Besimi fetar është çështje individuale

Besimi fetar është çështje individuale
Besimi fetar është çështje individuale

Muhamet Kelmendi

  • 24 October 2023 - 11:20

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Shqiptarët e kanë një të kaluar tolerante midis besimeve fetare. Këtë tolerancë duhet përshëndetur dhe përkrahur.

 - Besimi fetar është parimisht produkt i njeriut. Në një kohë të caktuar, kur njeriu nuk dinte të shpjegonte fenomenet në natyrë, lindi një fuqi e pakapshme mbi natyrore, si krijues i fenomeneve, përkatësisht si fuqi nga vinin fenomenet në natyrë. Me këtë shpjegoheshin ato dukuri. Gradualisht u kalua nga besimi në shumë zotëra  te besimi në një fuqi mbi natyrore, në një zot.. Me këtë u krijuan edhe besimet fetare. Si e tillë është besimi fetar çështje individuale dhe vullnetare. Këtej, nuk kam koment për largimet e bëra nga feja në takimin e mbajtur në Strellc të Deqant. Duhet shikuar se nga ka rrjedhur kjo iniciativë. Është e shqiptareve apo e ndokujt tjetër për të futur përçarje në kombin tonë. E thëna e shprehur në takim: "Mos shikoni kisha dhe xhamia, se feja e shqiptarit është shqiptaria," është me vend" Këtu nuk ka paqartësi. Nuk kam të dhëna të tjera. Nëse pretendohet që të bëhet një luftë kundër fesë myslimane në llogari të asaj katolike apo anasjelltas, atëherë duhet kundërshtuar. Çdo herë ka raste ku ka pakënaqësi. Por, ato nuk duhet ti futin në dualizëm dhe në konflikte kombin apo fetë në mes veti. Shqiptarët e kanë një të kaluar tolerante midis besimeve fetare. Këtë tolerancë duhet përshëndetur dhe përkrahur. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të luftohen idetë reaksionare dhe fanatike të çdo besimi. Në këtë vij po. Në të kundërtën, besimi është vullnetar dhe çdo kush ka të drejtë ta merre këtë a atë besim. Feja është e lirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".