Pronto Mafia është duke e penguar zbulimin e vrasësve të Deharit, ftohet në intervistim Haxhiu me skenar shantazhi nga krimi i organizuar

Pronto Mafia është duke e penguar zbulimin e vrasësve të Deharit, ftohet në intervistim Haxhiu me skenar shantazhi nga krimi i organizuar
Pronto Mafia është duke e penguar zbulimin e vrasësve të Deharit, ftohet në intervistim Haxhiu me skenar shantazhi nga krimi i organizuar

Naim Miftari

  • 11 November 2023 - 09:05

Shkruan: ANALISTI - Naim MIftari

Tani më bëhet pyetja pse këta prokuror kurrë nuk patën guxim ta marrin në pyetje Hashim Thaçin, Kadri Veselin që para shumë vitesh deklaruan se Astrit Dehari është vrarë! Vrasja e Astrit Deharit është bërë nga shteti, nga gjyqësia e prokuroria politike e PDK-LDK-së, nga hetuesit e njësisë anti-terror, e drejtorit të burgut, gardianëve dhe drejtorit të policisë në Prizren.

-Thirrja e Ministres të Drejtësisë Albulena Haxhiut në prokurori rreth rastit të vrasjes të Astrit Deharit është thirrje e etiketimit politik, është hakmarrje e prokurorisë ndaj ministres së drejtësisë pasi kjo po kërkon me ngulm Vetingun në drejtësinë e Kosovës ku nuk është fare sekrete se prokuroria, gjyqësia e policia janë të kapura fort nga Pronto Mafia e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Edhe mos dekretimi i kryeprokurorit politik të PDK- LDK Blerim Isufajt është arsye pse prokuroria kërkon hakmarrje kinse për arsye ligjore. Tani më bëhet pyetja pse këta prokuror kurrë nuk patën guxim ta marrin në pyetje Hashim Thaçin, Kadri Veselin që para shumë vitesh deklaruan se Astrit Dehari është vrarë! Vrasja e Astrit Deharit është bërë nga shteti, nga gjyqësia e prokuroria politike e PDK-LDK-së, nga hetuesit e njësisë anti-terror, e drejtorit të burgut, gardianëve dhe drejtorit të policisë në Prizren.

Vrasjen e kanë kryer të burgosurit e dhomës njëri edhe vrasës i policit vrasës me pagesë që ishin nxitë nga zyrtarët e shtetit për dhunë kundër Astrit Deharit pasi ,Thaçi ,Veseli e Mustafa, pushteti pra tentonte me çdo çmim fajësimi i LVV-së edhe për organizatën Syri i Popullit dhe për sulmet e inskenuara nga pushteti kundër ndërtesave qeveritare! LVV i pengonte ish partitë e pushtetit që ta vjedhin akoma në komoditet Kosovën që e kishin shndërruar nga pas lufta pos me qen shteti i jonë parcelë private, toka e babës së Thaçit, Mustafës, Haradinajt! Thirrja tinëzare me plot hakmarrje e inat ndaj ministres në kinse intervistë nga prokurorët politik të PDK-LDK –së ngjanë sikurse ftesat për biseda informative që na i bënin dikur policia serbe e UDB-ja Serbe por në këtë rast vetëm dhuna nuk po përdoret.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".