Politika ekstreme nacionaliste e Vuçiqit dhe grupit të tij, do të dështon turpshëm sikurse ajo e Millosheviqit

Politika ekstreme nacionaliste e Vuçiqit dhe grupit të tij, do të dështon turpshëm sikurse ajo e Millosheviqit
Politika ekstreme nacionaliste e Vuçiqit dhe grupit të tij, do të dështon turpshëm sikurse ajo e Millosheviqit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 04 November 2023 - 09:23

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj - Zhuriani

Mendoj se përkëdheljet e Bashkimit Evropian për joshjen e Serbisë për ta futur nën kulmin e tyre, dhe heqjen dorë nga Serbia e Madhe, nuk janë asgjë tjetër pos politike e tyre. Serbia hegjemoniste gjithmonë e ka ëndërr Serbin e Madhe që të mos të kthehem prapa në historinë e tyre që nga Gojko Popoviqi, Milan Komneniqi, Vasa Cubriloviqi, Jovan Cvijiqi dhe programi i tyre famëkeq në Akadaminë e tyre në "Francuska nr 7". Serbia e Madhe njëherë e përgjithmonë ka vdekur edhe pse trumbetojnë zagarët e tyre sllavo-ortodoks, këta nuk kanë për të ndalur kurrë, por qëllimin nuk do ja arrijnë sepse kanë ikur ato kohëra. Tani në këtë pjesë të Ballkanit , Evropës e drejton timonin dikush tjetër, që quhet Amerikë, NATO. Dhe, ata janë të vetëdijshëm për këtë punë pra nuk i ka mbetur asgjë tjetër pos të bëjnë ndonjë hata sa për të mashtruar popullin e vet.

-Të gjithë ata që mendojnë se Aleksandër Vuçiqi do e pranon njohjen e Pavarësisë së Kosovës edhe kjo nuk do të ndodhe kurrë dhe po e përsëris se nga ky këlyshi i Slobodan Milosheviqit nuk do të ndodhur kurrë. Ky langua i Slobodan Millosheviqit e di mirë se po e pranoi do vritet nga populli i vetë si Zoran Gjingji. Por, ky langua në fund do të tërhiqet dhe do thotë se unë nuk shkoj kundër dëshirës se popullit tim dhe do ik, për të munduar se t´ia lë kopilin në derë dikujt tjetër, duke rrahur gjoks se kjo nuk ndodhi sa isha unë kryetar.

Merreni me mend lehjet e Milorad Dodikut se Serbia E madhe si do bëhet sipas tij me Malin e Zi, Kosovën, një pjesë të Kroacisë, Bosnjës, në fakt këto janë vetëm lehjet e tij, përndryshe prapa bishtit të tij janë Rusia e Putinit dhe këlyshit të Sllobodan Millosheviqit, Aleksandër Vuçiqit. Dhe, se ka për të ndodhur kjo, mirëpo, mendoj unë se Amerika do e copëtoj edhe këtë Serbi brenda përbrenda dhe këtë frikë e ka Rusia e Serbia fashiste, ndaj këta kanë filluar për të hedhur shqelma.

Sa jam duke ndjekur unë, më duket se as Bashkimi Evropian nuk i morri aq seriozisht lehjet e Millorad Dodikut, më qartë të themi lehjet e Rusisë e Serbisë fashiste, dhe mu për këtë ata nuk reaguan aq fuqishëm si reagoi kryetari i Malit të Zi. dhe, ky kryetar doli hapur dhe distancohet nga Milorad Dodiku, kupto nga ëndrrat e Rusisë dhe Serbisë, bile shkoj aq larg që shpreson edhe Bosnja e Hercegovina janë nisur drejt Bashkimit Evropian se rrugë dhe zgjidhje tjetër nuk ka. Ky e mendon mirë zhvillimin e shpejt të reformave dhe përmes kësaj anëtarësimi në Bashkimin Evropian ky është drejtimi dhe qëllimi i tij dhe jo nga Rusia cariste. Kohëve të fundit edhe opozita dhe rinia serbe kanë filluar me të madhe që të mos i besojnë Rusisë dhe Putinit që e drejton edhe politikën serbe, dhe këlyshi i Millosheviqit Aleksandër Vuçiqi i zbaton me përpikëri, prandaj ky luan me Bashkimin Evropian, tjetër gjë fol dhe tjetër gjë vepron dhe atë në drejtim të Serbisë së Madhe dhe Rusisë, për të cilët nuk do arrihet kurrë nuk them se nuk do na bej telashe por kush e mendon me një njeri normal që bashkë me Malin e Zi, Bosnjën dhe Kosovën do e bëjnë Serbin e madhe sipas kriminelit Milorad Dodik.

E vetmja rrugë dhe zgjidhje është ajo që tha zonja Ursula Von der Leyen, kryetarja e komisionit Evropian: që të gjitha këto vende të rajonit të bëhen pjesë integrale e Bashkimit Evropian dhe rrugë dhe zgjedhje tjetër nuk ka dhe secili njeri lë të gjykoj vetë se çfarë dallimi është ajo nga Bashkimi Evropian apo hegjemonizmi fashist sllavo-ortodoks për luftë dhe se kinse me luftë do bëjnë me Rusinë sipas tyre Serbinë e Madhe. Këto nuk janë asgjë tjetër për çmenduri e llojit të tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".