Lista Srpska nuk duhet të amnistohet, të nxirret para ligjit për sjelljet antishtetërore dhe penalizohet

Lista Srpska nuk duhet të amnistohet, të nxirret para ligjit për sjelljet antishtetërore dhe penalizohet
Lista Srpska nuk duhet të amnistohet, të nxirret para ligjit për sjelljet antishtetërore dhe penalizohet

Arsim Aziri

  • 06 November 2023 - 17:07

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Shteti ynë është sulmuar hapur në formë agresioni prej aparatit zyrtar të Beogradit, i cili e ka shfrytëzuar për këtë sulm orkestrimin e një subjekti politik të cilin vetë e ka krijuar për interesat e veta subversive, e që është Lista Srpska. Ky tashmë është konstatim dhe një lloj argumenti i fuqishëm që duhet të shërben për të qenë edhe bazë e mirë e arsyetimit ligjor e kushtetues, për sanksionim dhe shfuqizim të Listës Serbe si parti fashiste, e cila përveç ndalimit së vepruari nga institucionet e shtetit të Kosovës, duhet ta merr edhe ndëshkimin meritor nga Bashkimi Evropianë në të njëjtën masë që do të duhet ti shqiptohet edhe Serbisë, si projektuese dhe zbatuese e sulmit terroristë ndaj Kosovës.

 

Dihet mirëfilli që edhe më parë kah pjesa veriore e Kosovës, kishte vazhdimisht sjellje ekstremiste të forcave të organizuara para politike dhe të sigurisë ilegale, që merreshin me veprimtari kriminale, por ajo gjendje s'kishte aktualizim dhe trajtim ligjor e të normës së përcaktuar kushtetushmërisht. Është një proces krejtësisht i ri i zbatimit të ligjit, me vendosmëri që duhet të përkrahet Qeveria Kurti dhe institucionet e zbatimit të ligjit, sepse me guxim për veprim, po bëhen punët e duhura sipas ligjit dhe kushtetutës, ama kjo strategji veprimi ja del në krye vetëm kur nuk mungon niveli i vetë njohjes si mision i qenies njerëzore dhe përgjegjësisë morale e institucionale. Shteti gjithmonë duhet të vepron baras për të gjithë territorin dhe për të gjithë qytetarët. Pra në një shtet demokratik askush nuk guxon të jetë mbi ligjin. Prandaj edhe tash po shihet domosdoshmëri e veprimit me guxim për të analizuar dhe konstatuar veprimin politik e programor të secilit subjekt politik, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e shtetit. Në këtë rrafsh është koha e fundit të vepron ligji kundër partive politike që shkelin kushtetutën dhe sovranitetin e shtetit. Lista Srpska po shihet ashiqare që ka nevojë të trajtohet dhe të verifikohet, e nëse ka nevojë edhe të sanksionohet, sepse ka mjaft argumente të cilat e penalizojnë veprimtarinë e saj publike e politike. Struktura e kaluar drejtuese e këtij subjekti politik ka dëshmuar katërçipërisht se ishte 100% e manipuluar nga politika e Beogradit dhe ashtu ka vepruar. Mirëpo institucionet e shtetit të Kosovës gabimisht një sjellje të tillë e kanë toleruar. Kjo praktikë nuk duhet vazhduar tutje. Detyrimi i këtij subjekti politik që ta pranon shtetin e Kosovës, ligjet dhe kushtetutën, është kushti i vetëm të cilit duhet ti nënshtrohet nëse edhe më tutje vazhdon të jetë pjesë e politikë bërjes në Kosovë, dhe të përfaqëson interesin e qytetarëve serb në institucionet e shtetit të Kosovës. Mirëpo sjelljet e lidershipit të ri kë këtij subjekti politik nuk janë premtuese. Gjithsesi edhe pas zgjedhjeve të reja në parti, përsëri timonierët e Listës janë zotuar dhe betuar se gjithçka që do të ndërmarrin në vazhdim, çka do të punojnë dhe veprojnë, do të koordinohen vetëm me Beogradin. Pas këtyre zhvillimeve, obligohen përfundimisht institucionet e shtetit të Kosovës, duke filluar nga KQZ-ja por edhe Kuvendi, që bazuar në ligjin për partitë politike të kujdesen dhe të mos lejojnë veprimtarinë e asnjë partie politike e cila bëhet mjet i ndonjë shteti tjetër, sikur në këtë rast Lista Srpska, që i promovon dhe zbaton politikat dhe urdhrat e shtetit tjetër në Kosovë, pra të Serbisë, madje edhe me veprime të dhunshme, që ti ndalohet veprimi dhe të çregjistrohet ky subjekt politik sepse për veprimtarin e këtij subjekti politik, deri te organizimet e dhunshme kundër shtetit, dhe vasaliteti ndaj Beogradit, ka argumente të mjaftueshme që e penalizojnë atë dhe duhet të ndalohet, çregjistrohet. Edhe pse u ndërruan disa emra nuk po ndërron politika, sepse edhe emrat e rinj janë zotuar se do të veprojnë në Kosovë sipas koordinimit me Beogradin, prandaj duhet të ju bëhet me dije që nuk ka mundësi veprimi politik në Kosovë, duke shkelur e mos njohur ligjet dhe kushtetutën e shtetit, por duke i shërbyer dhe marr instruksione nga shteti tjetër, pra Serbia. Kjo rregull dihet që është obligative jo vetëm për listën serbe por për të gjitha subjektet politike. Ky subjekt politik lista Serbe, që nga fillimi, aplikimi për regjistrim në KQZ, nuk e ka njohur shtetin e Kosovës por vetëm ka ndjekur disa procedura administrative, prandaj është në përgjegjësi të KQZ-s dhe Kuvendit të Kosovës që të merren me rishqyrtimin e bazës ligjore të regjistrimit dhe certifikimit të këtij subjekti politik, duke marr vendim për çregjistrim, kurse zyrtarët e KQZ-s të cilët e kanë regjistruar por edhe certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, të hetohen dhe ndiqen penalisht, nëse konstatohet se kanë pranuar ta regjistrojnë në mënyrë të kundërligjshme dhe kundër kushtetuese, apo eventualisht kanë falsifikuar dokumentacionin me qëllimin e vetëm për ti dhënë mundësinë këtij subjekti politik që tash po punon kundër shtetit të Kosovës, që të regjistrohet, certifikohet dhe të imponohet e involvohet në jetën politike e publike të shtetit të Kosovës, sipas direktivave të Beogradit, për ti dhunuar institucionet, sabotuar madje edhe me forcë paramilitare e kriminale duke kërcënuar, sikur që u pa edhe në aksionin terrorist të 24 shtatorit, që është kulmi i një veprimtarie antishtetërore brenda shtetit të Kosovës, të realizuar sipas mentorëve dhe komanduesve të qendër së tyre ne Beograd. Krahas çregjistrimit duhet të merret edhe Prokuroria e Kosovës për hetim dhe ndjekje penale për gjithë veprimtarinë kriminale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".