BE-ja dhe fuqia e saj në testin historik për ta penguar shpërthimin e luftës në Ballkan

BE-ja dhe fuqia e saj në testin historik për ta penguar shpërthimin e luftës në Ballkan
BE-ja dhe fuqia e saj në testin historik për ta penguar shpërthimin e luftës në Ballkan

Agim Bajrami

  • 20 October 2023 - 19:12

 Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Zyrtarët Evropian, për rastin e sulmit terrorist të Serbisë në Kosovë ,deklaronin se po e presim hetimin e rastit,e që do thotë se në praktikë, nuk do të ketë asnjëherë vlerësim dhe dënim të Serbisë nga ana e politikës zyrtare të BE. Dhe, Epilogu i gjithë kësaj do të jetë,se përderisa, BE-ja proklamon 'paqen evropiane' në Evropë,Serbia në aleancë me Rusinë dhe bllokun e lindjes,Kinën,Iranin, përgatitën, për hapjen fronteve të reja të luftës për t'iu kundërvënë interesave të aleancës perëndimore. Dhe nga vlerësimet e mirëfillta të ekspertëve ndërkombëtar e rajonal të paraqitura nëpër media ,fronti i radhës i luftës, i skenarit ruso-serb,sipas gjitha gjasave do të mund të jetë, Kosova me mundësi të përhapjes në Maqedoni,Mal të Zi ,Bosnje

 

Është e qartë se paqja evropiane është e kërcënuar nga lufta në Ukrainë dhe mundësia e zgjerimit të luftës në Ballkanin perëndimor, përmes Serbisë, e dirigjuar nga skenari rus i përhapjes së luftërave në rajonet globale, të konflikteve të pazgjidhura,si rastet: Nagori Karabahck,luftra izraelo palestineze,dhe mundësia e zgjerimi për në vendet arabe, dhe ndoshta edhe në Iran dhe Turqi. Edhe procesi i Berlinit i mbajtur në Tiranë,nuk paraqiti ndonjë sukses, përveç simbolikës që u mbajt në Tiranë, dhe u lavdërua nikoqirja, Shqipëria, nga liderët evropian politik për mikpritjen shqiptare,dhe falënderimet e bëra, për pjesëmarrjen e liderëve të 'Evropës juglindore' duke përfshirë edhe 'rajonin e Ballkanit perëndimor' duke e gëzuar Ballkanin e pa integruar në BE,nga fjalët e premtimeve shpresëdhënëse, të liderëve evropian ,"se nëse arrini ti bëni reformat e kërkuara ,data e integrimit të vendeve ballkanike mund të jetë viti 2030", për ti mbajt të motivuar, që popujve ballkanas, t'u jepet 'shpresa e pa shpresë' për integrimin e tyre të plotë në BE... Në anën tjetër, presidenti serb Aleksander Vuqiç, i cili po ndjek politikat shtetërore të skenarit luftarak rus dhe në kohën e mbajtjes së procesit të Berlinit në Tiranë,gjendej në vizitë zyrtare në Pekin , duke nënshkruar marrëveshje tregtare me përfshirjen edhe të blerjes së armatimit ushtarak, për destabilizimin e rajonit ballkanik, në qëllimin që përmes luftës hegjemonisë të pansllavizmitserbo/rus të pushtohen popujt dhe vendet fqinje. Ndërsa, zyrtarët e BE-së,në takimin e procesin e Berlinit në Tiranë, deklaronin, ' paqen në Evropë ', duke mos pasur guximin, e dënimit të Serbisë, për agresionin e saj, e cila ka angazhuar grupe terroriste ,në Banjë të Kosovës, komuna e Zveqanit, të datës 24 shtator. Zyrtarët Evropian, për rastin e sulmit terrorist të Serbisë në Kosovë ,deklaronin se po e presim hetimin e rastit,e që do thotë se në praktikë, nuk do të ketë asnjëherë vlerësim dhe dënim të Serbisë nga ana e politikës zyrtare të BE. Dhe, Epilogu i gjithë kësaj do të jetë,se përderisa, BE-ja proklamon 'paqen evropiane' në Evropë,Serbia në aleancë me Rusinë dhe bllokun e lindjes,Kinën,Iranin, përgatitën, për hapjen fronteve të reja të luftës për t'iu kundërvënë interesave të aleancës perëndimore. Dhe nga vlerësimet e mirëfillta të ekspertëve ndërkombëtar e rajonal të paraqitura nëpër media ,fronti i radhës i luftës, i skenarit ruso-serb,sipas gjitha gjasave do të mund të jetë, Kosova me mundësi të përhapjes në Maqedoni,Mal të Zi ,Bosnje. Dhe zyrtarët e BE-s në vend që të merren me parandalimin e luftës brenda veti nga Serbia ,ajo po e fajëson dhe dënon,viktimën ,siq është Kosova,e cila është, target i sulmeve terroriste serbe ,me përkëdheljen e saj, nga lidershipi politik evropian. Dhe lind pyetja, si parandalohet lufta,duke e dënuar viktimën ,dhe përkëdhel agresorin?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".