Kosova e ka pranuar planin e BE-së, zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi varet kryesisht nga qëndrimet e Beogradit

Kosova e ka pranuar planin e BE-së, zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi varet kryesisht nga qëndrimet e Beogradit
Kosova e ka pranuar planin e BE-së, zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi varet kryesisht nga qëndrimet e Beogradit

Muhamet Kelmendi

  • 21 October 2023 - 16:51

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Serbia nuk e pranon përgjegjësinë për dhunën dhe terrorin. I mbanë terroristët në Serbi dhe nuk ia dorëzon drejtësisë. Me këtë politikë nacional-raciste po vepron Serbia edhe jashtë vendit. Kudo kërkon mos njohje të shtetit të Kosovës. Bënë pengesa për anëtarësimin e Kosovës nëpër mekanizmat ndërkombëtar. Po kryen veprime për çnjohje të Kosovës. Janë lidhur me Rusinë dhe me Kinën. Marrin armë me bollëk nga këto shtete. Janë militarizuar. U futen edhe mekanizma e dyshes ruso-kineze. Krimineli Vuçiq, pas agresionit terrorist në Banjskë të Kosovës i morri në mbrojtje terroristët dhe shpalli ditë zie për terroristët e vrarë në aksionin terrorist më 24 shtator. Ai tha: " Kurrë Kosovën nuk do ta pranojmë në shtet të pavarur.

-Në fund të kësaj jave qëndroi në Kosovë Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, së bashku mu me Gabriel Eskobarin e SHBA-ve, si dhe përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, për vizitë në Prishtinë dhe Beograd. Këta erdhën për ti dhënë përkrahje planit të BE-se mbi zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi. Ende nuk dihet zyrtarisht se a ka planë tjetër sepse ai nuk është bërë zyrtarisht publik. Kishte me qenë normale që të ketë një plan tjetër, duke përcaktuar edhe masat ndaj shtetit serb, pas agresionit terrorist të bërë ndaj Kosovës nga Serbia. -Kosova e ka pranuar planin e BE-së. Është Serbia që po e kundërshton dhe po vë kushte për dialogim. Tamam, sikurse plani të ishte vetëm për Bashkësinë serbe, pa çështje tjera jetike. Këtu nuk duhet harruar krimet e luftës, të vrarit të pa gjeturit, dëmet e bëra në Kosovë në vazhdimësi. Edhe akti kriminali -terrorist i 24 shtatorit 2023 kërkohet të futet në përgjegjësi. Kosova nuk ka bërë asnjë krim ndaj shtetit serb. Nuk ka sulmuar shtetin serb dhe nuk ka bërë krime në atë shtet.

Serbia ka vepruar në vazhdimësi me mjete të dhunës terroriste ndaj shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës. Serbia nuk e pranon përgjegjësinë për dhunën dhe terrorin. I mbanë terroristët në Serbi dhe nuk ia dorëzon drejtësisë. Me këtë politikë nacional-raciste po vepron Serbia edhe jashtë vendit. Kudo kërkon mos njohje të shtetit të Kosovës. Bënë pengesa për anëtarësimin e Kosovës nëpër mekanizmat ndërkombëtar. Po kryen veprime për çnjohje të Kosovës. Janë lidhur me Rusinë dhe me Kinën. Marrin armë me bollëk nga këto shtete. Janë militarizuar. U futen edhe mekanizma e dyshes ruso-kineze. Krimineli Vuçiq, pas agresionit terrorist në Banjskë të Kosovës i morri në mbrojtje terroristët dhe shpalli ditë zie për terroristët e vrarë në aksionin terrorist më 24 shtator. Ai tha: " Kurrë Kosovën nuk do ta pranojmë në shtet të pavarur. Kosova dhe Metohia janë vend serb.

Të rënët në Bajnskë nuk janë terrorist por beronjë të shtetit serb". Këto fakte i dinë jashtë vendit. Mbi këto fakte kërkohet të shtrihet presioni mbi shtetin serb. Pa e vu nën presion treshen Vuçiq-Daçiq dhe Vulin kurrë paqe nuk do të ketë me Kosovën. Tek kjo treshe qëndron përgjegjësia për terrorin dhe krimin serb. Pa dashjen e tyre nuk ndalen aktet terroriste dhe nuk zgjidhet çështja e Kosovës me shtetin serb. Natyrisht se ndaj Kosovës duhet hequr masat e vendosura. Kosova nuk ka ku shkon. Udhëheqja e Kosovës e pranoj planin e BE-së dhe po e mbron tërësinë territoriale, integritetin shtetëror dhe sovranitetin e vetë. Nuk ka çka bënë lëshime Prishtina.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".