Ja skenari, si po përgatitej Serbia për ta sulmuar Kosovën

Ja skenari, si po përgatitej Serbia për ta sulmuar Kosovën
Ja skenari, si po përgatitej Serbia për ta sulmuar Kosovën

Agim Bajrami

  • 19 October 2023 - 15:50

 Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

 Lufta në lindjen e mesme e cila po zhvillohet si rrjedhojë e përplasjeve të civilizimeve historike të njerëzimit,formimit të rendit të ri botëror, dhe luftës për dominim të fuqive botërore për gjatë shekullit në vijim.

Shpërthimi i luftës në lindje të mesme, siç duket më së shumti e ka gëzuar federatën ruse të Putinit, dhe aleatët e saj ,me bindjen se po e dobësojnë rolin e SHBA-ve në përcaktimin e zhvillimeve dhe formësimit të rendit të ri botëror ,mbasi edhe demokracia liberale perëndimor po i përjeton përplasjet e saja rreth reformimit dhe funksionimit të saj, si formë më e avancuar e zhvillimit njerëzor.

Federata Ruse me aleatët e boshtit të së keqes të bllokut të lindjes, ngjarjet e luftimit në lindjen e mesme , po i mirëpresin , edhe për largimin e vëmendjes nga lufta në Ukrainë , dhe përpjekja e Rusisë për përhapjen dhe çeljen e fronteve tjera të luftës, si në rastin e Nagornjo Karabakh, ku armenët shumicë të këtij rajoni autonom, po dëbohen nga ushtria azerbejgjane, pa një jehonë dhe publicitet ndërkombëtar.

Edhe rajoni i Ballkanit perëndimor do të mund të shndërrohej në tragjedi të radhës për interesat hegjemoniste ruso-serbe ,dhe nga mundësia e përsëritjes së agresionit ushtarak serb mbi Kosovën dhe shqiptarët, në realizimin e 'programit të botës sllave ruso/serbe' të ekspansionit territorial, në bindjen e tyre, se NATO dhe SHBA kanë angazhime tjera në lindje të mesme ,dhe nga lufta e mundshme në Kosovë, apo Bosnje ,dhe pushtimi i sërishëm eventual i saj ushtarak, do të krijonte rrethana tjera gjeopolitike për interesat sllave ruso-serbe. 

Dhe nga këto pretendime të planit serb për ripushtimin e Kosovës ,mund edhe të inskenoj rrethana në veri të Kosovës ,për të ndërmarrë agresion mbi shtetin e Kosovës. Një skenar serb, që po qarkullon , mund të jetë , nxitja e popullsisë lokale të etnisë serbe , në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës jashtë organizimit të institucioneve qeveritare të Kosovës,dhe nga kjo, përpjekja e autoriteteve të Kosovës , për ndaljen e mbajtjes së zgjedhjeve nga vetë iniciativa e minoritetit serb , do të krijohej, preteksti i përplasjeve të policisë së Kosovës dhe grupeve kriminale serbe në veri, në emër të mbrojtjes së të drejtave të serbëve të Kosovës, dhe ndërlidhjen e Serbisë në këto zhvillime, siç ishte edhe rasti i fundit i sulmit terrorist serb në Banjsko të Zveçanit të Kosovë. Dhe këta skenar të agresionit serb mbi shtetin e Kosovës mund të shkaktojnë fillimin e sërishëm të tragjedisë ballkanike përmes zhvillimit të luftërave nga Kosova deri në Kroaci , siç edhe ka ndodhur edhe nga vitet e 90 nga agresioni serb për shtrirje dhe dominim në rajon e përcjellur me vrasje e shkatërrime të popujve jo serbe. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".