Është koha që Kryeministri ta bëjë publike para zyrtarëve të BEsë dhe SHBA-ve, ofertën e pranueshme për Asociacionin

Është koha që Kryeministri ta bëjë publike para zyrtarëve të BEsë dhe SHBA-ve, ofertën e pranueshme për Asociacionin
Është koha që Kryeministri ta bëjë publike para zyrtarëve të BEsë dhe SHBA-ve, ofertën e pranueshme për Asociacionin

Gani Qarri

  • 20 October 2023 - 19:14

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Përderisa Parlamenti Evropian të enjten ka miratuar rezolutën me të cilën dënon sulmin terrorist serb të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit, i cili edhe në rezolutë, cilësohet sulm terrorist dhe dënohet si i tillë dhe nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me sulmin, do të kërkohet përgjegjësi nga Serbia, ky është rasti ideal për Kosovën, që ta zbulojë edhe ofertën e re, për çështjen e asociacionit, e cila deri më tash ka munguar dhe nuk është zbuluar, së pakut jo, për opinionin publik.

 

Vizita e pesëshes perëndimore,e paralajmëruar kësaj të shtune në Kosovë dhe Serbi, pas rezolutës së Parlamentit Evropian me të cilën sulmi i kriminelëve serb cilësohet sulm terrorist dhe dënohet ashpër po si sulm terrorist, ku bëhet thirrje për miratimin e masave kufizuese ndaj Serbisë dhe kërkohet njohja reciproke si parim dhe qasje e balancuar në vijimin e procesit të dialogut, pritet të jetë njëmend vendimtare edhe për shtensionimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe përderisa në njoftimin e BE-së, thuhet se vizita e së shtunës, bëhet me qëllimin për ti hapur rrugë rifillimit të shpejtë të dialogut, me përparim të prekshëm dhe pa kushte, kjo nënkupton veprime të dyanshme për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit, pa bërë parcializim dhe sekuencim, siç insistonte Serbia e cila madje, deri më tani, nuk ka pranuar as zbatimin e plotë të marrëveshjes në pako, përkundër faktit se është dakorduar në Bruksel. Sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian Peter Stano, të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajcak, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e sigurisë së presidentit të Francës, kancelarit gjerman dhe kryeministrit të Italisë, Emmanuel Bon, Jens Pletner dhe Francesco Talo, në takimet me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq vijnë “me pritshmëri të qarta se të dyja palët do të vazhdojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe do të zbatojnë detyrimet e tyre pa kushte dhe pa vonesë”. Në të njëjtën kohë, autoritetet serbe duhet të bëjnë gjithçka për të zbardhur inskenuesit, autorët dhe organizatorët e sulmit në Banjskë”, ka thënë zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së. “Vuçiq zbardhjen e sulmit, duhet ta bëjë shpejt, sepse në Bashkimin Evropian, duket se nuk ka më durim të pafund dhe disa masa ndëshkuese, tashmë po diskutohen në qarqet evropiane në rast se Beogradi nuk e bën atë që pritet”, kanë thanë burime diplomatike evropiane. Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore perëndimore po shkojnë në Prishtinë dhe Beograd me kërkesën që të ndalet përshkallëzimi në Kosovë dhe të organizohen zgjedhjet komunale në veri me pjesëmarrjen e pakicës serbë, në mënyrë, që konkretisht, të fillojë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit. E përderisa Parlamenti Evropian të enjten ka miratuar rezolutën me të cilën dënon sulmin terrorist serb të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit, i cili edhe në rezolutë, cilësohet sulm terrorist dhe dënohet si i tillë dhe nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me sulmin, do të kërkohet përgjegjësi nga Serbia, ky është rasti ideal për Kosovën, që ta zbulojë edhe ofertën e re, për çështjen e asociacionit, e cila deri më tash ka munguar dhe nuk është zbuluar, së pakut jo, për opinionin publik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".