Harroni o horra lakminë e ulët për interesin e pushtetit, të gjithë të bashkuar grusht rreth interesit të shtetit

Harroni o horra lakminë e ulët për interesin e pushtetit, të gjithë të bashkuar grusht rreth interesit të shtetit
Harroni o horra lakminë e ulët për interesin e pushtetit, të gjithë të bashkuar grusht rreth interesit të shtetit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 16 October 2023 - 19:51

Shkruan: Analisti-Reshat Badallaj-Zhuriani

Pas sulmit që na ndodhi nga kryebanditët dhe kriminelë të Serbisë në fshatin Banjskë të Republikës se Kosovës, që u gjunjëzua nga forcat e rendit të Republikës së Kosovës dhe e pa edhe bota e qytetëruar që Serbia fashiste nuk ka ndryshuar politikën e saj kundër Kosovës, dhe më thëne troç karshi shqiptarëve, ka ardhur koha që ja sot ja kurrë opozitë e pozitë, dhe qytetarët e saj pa ngjyrime politike, duhet të bashkohen , pra kundër pushtetit fashist serbian.

 

Amerika dhe Bashkimi Evropian janë pozicionuar në anën tonë, ndaj do të ishte e pafalshme tani dhe kurrë nuk do i´a falin brezat e ardhshëm që të mos bëhemi bashkë kundër Serbisë kriminale që provoi të aneksoj një pjesë të Kosovës dhe jo vetëm ketë. A do të kishte kuptim tani të merren me thashë e thënë pozitë e opozitë që kohëve të fundit Kuvendin e Republikës së Kosovës e kanë bërë cirkus duke bërë padërdi e hallakamë dhe duke lehur nëpër kancelari të huaja kundër njëri-tjetrit kur Kosova rrezikohej nga pushtuesi shekullor serbian. Në vend se të bëhemi bashkë dhe ta gjunjëzojmë Serbinë fashiste këta lehin nëpër kanale televizive të financuan nga Serbia dhe Rusia, se si ta rrezojmë Qeverinë e Kosovës. Po, e zëmë se po e rrezojnë qeverinë, po shtrohet një pyetje shumë e thjesht dhe shumë logjike: Kush do e merr timonin…? A e dini ju se do të ishte vepër penale dhe krim i paparë vetëm të mendojnë se do e marrin bandat më të rrezikshme kundër shtetit ata që vodhën jo me pak se Dragutin Mihajloviqi që në Kosovë njihet se çetnik Drazha. Pra, vetëm të mendohej pra do ishte vepër penale dhe krim. Dhe, të gjithë ata që mendojnë kështu nuk munden të mos jenë sahanlëpirës, puthadorë dhe bythë lëpirës ose atë që e kam thënë publikisht le të bëjnë test psikologjike se a munden me qenë normal në fiqire dhe ju garantoj me kokën time, se është njëra prej këtyre që e theksova pak më lart. Si nuk ke pak turp dhe të mos vij pak gjynah se si mundohuni sërish të mashtroni popullin. Merreni me mend, para pak kohesh e lexova një Bandit, një hajvan, një tru shpërlarë thoshte publikisht:“ na leni neve se në për 45 ditë e rregullojmë gjendjen…“. Pra, merreni me mend se si kjo racë e poshtër , ky idiot akoma vazhdon ta mashtroj popullin dhe ky qen bir qeni e thotë pa fije turpi duke ofenduar popullin se kinse janë thasë me kashtë dhe i besojnë me kësaj race të poshtër idiotesh e vagabondësh. Edhe kjo ndodhi në Kosovë. Pra, duhet t´i lëne këto pafytyrësi por të bëhen bashkë që duhet vënë kusht Serbisë fashiste dhe duhet këmbëngulur që Serbia kriminele të mos kaloj pa u ndëshkuar dhe nuk duhet heshtur kjo masakër e pa par kundër Kosovës, pro te mos e lemë kinse nuk ndodhi asgjë në Republikën e Kosovës nga agresori serb dhe bandat kriminele të financuar nga Serbia fashiste dhe publikisht që përkrahu Aleksandër Vuçiqi, ish snajperisti i kasapit të Serbisë, Slobodan Milosheviqi. Një gjë është po ashtu shumë e rëndësishme kur them se patjetër duhet bërë bashkë pozitë e opozitë dhe duhet të rreshtohen kundër bandave kriminale Serbe nënkupto kundër Serbisë fashiste se nuk ka kaluar rreziku nga ky shtet fashist, këta janë të pa besë dhe ka mundësi që të sulmojnë në çdo kohë. Kur edhe Amerika tani po na përkrahe më së shumti, ku është arsyeja që të mos bëhen bashkë edhe opozita me pozitën që t’ia humbin shpresat njëherë e përgjithmonë Serbisë fashiste dhe mercenarëve tjerë. Koha nuk pret dhe kujdes nga historia qe të mos i´u mallkoj se pastaj dora e mallkimit do ju ndjek kudo që të shkoni.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".