Ana e pa dukshme e agjendës diplomatike në dialog dhe koalicioni kundër luftës, kërkesat e diplomatëve evropianoamerikan nga liderët e Kosovës dhe Serbisë

Ana e pa dukshme e agjendës diplomatike në dialog dhe koalicioni kundër luftës, kërkesat e diplomatëve evropianoamerikan nga liderët e Kosovës dhe Serbisë
Ana e pa dukshme e agjendës diplomatike në dialog dhe koalicioni kundër luftës, kërkesat e diplomatëve evropianoamerikan nga liderët e Kosovës dhe Serbisë

Agim Bajrami

  • 25 October 2023 - 18:05

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Diplomatët evropian të mbështetur nga amerikanët, në vizitat e fundit zyrtare që zhvilluan në Prishtinë dhe Beograd,ia bënë të qartë vendimmarrjes politike të vendeve,se ne nuk duam konflikt dhe as luftë në Evropë, dhe ju si lider politik mbani përgjegjësin e plotë për ruajtjen dhe mbajtjen e sigurisë dhe paqes ballkanike.

 

Gjatë takimit të zhvilluar me diplomatët ndërkombëtar,u shfaqen qëndrimet e kundërta nga përfaqësuesit e vendeve ndërmjetësuese për normalizimin e marrëdhënieve; Kosovë- Serbi, me qëndrimet zyrtarëve në Prishtinë. Përderisa ,kryeministri i Republikës së Kosovës mban qëndrimin se pas agresionit të 24 shtatorit i agresionit terrorist të grupit serb i sponsorizuara nga strukturat shtetërore e politike të shtetit ortodoks serb,sipas kryeministrit kosovar Kurti tani më kanë ndryshuar rrethanat, dhe prioriteti i kryeministrit Kurti siç e ka bë të ditur para diplomatëve të delegacionit ndërmjetësues është ,siguria e qytetarëve dhe tërësia territoriale dhe vetë shtetit i Kosovës. Ndërmjetësuesi evropian Lajçak,qartëson pozicionin evropian se , 24 shtatori nuk ka ndryshuar asgjë në terren , përveç se e dënojmë aktin kriminal të grupit serb,ndërsa dialogu ,formimi i asociacionit dhe mbajtja e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës me shumicën e qytetarëve të etnisë serbe duhet të jetë prioriteti dhe përgjegjësia e qeverisë Kurti ,dhe mos përmbushja e këtyre obligimeve do të ketë pasoja për vendin në integrimet euroatlantike. Dhe diplomatët e ndërmjetësimit ia kanë lënë kryeministrit Kurti një plan që deri të enjten ka afat të përgjigjet lidhur më të. Edhe në Beograd diplomatët e delegacionit ndërmjetësues kanë kërkuar nga presidenti serb Vuçiq zbatimin e 'marrëveshjeve të akorduara' për normalizimin e marrëdhënieve,si dhe arrestimin dhe ekstradimin e pjesëmarrësve serb në sulmin e 24 shtatorit në Banjë të Kosovës ,komuna e Zveqanit. Siç edhe mund të shihet , secila palë ngulitet në qëndrimet e veta, dhe ka pak gjasa të kalohet në dialog serioz dhe të sinqertë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve fqinje , mbi bazën e fqinjësisë së mirë, dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare publike, lidhur me marrëdhëniet e ndërsjella shtetërore. Përfaqësuesit e BE-së,e kanë parashtruar kushtin e 'përgjigjes nga palët' për zotimin e tyre të veprimit të menjëhershëm dhe të përgjegjësisë që kanë për implementimin e marrëveshjeve të akorduara nga palët. Sipas të gjitha gjasave asnjëra palë nuk e ka në agjendën e vetë planin e zbatimit të marrëveshjeve të normalizuar ndërmjet vendeve ,por secila palë e preferon ngujimin brenda "ZONËS SË TYRE TË KONFIRMIMIT' në zonën e ngrirë të marrëdhënieve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".