e sulmuan integritetin e Kosovës dhe e vranë policin Afrim Bunjaku dhe dy të tjerë u plagosen, që për këtë ndodhi e kuptoj e tërë bota demokratike dhe shumë nga ato shtete e dënuan mënyrën e sulmit terrorist, dhe vetë kjo mënyrë terroriste e sulmit ndaj sovranitetit të Kosovës, tani e ka humb shpresën e marrëveshjes të pajtimit me ato bisedime që shpresonim se do të arrihet ai pajtim, dhe tani në këto rrethana po mbetet opsion i vetëm i ringjalljes së dialogut Kosovë serbi, i dështuar nga BE, vetëm në aktivizimin e fuqishëm dhe pa kompromis të SHBA-ve, për ta  quar përpara procesin dhe finalizuar atë me një marrëveshje të balancuar. Në një deklarim të tij të fundit, ambasadori amerikan në Beograd. Cristofer Hill, ka thënë se çështja me Kosovën është më komplekse sesa vetëm njohja e saj nga Serbia. 

 

 

Ai këto komente I ka bërë gjatë “Forumit të Sigurisë në Beograd” duke shtuar se është e nevojshme që fillimisht të kuptohet se çfarë ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit, për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen, dhe pas kësaj të pasojë edhe de eskalimi. Ai vuri në dukje domosdoshmërinë e zgjidhjes politike të krizës dhe se në këtë drejtim BE-ja ka dhënë një koncept  te marrëveshjes, madje edhe sa i takon Asociacionit. Ai ka thënë se Negociatori i BE’së, Miroslav Lajçak, ka sjellë elementet e duhura në tavolinën e negociatave dhe ato duhet të ecin përpara. “Duhet të ulemi dhe të gjejmë atë që është e drejtë. Mendoj se negociatori (Lajçak) ka sjellë diçka mjaftë të mirë, që është një lloj statusi për serbët në Veri, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, në këmbim të një ndërkombëtarizimi më të madh për Kosovën. Mendoj se të dyja palëve u nevojitet kjo. Mendoj se këto janë elementet e duhura në tavolinë. Mund të sillen edhe elemente tjera por tani për tani kjo është rruga e duhur për të ecur dhe shpresoj se mund t’ia dalim” ka thënë Hill. Hill tha se është e nevojshme të inkurajohen të dyja palët që të dëgjojnë njëra-tjetrën, duke theksuar se edhe pse është këshillë për gjashtëvjeçarët, është e vlefshme të kemi mirëkuptim të ndërsjellë. Ai komentoi gjithashtu se shumë besojnë se është detyrë e ShBA-së të ofrojë vende në Bashkimin Evropian, edhe pse nuk është detyra e tyre. Vendi nga vjen, tha ai, mbështet atë që BE-ja po bën dhe po përpiqet të bëjë në rajon. Ndryshe, ambasadori amerikan tha se po përpiqet të harrojë Rambujenë, në të cilën ishte përfshirë, por se situata ka ndryshuar nga atëherë kur flasim për vëmendjen që merr situata në Ballkan. Në atë kohë, tha ai, njerëzit zgjoheshin dhe shtriheshin, kishin makthe për Ballkanin, ndërsa sot ka shumë situata të tjera që e bëjnë të pamundur zhvendosjen e gjithë fokusit në Ballkan. “Unë mendoj se është e rëndësishme që BE dhe ShBA të përpiqen të gjejnë një mënyrë për të mbështetur njëritjetrin së bashku dhe që Ballkani të jetë aty ku e ka vendin gjeografikisht. Ka shumë kushte normative dhe kjo është e kuptueshme sepse në çdo klub të mirë duhet të ketë disa standarde, prandaj mendoj se të gjitha vendet e Ballkanit duhet të bëjnë gjithçka për t’i arritur ato”, tha ambasadori, duke shtuar se këto kushte ndonjëherë janë të vështira. Hill tha gjithashtu se ai nuk mendon se Rusia ka shumë për të ofruar në këtë rajon. “Nuk kam asnjë dyshim se ky vend dhe vendet e tjera të rajonit duhet të anëtarësohen në BE dhe NATO. E ardhmja e tyre është atje dhe nuk ka rrugë tjetër, nuk ka alternativë dhe sigurisht që nuk është Moska. Sa më shpejt që njerëzit ta kuptojnë këtë, aq më shpejt do të arrihen ato qëllime”, ka deklaruar ambasadori amerikan në Beograd. Hill tha se sa herë që sheh më shumë trupa të NATO-s, e di se ata do të kontribuojnë për zgjidhjen, duke kujtuar vizitën e Admiralit Munsch në rajon. Duke paralajmëruar vizitën e të dërguarve ndërkombëtarë në rajon në ditët në vijim, ai tha se kjo flet për rëndësinë e përpjekjeve për zgjidhjen e situatës në Kosovë. Në bazë të këtyre bisedimeve të deritashme, del një konstatim se vetëm SHBA duhen ta luajnë rrolin vendimtar dhe ti detyrojnë dy palët për një pajtim të mundshëmdetyrueshëm mes veti- Kosovës dhe Serbisë, si dhe këto dy shtete të anëtarësohen në BE si dhe në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare pa pengesa, dhe vetëm në këtë mënyrë do të arrihej ai qëllimi i dëshiruar për rajonin dhe mbar Ballkanin dhe më gjerë, ku do të mbretëroj qetësia dhe kompaktësia si pjesë përbërëse të shteteve të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".