Largimi i detyrueshëm i Vulinit, goditja e parë paralajmëruese amerikane për sanksione të ashpra kundër politikës mashtruese të Vuçiqit

Largimi i detyrueshëm i Vulinit, goditja e parë paralajmëruese amerikane për sanksione të ashpra kundër politikës mashtruese të Vuçiqit
Largimi i detyrueshëm i Vulinit, goditja e parë paralajmëruese amerikane për sanksione të ashpra kundër politikës mashtruese të Vuçiqit

Gani Qarri

  • 05 November 2023 - 07:28

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Dorëheqja e vonuar e shefit të BIA-s serbe, Aleksandër Vulin, e imponuar nga presioni i SHBA-ve, duket se është edhe një tregues më tepër, se domosdoshmërisht, e madje edhe pa dashjen e shtetit serb, ku përfundimisht Serbia do të detyrohet ti nënshtrohet politikës properëndimore të BE-së dhe SHBA-ve, e të shkëputet nga lidhjet “vëllazërore” me Rusinë dhe bartjen e interesave ruse në rajon, me qëllimin për të penguar procesin e integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, që është politik strategjike e perëndimit.

 

 

 

Kështu që, papritmas Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandër Vulin ka njoftuar se po dorëzon dorëheqje të parevokueshme nga ajo pozitë, edhe pse këtë dorëheqje vetë Presidenti Serbë ka kohë që e kishte kundërshtuar, pavarësisht presionit dhe mesazheve të qarta të cilat i ishin dërguar vazhdimisht atij, nga ana e SHBA-ve, pas futjes së Vulinit në listën e zezë të SHBA-ve. Madje vet Vulin në një deklaratë me shkrim tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian “po kërkojnë kokën e tij si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë”, gjë që nuk do ta lejoj të jem shkak i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe.... Ndaj po paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”,ka deklaruar Vulin, me arsyetimin se kinse: “Presidenti Aleksandër Vuçiq dhe Serbia po përballen me kërcënime dhe shantazhe që mund të krahasohen me ultimatumin austro-hungarez të vitit 1914. Na kërkohet të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të vendosim sanksione ndaj Federatës Ruse. Por edhe pse i dorëhequr, Vulin betohet se nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij pro rus e antiamerikan, duke vazhduar të deklarohet me shumë arrogancë kundër SHBA-ve, për shkak të futjes së tij në listë të zezë, dhe kushtëzimit të Serbisë me sanksione, për shkakun e tij. Ai tha se refuzon të heq dorë nga politika e neutralitetit ushtarak dhe vëllazërisë me Rusinë e Kinën, e të bëhet pjesë e "histerisë" anti-ruse dhe se do të vazhdojë të punojë për krijimin e botës serbe. Sidoqoftë, akti i dorëheqjes së detyruar të Vulinit nga presioni perëndimor,më në fund, dëshmon se ndikimi amerikano evropian po e bënë të vetën, dhe se me kalimin e kohës, pa shumë vonesë, Serbia do të detyrohet të bashkëpunojë me SHBA-të dhe BE-në, ose do të izolohet dhe të mbetet njollë e zezë e rajonit të Ballkanit, e izoluar, shkaku i mashtrimeve të politikës ruse në të cilën aq shumë deri më tani, është mbështetur jo vetëm Vulini por edhe Vuçiqi dhe Serbia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".