Aleksandër  Vuçiq, ky diktator kriminal dhe mashtrues që po i përdorë edhe serbët në Veri vetëm për shantazh  Kundër Qeverisë Kurti dhe destabilizimin e shtetit të Kosovës

Aleksandër  Vuçiq, ky diktator kriminal dhe mashtrues që po i përdorë edhe serbët në Veri vetëm për shantazh  Kundër Qeverisë Kurti dhe destabilizimin e shtetit të Kosovës
Aleksandër  Vuçiq, ky diktator kriminal dhe mashtrues që po i përdorë edhe serbët në Veri vetëm për shantazh  Kundër Qeverisë Kurti dhe destabilizimin e shtetit të Kosovës

Radomir Dimiç

  • 21 October 2023 - 21:00

Nga: Radomir Dimiç 

 Kapitalin më të madh, për të mbetur në pushtet Aleksandër Vuqiqi e sheh tek mbështetja te serbët e Kosovës. Por, aksioni terrorist i cili u zhvilluar para disa ditësh në Banjsko me Milan (Eskobar) Radoiçiqin, është në fakt goditja më e madhe  të cilën tash jua dha serbëve të Kosovës Aleksandër Vuqiq, të cilët për gjithë këto vite i ka mashtruar dhe i ka futur në konflikt me policinë e Kosovës. I ka detyruar të dalin në barrikada, në institucione të Kosovës, pastaj Vuçiq prapë i ka tërhequr, ashtu sikur që atij i ka konvenuar duke i detyruar të futen në konflikt deri  me KFOR-in dhe policinë e Kosovës. Pra serbët e Kosovës janë detyruar të jenë në shërbim të  presidentit Aleksandër Vuçiqi, me qëllim të ruajtjes së pushtetit të tij të pakufishëm  në Serbi.

 

-A është e mundur që vërtetë populli serbë ti besojnë aq shumë Aleksandër Vuçiqit,  diktatorit i cili pa ndërprerë gënjen dhe mashtron qytetarët e vetë, prej kur se është paraqitur për herë të parë në skenën politike të Serbisë.

 Për më shumë se dy dekada po kalojnë vetëm duke e mashtruar popullin serb, dhe jo vetëm kaq, por edhe disa figura qendrore politike në perëndim të cilët po i sjell madje në maje të gishtit. Problemi mendoj që është se njerëzit po e shikojnë me një indiferencë të madhe  dhe kështu po ju besojnë edhe rrenave dhe mashtrimeve të tij, madje edhe duke u shërbyer aty këtu me fenomenin e një miti të rrejshëm,  mitomanisë, të një diktatori dhe autokrati, ashtu siç po e shikojnë dhe vlerësojnë një shumicë në serbi. Dhe prandaj duhet të ndalemi e të pyesim se çka ka të mirë në serbi me këtë njeri përveç një hipnotizimi të gabuar të masës, që aq shumë po i besuaka  jo vetëm për ta votuar por edhe që të nënshtrohen para tij.

 A janë të mashtruar aq shumë, kinse Serbia është një tigër  ekonomik në  Ballkan, e që në fakt nuk është, sepse ata mbase nuk e dinë akoma që  Serbia deri më tash është zhytur në një borxh prej 32 miliardë dollarësh, dhjetë herë më shumë se borxhet që kishte ish Jugosllavja e Josip Broz Titos, prej të cilës e mori kultin e individit, në mënyrë që vetëm këtë të kujtojnë si faraonin më të madh serb. Shtrohet dilema dhe pyetja nëse vërtetë serbët janë aq të joshur dhe janë symbyllur që të mos dinë fare çka është realja dhe çka është fiktivja. Realiteti  është ajo që serbët sot jetojnë në oborrin e mallkuar, dhe sikur asnjëherë të mbyllur në një terr të madh e të rëndë  informativ media. Kjo qeverisje e Vuçiqit i ka tejkaluar të gjitha qeveritë e deritashme. Aq shumë kanë vjedhur e plaçkitur sa që nuk e kanë ndërmend fare të ndalen. Për PSP-në(Partinë popullore serbë) konfirmohet se  kjo është vetëm një organizatë kriminale, kurse qytetarët e varfëruar dhe të pa shpresë janë një  grup i deleve të qethura tash e më shumë se 10 vite. Aleksandër Vuçiqi , një autokrat, ju ka hequr edh pensionistëve  10% që prej se kur ka ardhur në pushtet, dhe pikërisht janë ata që më së shumti po e votojnë, edhe pse i ka sjellë në një gjendje  të vështirë të luftës për mbijetesë, me një pension që nuk ju del as për 10 ditë. Ka mashtruar popullin gjatë fushatës zgjedhore presidenciale që  duke premtuar se  për fëmiun e parë të lindur  do të shpërblehen familjare  20 mij euro për blerjen e banesës si dhe ndërtimet për njëmijë çështje. Ka gënjyer duke premtuar se secili i punësuar do ta ketë pagën masë paku 600 euro, e deri në 800 euro, e që tash vetëm  mundë ta ëndërrojnë. Krekoset Aleksandër Vuçiq se si Serbia e ka spitalet më moderne, dhe harron e nuk  kujton se si vetëm për një kontroll të zakonshëm duhet të presësh deri në një vit për  ta marr terminin, derisa  një masë e madhe e popullit nuk kanë para të mjaftueshme për të blerë barnat dhe paguar komunalet e rrymën, kurse përmbaruesit gjyqësor shkojnë edhe me vendime për të jua konfiskuar pasurinë e patundshme, deri edhe shtypit e tyre. Po krekoset tigri ekonomik se si Serbia i ka hekurudhat më të shpejta, kurse harron që trenat e Serbisë shkojnë vetëm 30kmk në orë, kemi gjatësinë më të madhe të autostradave por  qytetarët serb vozitin akoma shumica automjetet me të dobëta. Ai thotë se Serbia e ka nivelin më të lartë të zhvillimit ekonomik, por harron që është një ndër vendet me të varfra ne Evropë. Kjo është realja në Serbinë e Cezarit ku ngritën edhe kredi për autostrada, kilometri i të cilave kushton më së pakur 12 milion dollar, kurse  në Austri, rruga nëpër malet Karavanke  një kilometër shkon vetëm 6 milion dollar. Pra i lumtë Aleksandër Vuçiqit, dikush thotë se vetëm ai po ndërton, por po harrojnë se ai po ndërton aty ku e ka mundësinë më të madhe për të vjedhur parat e shtetit. Po e ndërton stadiumin nacional tw futbollit, e në vend që të ndërtohet me 250 milion euro, ai ka shkuar në 900 milion, por edhe shumë studiona të tjerë në Beograd. Ai sikur po harron që këto ndërtime nuk i interesojnë Serbisë dhe popullit serb sepse ato janë mundësi për shpëlarjen e parave. Fatkeqësisht askush nuk interesohet për ato ndërtime, dhe për me keq, askush nuk po e merr guximin që ti përmend për përfshirjen në këto afera të vëllezërve Vuçiq dhe ortakët e tyre. Edhe pse gjithçka ka shitur qeveria e kaluar në Serbi, edhe kjo nuk po ndalet, E kanë shitur Kombinatin PKB-në i cili ka mundur ta ushqen tërë Serbinë, sepse askush në botë nuk i shet fabrikat ushqimore që janë  në interes, dhe pasuritë  minerale, nuk i shet liqejt e lumenjtë, banjat dhe pushimoret. Kjo qeverisje e Aleksandër Vuçiqit e ka shitur edhe minierën e Borit për kinezët, për një rentë minimale  të xehes prej vetëm 3%, sikur të ishte pasuri e tij private. Do ti kishte shitur edhe Trepçën  dhe të gjitha manastiret e kishat në Kosovë por këtë nuk ja lejon Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

E ka mashtruar dhe e ka gënjyer Aleksandër Vuqiqi edhe Bashkimin Evropian, ashtu që ka premtuar se me marrjen e kandidaturës për anëtarësim, menjëherë do të fillon së zbatuari marrëveshjen për tregti të lirë, dhe nuk e ka bërë atë, por një  nënshkrim të tillë të marrëveshjes e beri në Peking me Rusinë dhe me Kinën. Kapitalin më të madh, për të mbetur në pushtet Aleksandër Vuçiqi e sheh tek mbështetja te serbët e Kosovës. Por, aksioni terrorist i cili u zhvilluar para disa ditësh në Banjsko me Milan Eskobar Radoiçiqin, është në fakt goditja më e madhe  të cilën tash jua dha serbëve të Kosovës Aleksandër Vuçiq, të cilët për gjithë këto vite i ka mashtruar dhe i ka futur në konflikt me policinë e Kosovës. I ka detyruar të dalin në barrikada, në institucione të Kosovës, pastaj Vuçiq prapë i ka tërhequr, ashtu sikur që atij i ka konvenuar duke i detyruar të futen në konflikt deri  me KFOR-in dhe policinë e Kosovës. Pra serbët e Kosovës janë detyruar të jenë në shërbim të  presidentit Aleksandër Vuçiqi, me qëllim të ruajtjes së pushtetit të tij të pakufishëm  në Serbi. Më së shumti i ka manipuluar me premtimin se do ta fitojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, me autonomi të ngjashme me atë të Republikës Srpska, respektivisht si një etnitet i veçantë në  kuadër të Kosovës.

Ashtu zi po shkojnë gjërat dhe po zhvillohen ngjarjet, pas sulmit terrorist në Banjska,  është kuptuar përfundimisht politika e tij nënshtruese  dhe nënçmuese. Thirrja e tij serbëve të veriut të Kosovës që ta dalin në zgjedhje për katër komunat e veriut, dhe kërkesa  që të shpallen ato zgjedhje, nuk është asgjë tjetër veq se një përpjekje për ta përmirësua të gjitha gabimet e tijë të deritashme kardinale të cilat rëndojnë në kurrizin e qytetarëve serb të Kosovës.  ne si OJQ- Kosova Mutietnike,  kërkojmë që të ndalen manipulimet e tilla të pista të Aleksandër Vuçiqt, dhe që ai to mos jetë e të sillet si një kali troje në këto hapësira. Nuk ka nevojë që ai të na mbron kinse nga  terrori i Albin Kurtit, sikur ai po e thotë, sepse në të vërtetë diçka e tillë nuk ekziston fare. Kjo është një shpikje dhe një trillim me të cilin Vuçiqi dëshiron ti mbaj serbët e Kosovës në frikë dhe tension, për to kontrolluar dhe manipuluar siç dëshiron ai vetë, për të bërë obstruksione qeverisë së Kosovës dhe politikës së Albin Kurtit, politikë kjo e cila i trajton edhe qytetarët serb, qytetar të barabartë dhe shtetas të Kosovës. me të gjitha të drejtat dhe liritë e garantuara. Faktorët ndërkombëtar do të duhej ti mbrojnë serbët e Kosovës nga kërcënimet e grupeve të cilat i kontrollon dhe drejton Milan Radojçiqin me Listën Srpska. Populli serb në Kosovë nuk e ka fare obligim të përgjigjet për atë që ka ndodhur në Banjsko, por për këtë sulm terrorist duhet të përgjigjet Aleksandër Vuçiq. Serbët e Kosovës janë të nevojshme shumë për Aleksandër Viçiqin sepse i ka në shërbim për vota, por tash ka ardhur koha që ta injorojnë atë dhe të mos sillen si lojal ndaj kërkesave ti tij dhe premtimeve me mashtrime.

 Duhet të punohet me të gjitha mjetet dhe forcat që Vuçiq të largohet nga pushteti dhe skena politike dhe të mos i nënshtrohet e të mos i falet më atij askush, sikur deri më tani.

Zëri i serbëve të Kosovës duhet të jetë ai i cili i dërgon mesazh që të largohet nga presioni për ti ndikuar ata, sepse nuk kanë nevojë për mbrojtjen e tij, dhe duhet ti japin përgjigje negative. Serbët e Kosovës duhet të ja japin besimin vetëm atij që angazhohet për mirëqenien e tyre në këto hapësira, pavarësisht se a bëhet fjalë për kryeministrin e tashëm Albin Kurt, apo dikush tjetër, që angazhohet për të ardhmen tonë të përbashkët sot dhe  për të nesërmen me perspektivë dhe zhvillim, për bashkëjetesë dhe për mirëqenie të përgjithshme. 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".