Amerika dhe bota perëndimore që e ndëshkuan kriminelin Millosheviq, të njëjtin veprim duhet ta bëjnë edhe me Vuçiqin

Amerika dhe bota perëndimore që e ndëshkuan kriminelin Millosheviq, të njëjtin veprim duhet ta bëjnë edhe me Vuçiqin
Amerika dhe bota perëndimore që e ndëshkuan kriminelin Millosheviq, të njëjtin veprim duhet ta bëjnë edhe me Vuçiqin

Skender Mulliqi

  • 13 November 2023 - 07:47

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Nëse Amerika dhe bota perëndimore nuk e lejuan Millosheviqin më luftë të formojë Serbinë e Madhe, nuk ishte dashur t’ia lejojnë këtë gjë as pasardhësit të tij, Aleksandër Vuçiq. Edhe Vuçiq po e ndjek rrugën e Millosheviqit që më luftë të ndanë veriun e Mitrovicës nga jugu dhe më gjerë. Hapat në këtë drejtim Vuçiq i ka marr në Mal të Zi , në Bosnje e në Kosovë. Në Mal të Zi përmes partisë në pushtet dikur të Momir Bullatoviqit, dhe Milorad Dodikut në Bosnje, ku po shkohet haptazi për Serbi të Madhe. Kjo gjë sigurisht së bie ndesh më interesat e BE-së, pos qarqeve të caktuara pro ruse dhe pro serbe. Por, sikur kjo po gjen përkrahje nga dikush?!

- Serbia është pro ruse fund e krye , e cila po thuaj asgjë nuk po e “ dëgjon” Perëndimin, edhe kur bëhet fjalë për vënie të sanksioneve Rusisë pas invazionit ushtarak në Ukrainë, të diktatorit Putin dhe as lidhur me temën e dialogut Kosove-Serbi, ku Vuçiqi nuk po i përfillë marrëveshjet dhe as nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës, që i është kërkuar nga takimi i fundit me pesëshen evropiane ne Bruksel. Kjo qasje e Serbisë nuk ishte dashur të gjejë me përkrahje të BE-ja .Kjo strukture evropiane sikur po harron së luftërat e karakterit lokal po zhvillohen në tokën e saj. Në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar patëm luftën në ish-Jugosllavi, dhe tash kemi luftën në Ukrainë.

Po krijohet përshtypja së po të mos ishte Amerika, BE-ja moti do të kishte humbur ndikimin e saj sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pos invazionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë , kemi invazion politik të Rusisë përmes Serbisë, në rajonin e Ballkanit. Bota demokratike nuk ishte dashur të lejon një serbomadh si Millorad Dodik, të jetë figura politike kryesore serbe në Bosnje. Ai madje po merr guximin që hapur të kërkon Serbinë e Madhe. BE-ja sikur po e heshtë këtë fakt dhe faktin që Dodik edhe pse është në listën e zezë të DASH, pa reshtur po kërkon shkëputjen e Republika Srpska nga BH-ja.

Aleatë më të mirë të BE-së dhe Amerikës në rajon, sigurisht që janë shqiptarët. Dhe , shumë logjike do të ishte që bota perëndimore aleatët e tyre ti mbron më gjithë forcën. Këtë gjë nuk janë duke e bërë sa duhet mirë , të cilat sikur po pajtohen që Asociacioni më kompetenca ekzekutive të implementohet, kur dihet së në një të ardhme jo të largët është ndarje e Kosovës mbi baza etnike, që asgjëson multi etnicitetin. Pushteti terrorist i Vuçiqit dhe kreu i Listës Serbe janë sponsorët kërcënimeve me luftë ndaj Kosovës, dhe të aktit terrorist në Banjskë.

Megjithatë unë besojë që NATO, ku rolin kryesor e ka Amerika, nuk do të lejon të formohet një asociacion që prek sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si që nuk do të lejon qe lufta nga Ukraina të kalon në Ballkan nga Putin , Vuçiq dhe Dodik. Tashmë u bën shumë vite që Rusia e ka humbur ndikimin e saj të ish bllokut të Lindjes për të cilën gjë edhe po e bënë luftën Putin. Ky ndikim i humbur nuk ishte dashur tu lejohet të kthehet në Ballkan përmes Vuçiqit. BE-ja duhet të ndërron qasjen e deritashme politike që doli të jetë e gabuar , në mënyrë që të ndalë realizmin e ideve fashiste të “botës ruse” dhe të “botës serbe", te cilat ide paraqesin rrezik permanent për paqen në botë”?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".