Serbia agresore të përjashtohet nga OKB-ja

Serbia agresore të përjashtohet nga OKB-ja
Serbia agresore të përjashtohet nga OKB-ja

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 17 October 2023 - 13:58

Shkruan: Mehdi Hyseni

-Sepse OKB-ja është civilizim-gardian i paqes, i sigurisë, i stabilitetit dhe i prosperitet të velrave dhe të fryteve  të përbotshme universale. Ndërkaq, Serbia kolonialiste dhe agresore është primitivizëm, regres dhe antiqytetërim. –Antivlera këto, që nuk janë simetrike me qëllimet dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuare e as me ato të së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj, plotësisht e arsyeshme , e ligjshme, etike dhe demokratike, do të ishte, që të ndahet “shapi prej sheqerit”- të përjashtohet nga OKB-ja, Serbia kolonialiste, militariste   , agresore dhe gjenocidale, sepse nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Këtë përjashtyim të Serbisë nga OKB-ja, ka të drejtë ligjore ta kërkojë Këshilli i Sigurimit dhe, në formën rekomanduese t’ia paraqes  Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria të kërkojë séancë urgjente në KS të OKB-së për të dënuar agresionin e Srbisë ndaj Kosovës (24 shtator 2023) !

Këtë kërkesë duhet ta bëjë ambasadori-përfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Ferit Hoxha (i cili me plot të drejtë denoncoi agresionin terrorist të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator 2023),  sepse Serbia në mënyrë sistematike po shkelë parimet dhe objektivat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, me qëllim të destabilizimit dhe të shthurjes së sistemit të marrëdhënideve politike  dhe juridike ndërkombëtare.

Këtë synim afatgjatë të Serbisë kundër Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashksuara të Amerikës, së fundi , më 24 shtator 2023, e dëshmoi regjimi aktual shtetëror antidemokratik i Serbisë së Aleksandër Vuçiqit, duke bërë agresion direkt kundër Kosovës, duke përdorur forcën dhe terrorin e forcave të aramatosura policore serbe, me ç’rast arritën të depërtonin në manastirin “Banjska” të komunës së Mitrovicës, ku vranë policin shqiptar në detyrë, Afrim Bunjaku nga Samaderxha e Vushtrrisë, si dhe plagosën 2 policë të tjerë shqiptarë të Policisë së Kosovës. Këtë akt terrorist, si agresion e cilësoi, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Duke nënvizuar se “terroristët serbë që vranë dhe kryen sulmin më 24 shtator në Banjskë të Mitrovicës, 4 ditë më parë ishin trajnuar në njërën prej bazave kryesore të Ushtrisë Serbe. Ndërsa të tjerët ishin stërvitur në bazën ushtarake të Kopaoniut. I gjithë ky sulm i terroristëve serbë u bë me mbështetjen dhe me planifikimin e plotë të Serbisë, që drejtohet nga Aleksandër Vuçiq”. (kosovasot) .

Derisa Serbia të përdorë politikën kërcënuese, si dhe politikën e forcës në vend të politikës së paqes dhe të bashkëpunimit me fqinjtë në rajonin ballkanik, moralisht e as juridikisht nuk ka kurrfarë të drejte ligjore, që të jetë anëtare e OKB-së, as e OSBE-së, as NATO-s e as BE-së, duke qenë se OKB-ja nuk është “night club” i Serbisë së Madhe të Nikola Pashiqit, të Vojsilav Sheshelit, të Slobodan Milosheviqit, të Ivica Daçiqit dhe të Aleksandër Vuçiqit, si dhe  “shtrofkë militare” dhe policore e Kishës Ortodokse Serbe, e cila me shekuj sajon dhe mbron agresionet dhe gjenocidet e tilla  çetniko-fashiste serbe për shfarosjen e shqiptarëve në Ballkan. S’ka dyshim se, KOS-i, edhe në luftërat e fundit të Serbisë kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës(1989-1999), u dëshmua edhe si “komandant i akademisë ushtarako-policore”, edhe si Kazermë qendrore e depozitimit të armëve dhe të arsenalit ushtarak e policor të forcave vrastare çetniko-fashiste serbe të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit dhe të Zhelko Razhnjatoviq-Arkanit, të cilat me “bekimin” politik racist  dhe fashist të priftërinjve serbë marshuan në beteja shfarosëse të kroatëve, të myslimanëve boshnjakë dhe të shqiptarëve (1989-1999).

Edhe Serbia  e Aleksandër Vuçiqit dhe e Ivica Daçiqit (2023) si në kohën e Slobodan Milosheviqit (1989-1999) në më mënyrë brutale dhe sistematike po shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara, ngaqë ka kryer 3 agresione gjenocidale ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, gjatë viteve 1989-1999, si dhe ka dhunuar parimet e së drejtës ndërkombërkombëtare.

Sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, Serbia nuk ka të drejtë ligjore, që të jetë anëtare e OKB-së, sepse përmes 3 agresioneve të theksuara, kjo  në mënyrë flagrante ka shkelur dhe shpërfillur  këto objektiva dhe parime  të saj:

(1)            “Paqen dhe sigurinë ndërkombëtare;

(2)             Zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes popujve, të krijuara mbi bazën e respektimit të barazisë dhe të vetëvendosjes së popujve, si postulate të rëndësishme të forcimit, të stabilitetit dhe të ruajtjes së paqes botërore;

(3)         Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut mbi bazën   racore, etnike, fetare,kombëtare, gjuhësore etj.;

(4)         Të gjitha detyrimet  dhe përgjegjësitë e marra përsipër sipas kësaj Karte të Kombeve të Bashkuara;

(5)         Të drejtën e sovranitetit dhe të integritetit territorial dhe shtetëror të Kosovës;

(6)         Të drejtën e jetës së shqiptarëve (mbi 2 milonë e gjysmë), duke përdorur forcën, terrorin, spastrimin etnik dhe dëbimin e tyre jashtë Kosovës ( mbi 1 milion sish).

 Vuçiqi  po tallet me Antonio  Guterres (OKB-në) dhe me BE-në, sikurse të ishin oponentë politikë të Serbisë !!!

 -Sepse,   Antonio Guterres (skeretari i Përgjithshëm i OKB-së) ende po heziton “në mungesë të fakteve”, edhe pse faktet dhe argumentet ia ka bërë të qarta, edhe zhvillimi i ngjarjeve në terren, ku Serbia me agresionin e saj depërtoi thell në brendinë e territorit të Kosovës, me ç’rast vrau një polic shqiptar dhe 2 të tjerë i plagosi, me qëllim që të shkaktonte një konflikt luftarak me përmasa të gjera për të ivanduar pjesën veriore të Kosovës.                                                                     

, që Serbinë agresore ta vërë nën sanksione ndërkombëtare.

 Mirëpo, Aleksandër Vuçiqi dikur në vitet ’90 të shekullit XX, së bashku me dy kryeçetnikët e tij fashistë serbë udhërrëfyes: Vojsilav Sheshel, Slobodan MIlosheviq dhe Ivic Daçiq projektuan, mbështetën dhe propaganduan neofazhishmin serbomadh, racizmin, aparteidin, terrorizmin, agresionin dhe kolonializmin gjenocidal kundër kroatëve në Kroaci, myslimanëve boshnjakë në Bosnjë dhe kundër shqiptarëve në Kosovë, ku me qindra e mijëra njerëz gjetën vdekjen si rrjedhim i 3 gjencideve serbe, por deri më sot, Serbia agresore pushtuese nuk u dënua nga OKB-ja, për shkak të dhunimit të parimeve të Kartës së OKB-së dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare!?

 Jo Serbisë “shpullë diplomatike”, por ndëshkim imediat penal ndërkombëtar !

 -“Qortimi diplomatik”  ndërkombëtar nuk e detyron Serbinë, që të braktisë politikën e saj kolonialiste, neokolonialiste dhe militariste ndaj Kosovës, por vetëm vënia  e saj nën embargon e sanksioneve ndërkombëtare, siç ishte edhe Rezoluta 1244, e cila ndërkombëtarizoi problemin e Kosovës, duke e futur nën administrimin e protektoratit paqësor ndërkombëtar të OKB-së (UNMIK). Edhe pse kjo Rezolutë nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do të thotë se shpallja  e Kosovës së pavarur dhe sovrane, është në kundërshtim me parimet dhe me objektivat e Kartës së OKB-së e as me parimet e së drejtës ndërkombëtare. Këtë të vërtetë e ka konstatuar edhe Gjykata Ndërkombëtare  e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010.

 

 Së pari, Serbia nën skanksione ndërkombëtare, pastaj dialog a multidialog në Nju-Jork ose në Uashington !

Këtë procedurë juridike ligjore ndërkombëtare, do të duhej ta zbatonin urgjentisht, qe më se një javë OKB-ja, BE-ja, Amerika dhe NATO-ja, duke e futur Serbinë agresore nën sanksionet e ashpra ndërkombëtare, ashtu siç parashikojnë objektivat, parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkaura, sepse, siç ka deklaruar edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani: “ Ka prova të pakundërshtueshme se Serebia ka kryer akt agresioni më 24 shtator 2023 dhe po përgatit të kryejë një akt tjetër të armatosur, duke shtuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën. Kështu, Vuçiqi po ndjek shembullin rus për aneksimin e Kosovës, sipas modelit të Kriemesë.” (kosova sot, 2 tetor  2023).

Gjithashtu, edhe kryeminisri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i bashkohet vlerësimit të argumentuar të Vjosa Osmanit, se presidenti Aleksandar Vuçiq ka planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës, duke theksuar aktin agresiv policor serb në manastirin Banjska të Mitrovicës, ku terroristët serbë kishin grumbulluar armët e tyre, si dhe kishin planifikuar 37 pozicione të ndryshme për të sulmuar Kosovën përmes një korridori për Serbi, i cili do të mundëson furnizimin me armë dhe me trupa serbe.” (kosovasot, 2 tetor 2023).

Serbia me agresionin e saj ka shkelur Kartën e OKB-së dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare !

Prandaj, në asnjë kuptim, Serbia nuk mund të ketë të drejta speciale më shumë sesa 192 vendet e tjera anëtare të OKB-së,që të zhvillojë agresione dhe gjenocide koloniale ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike në Ballkan, e të mos sanksionohet politikisht, juridikisht, ushtarakisht, ekonomikisht, financiarisht dhe diplomatikisht…,etj.

-Atëherë, ku qëndron problemi, pse deri tash OKB-ja nuk ka përgjigje ligjore në përputhje me objektivat dhe me parimet e saj, që Serbinë ta penalizojë për aktin agresiv dhe terrorist, me ç’rast vrau policin Afrim Bunjaku dhe plagosi 2 policë të tjerë shqiptarë të Policisë së Kosovës, të cilët u përleshën me forcat agresore, duke mbrojtur popullin dhe territorin e Kosovës.

Nëse edhe pas këtij  agresioni direkt ndaj Kosovës, Serbia nuk vihet nën sanksione të ashpra ndërkombëtare nga OKB-ja, thjesht po del se presidenti i saj Aleksakdër Vuçiq po  dëshmohet “më i fuqishëm” sesa sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ?!

Sa më sipër, duke qenë se ruajtja e stabilitetit, e paqes, e rendit dhe e sigurisë ndërkombëtare varet konkretisht nga aplikimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara, atëherë, OKB-ja nuk mund të jetë “lodër” e Serbisë agresore dhe gjenocidale, por hudhra dhe çekani i padrejtësive dhe i agresioneve të saj, pikësëpari ndaj Republikës së Kosovës, e cila në asnjë fromë dhe, në asnjë kuptim nuk është “çështje e brendshme” e Serbisë, as e Rusisë, as Kinës e as e Indisë, por vetëm çështje e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike, si dhe e Amerikës, e cila ka meritat më të mëdha historike për çlirimin dhe shkolonizimin e Kosovës nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".