Pa dënimin e krye-kriminelëve serb: Vuçiq-Daçiq dhe Vulin, nuk realizohet drejtësia për krimet gjatë luftës

Pa dënimin e krye-kriminelëve serb: Vuçiq-Daçiq dhe Vulin, nuk realizohet drejtësia për krimet gjatë luftës
Pa dënimin e krye-kriminelëve serb: Vuçiq-Daçiq dhe Vulin, nuk realizohet drejtësia për krimet gjatë luftës

Muhamet Kelmendi

  • 27 October 2023 - 07:56

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Çështja e ndjekjes së kriminelëve serb për krimet e luftës në Kosovë dhe të gjenocidit të bërë mbi popullsinë civile shqiptare ka ngelur prapa dhe organet kompetente nuk kanë arritur të kryejnë detyrën ligjore dhe kushtetuese. Shkaqe ka të ndryshme! Por, duhet thënë se në këtë anë, nuk ka vullnet nga organet e ndjekjes së krimit, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit pse nuk kemi të kapur dhe të dënuar nga kriminelët serb.

-Faktori ndërkombëtar nuk bëri presion të duhur që Beogradi të kapi dhe ti vë para gjyqësisë kriminelët. Ndërsa, brenda vendit, u tha se ka shumë pengesa juridiko-kushtetuese, të cilat e kanë penguar Prokurorinë Speciale dhe organet gjyqësore ta kryejnë detyrën ligjore për krimet e luftës. Tash këto pengesa janë mënjanuar. Mirëpo, mbeten kryesisht pengesat nga BE, UNMIK dhe EULEX. Këtu zaten ishte kryesisht pengesa. Me gjithë pengesat e tilla, duket se ka edhe pengesa tjera, si të profesionalizmit dhe përgatitjet adekuate të kuadrit për të luftuar krimet e luftës dhe kryerësit e gjenocidit në Kosovë ndaj popullit shqiptar. E kjo prapë nuk është arsye! Pushteti ka pasur mundësi t'iu ndihmoj këtyre organeve në përgatitjen e tyre konkrete për luftë kundër këtij krimi gjenocidial. Kapja e disa kriminelëve serb të akuzuar për krime lufte dhe mos kapja e të tjerëve nuk është neglizhencë e organeve të Kosovës.

Organet e Kosovës kanë përgjegjësi nëse kriminelët kanë jetuar dhe jetojnë legalisht në Kosovë dhe organet e kanë ditur dhe nuk e kanë kapur. Nuk besoj se është kështu!!?? Kemi të bëjmë me mijëra kriminel serb të luftës. Ata të gjithë jetojnë në Serbi dhe mbrohen nga organet e shtetit serb. Edhe terroristët tjerë që vranë polic të EULEX, 2 rumun, polic shqiptar dhe që plagosen mbi 30 ushtarë të KFOR-it, si dhe bënë terror më 24. 09.24 në Banjskë, jetojnë dhe mbrohen nga shteti kriminal serb. Është pikërisht treshja e madhe e shtetit serb: Vuçiq-Daçiq dhe Vulin, që janë kriminelët më të mëdhenj të luftës dhe të paqes në Kosovë. Nën udhëheqjen e tyre u masakruan fëmijë, gra dhe burra. Bënë sulmet terroriste ndaj organeve të shtetit. Edhe tash po veprojnë njëjtë.

Pa kapjen e tyre nuk arrihet të ndahen nga ato të kriminelit Millosheviç e të kriminelëve tjerë serb. Është vetë shteti serb kriminel dhe i njëjtë me shtetin e Millosheviçit. Nuk kanë mundësi qeveritarët në Beograd se edhe aktualisht sot të njëjtin krim dhe gjenocid do ta bënte shteti serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Asgjë nuk ka ndryshuar. Kriminelët e Millosheviqit, Vuçiq e Daçiq, e udhëheqin shtetin. Nga këta nuk pritet gjë pozitive. Ndërsa, organet e Kosovës duhet të angazhohen maksimalisht në gjetjen e kriminelëve dhe në kapjen e dënimin e tyre nga gjykata. Organet duhet të ndihmohen me kuadro të përgatitur e profesional dhe me mjete të ndryshme. Është detyrë e tërë shtetit kapja e kriminelëve të luftës dhe të paqes si dhe dënimi i tyre. Kështu luftohen kriminelët e gjenocidit serb në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".