As Bashkimi Evropian dhe as Serbia nuk e duan stabilizimin e rajonit

As Bashkimi Evropian dhe as Serbia nuk e duan stabilizimin e rajonit
As Bashkimi Evropian dhe as Serbia nuk e duan stabilizimin e rajonit

Agim Bajrami

  • 29 October 2023 - 08:50

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

 Kosova në vazhdimësi është fajësuar nga Borell e Lajqak ,për siç thonë ata" për eskalim të situatës dhe destruktivitet gjatë dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë -Serbi, edhe atëherë kur Kosova, bënte çmos dhe pranonte marrëveshjet e akorduara nga pala serbe.

 

Kosova kërkonte edhe ti nënshkruante ato ,ndërsa presidente serb Vuçiq, bënte tallje " se po më dhemb dora ti nënshkruaj", ndërsa, nga e gjithë kjo dramë e Vuçiqit serb, BE-ja ndërmori masa ndëshkuese ndaj viktimës, në këtë rast Kosova, që edhe sot e kësaj dite janë në fuqi ,duke e trimëruar Serbinë, kur edhe më 24 shtator edhe e sulmoi Kosovën në Banjë të Kosovës, përmes forcave paramilitare serbe ,që edhe në këtë rast Bashkësia Ndërkombëtare e veçmas, Evropa lëshoj 'deklarata sipërfaqësore' për agresionin e shtetit serb në Banjo, ku u vra në detyrë polici shqiptarë ,dhe zyrtarët evropian përdornin,  slloganin e njohur' ; " e dënojmë dhunën në Banjë të Kosovës, dhe kërkojmë që rasti të hetohet dhe aktorët të dalin para drejtësisë" .. Kjo është deklarata e BE-së ,dhe as që mendohet të ndërmerret ndonjë masa sanksionuese për aktet bëra terroriste të Serbisë kundër institucioneve shtetërore dhe tërësisë territoriale të Kosovës, e lirive dhe të drejtave të qytetarëve të saj. Përsëri , Bashkimit Evropian me deklaratën e dhënë , se për mos arritjen e zbatimit të marrëveshjeve të akorduara nga palët, fajësohet ,viktima dhe kryesi i krimit afirmohet. Edhe këtë të enjte ,kryeministri Kurti në Bruksel, në takimin e mbajtur me përfaqësuesit e BE- së dhe ndërmjetësin e bisedimeve Lajqak, pranoj propozimin e Bashkimit Evropian për versionin e statutit , lidhur me Asociacionit për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës , dhe kërkoj nga zyrtarët evropian ,që edhe marrëveshjet e mëhershme e të akorduara me palën serbe, ti nënshkruan , ndërsa presidenti serb refuzoj përsëri nënshkrimin e tyre, dhe duke u tallur edhe më tej,më deklarimin "se unë jam i gatshëm të nënshkruajë për gjithçka,vetëm për njohjen dhe anëtarësimin e shtetit të Kosovës në OKB kurrë nuk do të bëjë" . Dhe për çka atëherë bisedohet???Dhe zyrtarët e BE dhe ndërmjetësit e bisedimeve ,lëshuan një deklaratë lidhur zhvillimet e bisedimeve ,duke thënë; "takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfundoj pa asnjë marrëveshje,ngase palët shtronin kërkesa ndaj njëri tjetrit ,që asnjëra nuk ishin të gatshëm ti pranoj ". Dhe kështu ,zyrtarët evropian dhe ndërmjetësi Lajqak edhe për konstruktivitetin e palës kosovare, barazohet me palën serbe për mos konstruktivitet dhe qëllim ekspansionist ndaj territorit të Kosovës ,dhe Kosova fajësohet edhe kur Serbia tallet me vullnetin e mirë të bashkëbiseduesit. Dhe kështu , definitivisht, zyrtarët e BE-së, po kërkojnë dhe po e shtyjnë destabilizimin e Kosovës , me mbajtjen e Kosovës të fajësuar,për fajin e Serbisë. Edhe konkluzionet e dala nga samiti i BE i mbajtur në Bruksel ,kërkohet nga Kosova, mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore ,nga të cilat kanë dalë serbët me instruksione dhe presion të Serbisë, dhe formimin e asociacionit,ndërsa Serbia përsëri mbetet engjëlli i Evropës, pasi i shkakton të këqija Kosovës, dhe qytetarëve të saj. Me këtë qasje evropiane , ndaj shtetit të Kosovës dhe Qeverisë së saj, është vetëm inkurajim dhe nxitje e Serbisë për të ndërmarrë akte tjera agresive kundër tërësisë territoriale dhe rendit kushtetues të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".