Kundërshtimi i njëzëshëm kosovar e ndërkombëtar: Jo Asociacion i modelit të Republikës Srpska dhe pikë

Kundërshtimi i njëzëshëm kosovar e ndërkombëtar: Jo Asociacion i modelit të Republikës Srpska dhe pikë
Kundërshtimi i njëzëshëm kosovar e ndërkombëtar: Jo Asociacion i modelit të Republikës Srpska dhe pikë

Gani Qarri

  • 18 October 2023 - 18:50

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Është koha e fundit, që Qeveria e Kosovës të dal serish me propozimin e saj, për një «Këshill Nacional» të pakicës serbe, si dokument final dhe të pa negociueshëm, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, një organ i ri alternativ, me mundësi gjithëpërfshirëse të pjesëtarëve të pakicës serbe, ku njëjtë si në Kroaci, Serbia hegjemoniste nuk do të mund të ushtronte më ndikimin e saj, as të kishte kurrfarë interferimi në çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës.

 

Pas aktit terrorist të kriminelëve serb në Banjë të Zveçanit, ku u vra polici tani hero i Kosovës, Afrim Bunjaku, si përgjigje adekuate ndaj kërkesave të shpeshtuara të vendeve mike dhe atyre ndërkombëtare, është momenti vendimtar, që Qeveria e Kosovës të dal me propozimin e saj, për një organ të ri alternativ, ndryshe nga ai që përmbajnë nënshkrimet e kuislingut Thaçi dhe renegatit Isa Mustafa. Të dal me propozimin e dërguar në Bruksel nga Kryeministri edhe më parë, pra të ofrojë serish një «Këshill Nacional” serb, i cili do ti përfaqësonte të gjithë pjesëtarët e pakicës serbe, pa vizatime territoriale, përndryshe çfarëdo asociacioni serb me shtrirje territoriale, që nga formim i zyrtar, do të bëhej shkak i konflikteve të përhershme të Kosovës me Serbinë hegjemoniste. Propozimi për “Këshillin Nacional Serb” do duhej të ishte dokumenti final dhe akt i pa negociueshëm, që do të krijohej në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, për integrimin e kësaj pakice, brenda sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës, ku njëjtë si në Kroaci, Serbia hegjemoniste nuk do të mund të ushtronte më ndikimin e saj, as të kishte kurrfarë interferimi në çështjet e brendshme të shtetit të Kosovës. Kjo edhe për faktin se “Këshilli Nacional” brenda Republikës së Kosovës, do ti parandalonte njëherë e përgjithmonë, orekset e sëmura të Serbisë hegjemoniste, për konflikte të reja dhe pretendime territoriale, ndaj vendit tonë. Kurse paralajmërimi i fundit i presidentit francez Macron, megjithëse nga shërbëtorët e serbofilit të përbetuar, Edvin Kristaq Ramës, u përkthye qëllimisht, krejt ndryshe dhe ashtu siç kishin porosi nga Rama, që të tingëllonte sa më keq, për popullin dhe Qeverinë e Kosovës, kinse për vënien në diskutim të liberalizimit të vizave për Kosovën, është edhe një tjetër tentativë shantazhi dhe kërcënimi të kamufluar nga mbetjet shqipfolëse ortodokso-komuniste, për ta detyruar Qeverinë e Kosovës që të pranojë kompromise tjera të dhimbshme, në favor të Serbisë hegjemoniste. Kërkesa të cilat, përveçse janë katërçipërisht të pa pranueshme, nuk janë fare në përputhje më marrëveshjen e Brukselit dhe as me atë të Ohrit, por që fatkeqësisht, përveçse dalin nga goja e një shqipfolësi skizofren si Edvin Kristaq Rama, konsistojnë vetëm me kërkesat e Serbisë hegjemoniste për "asociacionin" e modelit të Republikës Srpska, me kompetenca shteti brenda shtetit, model që kundërshtohet edhe nga vet SHBA, si dhe nga shumica e vendeve të Bashkimit Evropian! Prandaj është koha e fundit, që Qeveria e Kosovës të dal serish me propozimin e saj, për një «Këshill Nacional» të pakicës serbe, si dokument final dhe të pa negociueshëm, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, një organ i ri alternativ, me mundësi gjithëpërfshirëse të pjesëtarëve të pakicës serbe, ku njëjtë si në Kroaci, Serbia hegjemoniste nuk do të mund të ushtronte më ndikimin e saj, as të kishte kurrfarë interferimi në çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës. Kjo edhe për faktin se, përveç që në të gjitha anët flitet vetëm për pakicën serbe në Kosovë, por jo edhe për të drejtën në asociacion të shqiptarëve të Kosovës lindore të mbetur nën Serbi, tanimë shtetet më të fuqishme mike të Kosovës e thonë hapur që një organ ku do të bëjnë pjesë komunat e banuara nga pakica serbe, me interes të zhvillimit më të hovshëm dhe integrimit, duhet të ndërtohet vetëm në pajtim me ligjet dhe bazuar në kushtetutën shtetit të Kosovës. Edhe emisari i Britanisë së Madhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Stuart Peach, një intervistë të dhënë për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, si emisar i shtetit që përfaqëson, tha se «asociacioni», duhet të krijohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe sido që të quhet, duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës e të marrë parasysh interesat e të gjitha palëve dhe nuk guxon të shndërrohet në një Republika Srpska të dytë. Emisari Peach sqaroi po ashtu, se Britania e Madhe mbështet edhe procesin e Berlinit, që është një nismë e veçantë, për të gjithë, përmes pranisë tonë në NATO dhe marrëdhënieve tona të gjithanshme në tërë Ballkanin në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, siç mbështesim edhe dialogun dhe procesin i cili çon drejt normalizimit, që mbetet edhe synimi më madhor”, por qëndrimi ynë parimor është se asociacioni nuk mund të jetëkrijimi i një Republika Srpska të dytë, ka përsëritur Peach. Andaj mesazhi im do të ishte që tani edhe për shkak të të gjitha konflikteve që kanë shpërthyer në botë, palët ta kuptojnë se është koha për dialog, është koha të mos shikojmë vazhdimisht në të kaluarën, por të shohim drejt së ardhmes, sepse edhe Ballkani meriton një të ardhme më të ndritshme”, ka përfunduar intervistën emisari britanik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".