Sfidat janë reale, Kosova ka ende punë shumë për të ndërtuar shtet demokratiko-liberal

Sfidat janë reale, Kosova ka ende punë shumë për të ndërtuar shtet demokratiko-liberal
Sfidat janë reale, Kosova ka ende punë shumë për të ndërtuar shtet demokratiko-liberal

Muhamet Kelmendi

  • 09 November 2023 - 07:59

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Ideologjia shoveno - imperialiste serbe nuk i lejon sukseset. Me pikësynimet agresive dhe me mjetet terroriste nuk mundet Kosova të pajtohet. Në Beograd është shkaku. Këtu nuk ka Kosova përgjegjësi. Natyrisht se Kosova kërkohet të angazhohet për suksese më domethënëse në fushën e rendit, të pluralizmit, të drejtave dhe të demokracisë. Me një angazhim të shumëfishtë nuk mungojnë sukseset.

-Qëndrimet e BE-së ndaj Kosovës në shumë fusha janë reale. Por, ka fusha ku nuk përkojnë në realitetin objektiv. Në këtë anë, duhet ndarë ky raporti, në dy pjesë: 1. Ana që i kushtohet çështjeve të brendshme të Republikës dhe 2. Raportet e Kosovës me shtetin serb. 1. Lidhur me çështjet e brendshme është fakt se pak ka progres Kosova në këtë vite kundruall vitit të kaluar. Shumë çështje kanë stagnuar. - Nuk kemi punësim të pritshëm dhe as përmirësim të kushteve të punës dhe të pagesave, sikundër që ka edhe kufizime të drejtave në punë. - Nuk kemi lëvizje pozitive në fushën e ndarjes së të drejtës, përkatësisht në sistemin gjyqësor dhe në atë prokurorial. - Kosova nuk ka arritur të bëjë hapa të rëndësishëm përpara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dukurive negative. - Nuk po realizohen të drejtat e masave sa duhet. - Kemi ende burokraci tejet të zmadhuar dhe jo efikase. - Mos funksionimin e Kuvendit e sheh raporti si dukuri jo të mirë në ndërtimin e sistemit të suksesshëm plural dhe demokratik. - Kërkohet të largohen punësimet partiake, lokale dhe familjare.

Natyrisht se ka edhe fusha tjera që kritikohen organet e Kosovës dhe i tërë shteti. 2. Në raport i kushtohet rëndësi edhe çështjes së dialogut. Raporti shpreh idenë dhe kritikon të dy palët, pa bërë dallim. Vetëm ndaj Kosovës kemi masa. Këtu është njëanshmëria e raportit. Nuk është fajtor Kosova për mos arritjen e sukseseve përfundimtare me shtetin serb. Ideologjia e deklaruar nga Vuçiq është: " Serbia nuk do të pranon kurrë shtetin e Kosovës. 2. Kurrë Serbia nuk do të lejon të bëhet Kosova anëtare e OKB-së dhe 3. Serbia nuk e pranon tërësinë dhe integritetin territorial të Kosovës". Këto dihen në Bruksel. Pra, është Serbia shkaktare e mos arritjes së sukseseve përfundimtare me Kosovën. Ideologjia shoveno - imperialiste serbe nuk i lejon sukseset. Me pikësynimet agresive dhe me mjetet terroriste nuk mundet Kosova të pajtohet. Në Beograd është shkaku. Këtu nuk ka Kosova përgjegjësi. Natyrisht se Kosova kërkohet të angazhohet për suksese më domethënëse në fushën e rendit, të pluralizmit, të drejtave dhe të demokracisë. Me një angazhim të shumëfishtë nuk mungojnë sukseset.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".