Regjimi i Aleksander Vuçiqit  drejtë  instalimit  të sistemit fashist  me rehabilitimin e figurave të  historisë së errët, si ato të Drazha Mihajlloviçit, Ratko Mladiqit, Millosheviqit e Radovan Karagjiqit...  

Regjimi i Aleksander Vuçiqit  drejtë  instalimit  të sistemit fashist  me rehabilitimin e figurave të  historisë së errët, si ato të Drazha Mihajlloviçit, Ratko Mladiqit, Millosheviqit e Radovan Karagjiqit...   
Regjimi i Aleksander Vuçiqit  drejtë  instalimit  të sistemit fashist  me rehabilitimin e figurave të  historisë së errët, si ato të Drazha Mihajlloviçit, Ratko Mladiqit, Millosheviqit e Radovan Karagjiqit...   

Radomir Dimiç

  • 31 October 2023 - 21:19

 

Nga : Radomir Dimiç 

Në qendër të Beogradit, ndodhi edhe një tjetër BUM i madh para syve të Evropës. U kthye, “ringjall,  Drazha Mihajloviq nga varri i vdekjes, komandanti i formacioneve famëkeqe çetnike gjatë Luftës së dytë botërore dhe kështu e “pështyu “ në fytyre Titon dhe Luftën e tij Nacionalçlirimtare. Për më tepër, për turpin e gjithë opinionit publik në Serbi, u përurua përmendorja dhe u hap mbuzej që i kushtohen një formacioni kuisling ushtarak, i cili përgjatë luftës kishte kryer krime të tmerrshme. Kështu në Serbinë e sëmurë të Aleksandër Vuçiqit është bërë krejtësisht normale dhe aspak e turpshme që të udhëhiqet një politikë revizioniste në raport me Luftën e Dytë botërore por edhe për periudhën e viteve 90-ta.

Si kryetar i OJQ-së Kosova Multietnike, e cila angazhohet maksimalisht për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, duke ofruar mbështete për dialog dhe fqinjësi të mirë me të gjitha ish Republikat e ish Jugosllavisë,  mendoj se përmendorja e Drazha Mihajloviqit, kriminelit të luftës, është tradhti dhe sjellje shumë e ulët. Si majtist dhe  antifashist, më vjen të vjelli nga ato këngët shoviniste e çetnike të cilat jehonin paturpshëm derisa u zbulua para kamerave  nga të cilat fshiheshin  zyrtarët shtetëror, derisa u zbulua dhe përurua ajo përmendore, e të cilët këtë turp kanë munduar ta parandalojnë. Me të vërtetë e ndjej sikur më ngrihen fokat në maje të kokës kur e paramendoj at thikën-shpatën e çetnikut dhe këngët çetnike, të cilat ata i kanë kënduar sikur ato “do ti vrasim, do ti presim, nëse neve ata nuk na duan". Është e pakuptimtë se si askush nuk reagoj kundër këtij turpi, kurse edhe populli heshti. Megjithatë kjo është një politikë perfide, që  glorifikon  dhe madhështon Sllobodan Millosheviqin,  edhe kriminelin e luftës Radovan Karagjiqin, të cilit i është ngritur përmendore edhe në Moskë, kurse muralet e vizatuara për Ratko Mladiqin  në serbi janë bërë trend dhe autoritetet serbe nuk kanë reaguar. Kjo pra është ajo “bota serbe” dhe ekspansioni i politikës nacionaliste e cila e konsideron veten faktor paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit, por që në të kundërtën, në mënyrë perfide, nën maskën e demokracisë si mbulesë, mundohet të paraqitet se kinse politika formale zyrtare e qeverisë nuk ka asgjë të përbashkët me këto zhvillime. Ndoshta kjo edhe do të mundë të kalonte disi sikur mos të shiheshin nëpër këto zhvillime disa nga zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste, të cilët  nderonin dhe bënin homazhe para përmendores të komandantit të vdekur te çetnikëve. Do të thotë, dikush që është partner i koalicionit Qeverisës me Aleksandër Vuçiqin, që paraardhësit e tyre ishin majtistë dhe  partizan, tani i përulen dhe bëjnë homazhe para dikujt, ushtria e të cilit kishte prerë, kishte vrarë dhe masakruar qytetar të pa fajshëm serb dhe të përkatësive të tjera jo serbe.

Mirëpo në këtë Serbi po shihet se gjithçka mundë të kalon. Pra edhe kjo që socialistët të jenë nacionalistë të përbetuar, të jenë shovinistë dhe putinistë. Tani edhe  ngritja  është  paralele me manifestimet për kriminelët e luftës të viteve 90-ta, gjë që nuk po befason në Serbi, sepse Serbia po udhëhiqet nga të njëjtit njerëz të cilët janë pjesëmarrës në politikën luftarake dhe të bërjes së krimeve të luftës  në vitet 90-ta, në shekullin 20, si pjesë e regjimit të Millosheviqit.  Me një indoktrinim të tillë masiv dhe manipulim të qytetarëve të Serbisë, mendoj se është manipuluar, deformuar edhe trupi elektoral, kryesisht ai në Veri të Kosovës, i cili për regjimin aktual autokrat dhe popullit, do të votonte deri në masën 100%. Dhe këtu shtrohet pyetja se çfarë përfitimi do të kishin më pastaj disa gjenerata të ardhshme, kur çetnikët barazohen me antifashistët.  Shtrohet edhe pyetja tjetër se  çka do të ndodhë nëse  serbëve të  Kosovës, nëpërmes Asociacionit të Komunave në mënyrë konsiptarive dhe mashtruese ju përcillet marrëveshja për normalizim duke ju premtuar se  do ta kenë një lloj të etnitetit te Republikës Srpska. Dhe kjo gënjeshtër do të ishte në interes nacional, pikërisht sikurse dhe  refuzimi nga ana e Aleksandër Vuçiqit për ta nënshkruar në Bruksel marrëveshjen për normalizim në mes të Kosovës dhe Serbisë, për dallim nga Albin Kurti i cili ka treguar më shumë sens demokratik dhe qasje  konstruktive në cilësinë e negociatorit me kapacitete të larta. Tani  le ta shtrojmë pyetjen, se  janë hapat e tillë, hapa të përshpejtimit të një krijimit të një shteti dhe shoqërie fashiste në Serbi, dhe se çka e pret në të ardhmen një shoqëri  dhe një shtet të tillë?. Personalisht mendoj se  nëse populli serb përsëri e voton Aleksandër Viçiqin për president, që ai ta udhëheq shtetin, do të ketë një të ardhme të pa qartë dhe të pa perspektivë. Po ashtu shtrohet edhe dilema e madhe se çka do ta pret rajonin nga një Serbi e tillë e sëmurë ndaj të cilës po vijnë  edhe disa paralajmërime  gjykuese për mënyrën e veprimit dhe të bërjes politikë. Një gjë është e sigurt se ngjarjet e kohëve të fundit dhe zhvillimet janë një porosi e keqe për të gjithë fqinjët, duke treguar se Serbia nuk është një shtet miqësor dhe akoma nuk është shëruar nga nacionalizmi dhe as nga pretendimet territoriale ndaj shteteve në fqinjësi. Ky  është një paralajmërim sipas të cilit dëshmohet se  Serbia nuk ka hequr dot nga "'bota serbe”, dhe se shteti serb pë ynë në një reprizë tjetër të indoktrinimit me idenë e Serbisë së Madhe, e cila ide e ka zanafillën nga memorandumi i SANU-së në kohën e Sllobodan Millosheviqit, dhe po vazhdon tani  me  regjimin e Aleksandër Vuçiqit. Po përsëritet e njëjta matricë: Populli -'viktima, reagimi i tij organik,e drejtë për hakmarrje, një territor unik etj. Dhe çka ti thuhet krejt kësaj, Evropa i ka ngre duart lartë nga Serbia, dhe nuk mundë të pres që të  futet në të, aq me tepër derisa është një shtet në armiqësi dhe ngatërresa me fqinjët e vetë, me një konflikt të ngrirë me Kosovën, dhe popullin e ndarë i cili po shkatërrohet. Me një president të tillë vetëm mundë të themi lamtumirë mendësi e sëmurë.   

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".