Takimet e Pacollit me krye terroristin Milan Radojçiq, sa më parë të arrestohet Behgjet Pacolli

Takimet e  Pacollit me krye terroristin Milan Radojçiq, sa më parë të arrestohet Behgjet Pacolli
Takimet e  Pacollit me krye terroristin Milan Radojçiq, sa më parë të arrestohet Behgjet Pacolli

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 24 October 2023 - 22:19

 

SHKRUAN:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI,gazetar hulumtues, jo me pak se 42 vjet 

Lexoni takimet e Behgjet Pacollit me kry kriminelin, krye terroristin Milan Radojçiq dhe çfarë përralla tregon Behgjet Pacolli.

*Të hetohet Behgjet Pacolli, kur thotë se nuk e njohur dhe nuk ka dëgjuar kurrë për kryekriminelin, Milan Radojciq, kur një qytetar i thjeshte i di krejt krimet e këtij krye krimineli që ka bërë në Gjakovë dhe në tërë Kosovën dhe ky që merret me Politik, takohet në jahtin luksoz dhe nuk ka dëgjuar kurrë.

*Behgjet Pacolli të hetohet se kush ishin ata dy gra aty, a ishin punëtore të UDB-es, KGB-es, dashnore të këtyre kriminelëve, apo kush ishin..?

* Të arrestohet dhe të hetohet Behgjet Pacolli, kur thotë se ka parë edhe tre deputet të Republikës së Kosovës,kush ishin ata dhe përse ishin aty..?

 

-Takimi i Behgjet Pacollit me kryekriminelin Milan Radojciq në Budva, thotë se ka qenë takim i rastësishëm dhe nuk e ka njohur Milanin. Kush ka pak tru mund të shoh foton duke bërë dyzen ahengu dhe a ka mundësi të jetë i rastësishëm. Milan Radojçiq është i përfshirë në shumë vepra kriminale dhe trafiqe të paligjshme, por ka lidhje të fuqishme me politikanët e Kosovës. Ai është i lidhur edhe me multimilionerin e politikës kosovare, Behgjet Pacollin. Insajderi ka siguruar një fotografi ekskluzive nga një takim që ky kriminel i veriut kishte edhe me Zëvendëskryeministrin dhe krye diplomatin kosovar në detyrë, Behgjet Pacollin që po ashtu është kryetar i Aleancës Kosova e Re. Burime të Insajderit bëjnë me dije se ky takim ishte zhvilluar vitin e kaluar në një jaht që e ka në pronësi Millan Radojçiq në Budva të Malit të Zi. Në këtë fotografi, derisa Pacolli është i ulur në tavolinë me figurën e njohur të botës së krimit në Veri. Në shoqëri të tyre janë edhe një burrë dhe një grua e paidentifikuar. Pacolli në të kaluarën nuk e ka mohuar që mund ta ketë takuar Radojçiqin, por në prononcime publike ishte arsyetuar se ai takon shumë njerëz. Millan Radojçiq nga Prokuroria Speciale në Kosovë dyshohet si i përfshirë në vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç. Ivanoviç u vra para zyrës së tij në veri të Mitrovicës më 11 janarit të vitit 2018 derisa urdhër arresti për Radojçiqin ishte lëshuar shtatë ditë më vonë. Nga ajo kohë ai ndodhet në arrati. Ndryshe, më poshtë ju sjellim deklaratën e Pacollit lidhur me këtë takim.

*Isha afër dhe vjen kryetari i Mitrovicës Rakiq dhe thotë eja se të kam ruajtur vendin.

*Isha afër dhe vjen kryetari i Mitrovicës Rakiq dhe thotë eja se të kam ruajtur vendin.

Okej edhe i thashë a te thirri Agimin. E kam thirrur Agim Bahtirin se më ka thënë që kur të vish në Mitrovicë do ta takosh Rakiqin. Unë nuk e kam ditur se do të qëllojë ai aty.

Prokuroria Speciale të merret se thotë.“… se nuk i ka njohur,nuk e ka ditur, takohet rastësisht, ta kam ruajtur vendin…“

“Kam shkuar aty dhe e kam parë Radojçiçin dhe aq naiv kam qenë nuk e kam njohur Veselinoqivin. Jam ankoruar me jaht në Budva. Dhe në momentin kur kemi ardhur është kogja një kohë që deri sa të vjen jahti e të lidhet është një goxha kohë. Kam dalë me shoqen dhe fëmijët. Është një restorant aty afër. Afër jahtit tim ishte një barkë. Nuk ishte jaht ishte shumë i vogël. Isha afër dhe vjen kryetari i Mitrovicës Rakiq dhe thotë eja se të kam ruajtur vendin. Okej edhe i thashë a te thirri Agimin. E kam thirrur Agim Bahtirin se më ka thënë që kur të vish në Mitrovicë do ta takosh Rakiqin. Unë nuk e kam ditur se do të qëllojë ai aty. Atëherë u halitsha pak pija cigare. Nuk kisha shkrepsë dhe kam hyrë aty e dini ku parkohen jahtet. Është moli aty. Më thonë pije një pije. Jam ulur. E kam njohur prej fytyrës që kanë qenë dy deputetë tjerë serbë edhe sot nuk i di kush janë. Në moment vjen ky, më vonë e kam marrë vesh që është Radojcic. Më përshëndet dhe më fol perfekt shqip. Dhe i thashë ti shqiptar je? Ai qeshi. E kam marrë se është shqiptar se ka folur në dialektin më të mirë shqip nuk e di si flitet më mirë shqipja. Më tutje kam shkuar se më ka kërkuar fëmija picë. Më duket ka qenë 2018, nuk e di sigurt. Është interesant që këtë Radojcicin e kam parë më vonë. E kam marrë vesh kush është. Më tha ‘Behgjet nuk më njeh’ dhe kam thënë tash po e di kush je”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.

Takimi tjeter i Behgjet Pacollit me kryekriminelin Milan Radojciq te Ramush Haradinaj

Pacolli në Tëvë1, tha se këto takime kanë ndodhur për shkak se Lista Serbe ka qenë pjesë konstruktive e Parlamentit të Kosovës. “Prej 2014 deri 2017 kam mungu nuk kam qenë pjesë e Qeverisë, as nuk e kam ditë kush është Radoiçiqi, as kurrë në jetën timë s’kisha ndëgju për këtë emër, edhe ai ka qenë aty unë as nuk e kam regjistru dhe kam shku. A e dini kur kam ndëgjuar për fjalën Radoiçiq, atëherë kur ka dalë një fotografi që dikush e ka bë edhe e ka publiku diku, edhe më thonë që ky njeri është Radoiçiqi, unë atëherë e kam kuptuar kush është Radoiçiqi. Më vonë kur ka fillu qeverisja e zotit Haradinaj unë Radoiçiqin e kam takuar në zyret e kryeministrit. Sepse lista serbe ka qenë pjesë e parlamentit, shumë herë pjesë konstruktive e parlamentit dhe sa e di unë në atë kohë Radoiçiqi ka qenë nënkryetar i listes serbe, kjo është krejt çka me lidhë mu me atë Radoiçiqin”, tha Pacolli. Insajderi ka siguruar një fotografi ekskluzive nga një takim i kreut të Aleancës Kosova e Re, dhe Zëvendëskryeministrit në detyre, Behgjet Pacollit me kriminelin e rrezikshëm të pjesës veriore të Kosovës, Millan Radojqiç.

 

TË HETOHET SA MË PARË BEHGJET PACOLLI SE A ISHTE I LIDHUR ME KRYETERRORISTIN, MILAN RADOJCIQ

 

Milan Radojçiq është i përfshirë në shumë vepra kriminale dhe trafiqe të paligjshme, por ka lidhje të fuqishme me politikanët e Kosovës. Ai është i lidhur edhe me multimilionerin e politikës kosovare, Behgjet Pacollin. Insajderi ka siguruar një fotografi ekskluzive nga një takim që ky kriminel i veriut kishte edhe me Zëvendëskryeministrin dhe kryediplomatin kosovar në detyrë, Behgjet Pacollin që po ashtu është kryetar i Aleancës Kosova e Re. Burime të Insajderit bëjnë me dije se ky takim ishte zhvilluar vitin e kaluar në një jaht që e ka në pronësi Millan Radojçiq në Budva të Malit të Zi. Në këtë fotografi, derisa Pacolli është i ulur në tavolinë me figurën e njohur të botës së krimit në Veri. Në shoqëri të tyre janë edhe një burrë dhe një grua e paidentifikuar. Pacolli në të kaluarën nuk e ka mohuar që mund ta ketë takuar Radojçiqin, por në prononcime publike ishte arsyetuar se ai takon shumë njerëz.

Millan Radojçiq nga Prokuroria Speciale në Kosovë dyshohet si i përfshirë në vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç. Ivanoviç u vra para zyrës së tij në veri të Mitrovicës më 11 janarit të vitit 2018 derisa urdhër arresti për Radojçiqin ishte lëshuar shtatë ditë më vonë. Nga ajo kohë ai ndodhet në arrati.

InDoks, prodhim i Insajderit, kohë më parë ka transmetuar dokumentarin “Mafia e Veriut”, hulumtim që zbulon lidhjet e shumta kriminale të Millan Radojçiq dhe Zvonko Veselenoviç me botën e krimit dhe të trafiqeve në Veri të Kosovës. Millan Radojçiq që dyshohet të jetë i përfshirë edhe në vrasjen e politikanit Oliver Ivanovic i ka ikur drejtësisë, derisa miku dhe bashkëpunëtori i tij, Zvonko Veseljenoviç ka kohë që është larguar për afarizëm në Serbi. Së paku zyrtarisht. Madje edhe një raport i shërbimit sekret serb, BIA që ishte pjesë e dosjes së Vesjeljenoviçit e që e ka siguruar InDoks, thotë se ky shërbim ka fakte se Veselinoviq është lider i grupit kriminal në veri të Kosovës e që ka lidhje të fuqishme me shumë persona nga Serbia dhe bota e jashtme dhe për një periudhë të gjatë kohore ndërmerr aktivitete të tregtisë ilegale me narkotik, kontrabandë me armë, municion shpëlarje të parave.

Si anëtarë të grupit BIA e përshkruan edhe Millan Radojçiqin, për një kohë nënkryetar i partisë parlamentare në Kosovë, Lista Serbe. Radojiçiq është babai i gruas se Zvonko Veselinoviqit, i hetuar një kohë të gjatë në Kosovë dhe i dënuar në Serbi. Pas burgosjes së Veselinoviqit në Serbi, kontrollin në veri të Kosovës e ka marrë Radojiç. Sipas informatave të Insajderit brenda Policisë, ai është njeriu kryesor që kontrollon pakicën serbe në veri të Kosovës, përfshirë subjektin politik Lista Serbe. Insajderi posedon dosje të Njësisë kundër krimit të organizuar të EULEX-it që kanë hetuar Veselinoviqin, përfshirë vjehrrin e tij, Radojiçiq. Mes krimeve të tij siç është kontrabanda e naftës, drogës, e mallrave tjera, Radojiçiq ka kërcënuar dhe rrahur në shumë raste policë të Kosovës.

TAKIMI TJETËR I BEHGJET PACOLLIT NË HAJVALI

 

Burimet e TV Dukagjinit, bëjnë të ditur se zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli është duke zhvilluar takim me Milan Radojiçiq, në rezidencën e tij në Hajvali. Sipas këtyre burimeve, në takim po bisedohet lidhur me mundësinë e gjetjes së zgjidhjes për ta votuar Demarkacionin. Mësohet se më vonë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i janë bashkuar takimit të Milan Radojçiq me Behgjet Pacollin në rezidencën e këtij të fundit në Hajvali. Radojiçiq apostrofohet si njëriu i duhur për t’i bindur deputetët e Listës Serbe, që të ndryshojnë qëndrim lidhur me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Image

Emri i Milan Radojiçiq është përmendur shumë me ngjarje në veri të Mitrovicës, e madje një gjë e tillë është bërë edhe me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanovic. Ndërkaq, sot gjatë ditës, është raportuar se Lista Serbe po kërkon që të adaptohen kushtet e privatizimit të Trepçës dhe Brezovicës, në atë formë që t’u jepej mundësi kontrolli serbëve. Serbët pretendojnë që të fusin nën kontroll të dy këta gjigantë të ekonomisë kosovare. /Telegrafi/. Koha kur Pacolli i kishte bërë “konak” Radojqiqit në jaht

Image

December 8, 2021. Zyra e për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit ka vënë nën shënjestër rrjetet e korrupsionit disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media. Në komunikatë ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontroll të disa bizneseve në disa rajone. Njëri prej të sanksionuarve është edhe Milan Radojqiq. Radojqiq është i njohur për një takim në një jaht me politikanin kosovar Behgjet Pacolli. Një foto që kishte qarkulluar në vitin 2017, shfaqte Radojqiqin dhe Pacollin, si dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. Fotoja ekskluzive ishte shpërndarë së pari nga mediumi serb, KRIK. Atëbotë, Pacolli ishte kryediplomati i Kosovës.

Image

Sipas shkrimeve, fotoja ishte bërë në Budva të Malit të Zi, transmeton express. Në këtë fotografi, derisa Pacolli është i ulur në tavolinë me Radojqiqin, teksa aty janë edhe dy gra të pa identifikuara./frontonline. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".