Bizmarku do ta njihte presidenten Vjosa, por Gjergj Dedaj, JO!
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkruan: Mehdi Hyseni
-Merreni me mend, Presidenten Vjosa Osmani e njeh një superfuqi botërore, SHBA-ja, kurse Gjergj Dedaj nuk e njeh, por e quan " e ashtuquajtur"!?
Sepse e pengon ndonjë paragjykim nga i cili vuan ai.Mirëpo, për ta flakur atë paragjykim primitiv, që nuk ka lidhje as me politikë dhe as me diploamci (por me gjasë ka gjenezën e moçme të thashethemeve përçaj e sundo, të trashëguar nga armiqtë, që me qindra vjet kanë shekelur dhe shkretuar tokat shqiptare), Gjergj Dedaj (ish-ambasador në Shkup), do të duhej të kishte lexuar të paktën “bukvicën” e ish-kancelarit gjerman Otto Von Bismarck (“1871-1879”) mbi diplomacinë e marrënënieve të Fuqive të Mëdha Evropiane me Perandorinë Osmane në shekullin XIX. Mirëfilli , nuk do ta kishte paragjykuar presidenten aktuale të Kosovës, se gjoja në bashkëpunim dhe me sugjerimin e ambasadës turke në Shkup e ka shkarkuar nga pozita e ambasadorit.
Para trupit gjykues të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës në Kosovë, Gjergj Dedaj në rolin e dëshmitarit në atë proces, ka deklaruar se nuk e njeh presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ja deklarata e tij skandaloze, fjalë për fjalë nga youtube : “ Masmrami kam qenë ambasador i Republikës së Kosovës në Shkup. Jam larguar dhunshëm, brutalisht dhe politikisht nga e ASHTUQUAJTURA PRESIDENTE OSMANI PËR QËLLIME POLITIKE, SEPSE NË VEND TIMIN E KA DËRGUAR BURRIN E SAJ, si dhe së bashku me Ambasadën Turke në Shkup më kanë larguar nga pozita e ambasadorit.” (Shih: https://www.youtube.com/watch?v=rbLDpvgW1R0).
Kjo ka ndodhur, sepse në rastin konkret ka dështuar politika e seleksionimit negativ të kuadrove diplomatike, siç është vetëdeklarimi i “produktit diplomatik” të skaduar Gjergj Dedaj, i cili, duke mos ditur të drejtat, detyrimet, përgjegjësitë dhe autorizimet e tij, që dalin nga e drejta ndërkombëtare ( diplomatike dhe konsullore), ai veç kritikës subjektive të Vjosa Osmanit ka shkaktuar edhe “incident diplomatik” të panevojshëm të Kosovës me diplomacinë turke të Ankarasë, duke qenë se e ka akuzuar dhe shpifur për gjoja përzierjen e Turqisë në punë punë të brendshme dhe të jashtme të Kosovës.
Mirëpo, duke qenë se Kosova ka marrëdhënie të mira diplomatike me Turqinë, Ankaraja ka heshtur një skandal të tillë diplomatik të shkaktuar naivisht dhe me paragjykim nga ish-ambasadori Gjergj Dedaj. Ndryshe, do të mund të vinte në shprehje edhe rishikimi i zhvillimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Prishtinës.
Diplomacia “është e ëmbël” për ata që nuk e njohin !
Ia vlen të theksojmë se për Henry A. Kisinxherin ( lauret i Çmimit Nobel për Paqe më 1973) ish Sekretar Shtetëror i Amerikës dhe ish-profesor i shquar i Universitetit të Harvardit…etj., të cilat do t’i japim në orgjinal në gjuhën angleze, “diplomacia është arti i së mundshmes” ngaqë teorikisht dhe praktikisht materien e saj e ka krijuar dhe zbatuar në mënyrë pragmatike shkencore (XX-XXI). “Henry Alfred Kissinger was sworn in on September 22, 1973, as the 56th Secretary of State, a position he held until January 20, 1977. He also served as Assistant to the President for National Security Affairs from January 20, 1969, until November 3, 1975. In July 1983 he was appointed by President Reagan to chair the National Bipartisan Commission on Central America until it ceased operation in January 1985, and from 1984-1990 he served as a member of the President’s Foreign Intelligence Advisory Board. From 1986-1988 he was a member of the Commission on Integrated Long-Term Strategy of the National Security Council and Defense Department. He has served as a member of the Defense Policy Board from 2001-2020; and again beginning in November 2021.
At present, Dr. Kissinger is Chairman of Kissinger Associates, Inc., an international consulting firm. He is also a member of the International Council of J.P. Morgan Chase & Co.; a Counselor to and Trustee of the Center for Strategic and International Studies; an Honorary Governor of the Foreign Policy Association; and an Honor Member of the International Olympic Committee. Among his other activities, Dr. Kissinger served as a member of the Board of Directors of ContiGroup Companies, Inc. from 1988-2014 and remains an Advisor to the Board, a position he also holds at American Express Company since 2005, after serving on the Board from 1984. He is also a Trustee Emeritus of the Metropolitan Museum of Art; a Director Emeritus of Freeport-McMoRan Copper and Gold Inc.; and a Director of the International Rescue Committee.
Among the awards Dr. Kissinger has received have been a Bronze Star from the U.S. Army in 1945; the Nobel Peace Prize in 1973; the Presidential Medal of Freedom (the nation’s highest civilian award) in 1977; the Medal of Liberty (given one time to ten foreign-born American leaders) in 1986; and the Department of Defense Distinguished Public Service Award (the Department’s highest honorary award for private citizens and foreign nationals) in 2016….” (https://www.henryakissinger.com/)
Në këtë vështrim, ia vlen të përmendim edhe diplomatin dhe shtetarin e shquar, princin francez Sharl Moris dë Taleran (XVIII –XIX). “Charles Maurice de Talleyrand (born February 2, 1754, in Paris, France—died May 17, 1838, in Paris), was a defrocked French Bishop, diplomat, foreign minister, and politician. Alternately renowned and reviled for his tactical skills of political survival, Talleyrand served at the highest levels of the French government for nearly half a century during the reign of King Louis XVI, the French Revolution, Napoleon Bonaparte, and the reigns of Kings Louis XVIII, and Louis-Philippe.” (https://www.thoughtco.com/charles-maurice-de-talleyrand-4176840).
Si Vuçiqi, edhe Gjergj Dedaj nuk e njeh presidenten e Kosovës!?
-Ai që nuk e njeh presidentin ose presidenten e vet, nuk është kurrfarë diplomati, kurrfarë lideri politik, kurrfarë humanisti, kurrfarë juristi, kurrfarë patrioti, kurrfarë atdhetari, kurrfarë paqësori, kurrfarë demokrati dhe kurrfarë altruisti, por vetëm një rrenc, një mashtrues, një hipokrit, një spekulues, një demagog dhe sharlatan sui generis, që me porosi të armiqve “ka për detyrë” të krijojë mjegulla të dendura për të pëçarë dhe për të polarizuar skenën politike dhe të sigurisë qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri. Ky soj i “patriotëve” rrenca, është më i rrezkishëm sesa çdo armik i jashtëm i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike.
*** Mirëpo, ndryshe nga këta dy rrenca, Vjosa Osmanin e njohin si presidente mbi 100 shtete të tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara me Amerikën në krye si superfuqi botërore.
-Ndërkaq, Gjergj Dedaj(ish-ambasadori i Hashim Thaçit në Shkup) në Den Hag të Holandës (si dëshmitar në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë) deklaroi njësoj si presidenti serb Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Ana Bërnabiq…: “takozvana predsednica Kosova, Vjosa Osmani” ! -“ E ashtuquajtura presidente e Kosovës, Vjosa Osmani” !!!
-Pirolla i qoftë, “patriotit” , “ demokratit liberal” dhe ish-ambasadorit të koniunkturës nepotiste-“zarfi”, që poshtëroi presidenten e vet, duke e quajtur inekzistente, ashtu sikurse presidenti Aleksandër Vuçiq. Pikërisht, ky ofendim i tij provoi se Presidentja Osmani me të drejtë e paska shkarkuar nga posti i ambasadorit në Shkup.
Logjika e racionales e thotë, reflekto për vetveten, mos gënje dhe mos shpif për të tjerët, që nuk pajtohen me joparimësinë, me padrejtësinë dhe me gënjeshtrat tuaja sikurse kjo, “ e ashtquajtura presidente e Kosovës”! Turp! Antirealizëm, antipolitikë, antidrejtësi dhe antidiplomamci !!!
Njerëzit që nuk dinë dhe nuk donë ta dallojnë “interesin personal” nga “interesi i përgjithshëm” i kombit, i atdheut dhe i shtetit, ata nuk duhet rekrutuar në aparatin shtetëror ( as në diplomaci, as në drejtësi e as në politikë, as në bujqësi e as në veterinary) për t’i drejtuar punët e shtetit, ngase janë karrieristë të verbër dhe dallkaukë sui generis, të cilët luftën e bëjnë që të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet vetëm për t’u pasuruar vet, klanet, partitë dhe klubet e tyre, jo për interesat vitale të popullit dhe të shtetit demokratik.
–Vetëm ky “soj” vërtet të ashtuquajtur “diplomatë” dhe “politikanë” nuk e njohin Vjosa Osmanin si presidente legale dhe demokratike të Kosovës.
Prandaj, ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj nuk ka fakte dhe argumente valide qoftë ligjore apo kushtetuese, që Prof.Dr.Vjosa Osmanin ta quajë “presidente e ashtuquajtur” !?
-Është turp dhe për çdo kritikë një deklaratë e tillë shpifëse e ish-diplomatit të Kosovës, Gjergj Dedaj, sepse me një etiketë të tillë politiko-propagandistike antishqiptare, vetëm krerët e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ( president), Ivica Daçiq (ministër i Jashtëm)…etj. Vjosa Osmanin e quajnë “e ashtuquajtura presidnete”, sepse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kurse Gjergj Dedaj e njeh, dhe ka gëzuar frutet e saj në kohë paqeje (2000-2023), herë si zëvendësministër, herë si ambasador… etj. Nuk ka asnjë arsye, që të mos e njohë Vjosa Osmanin si presidente të Kosovës, sepse kjo de fakto dhe de jure, është Presidente e ligjshme e Republikës së Kosovës.
Kjo sintagmë e vrazhdtë irracionale politike dhe diplomatike, kur të “përkthehet” nga fjalori antidiplomatik, antietik, antiligjor, antikushtetues, antijuridik ndërkombëtar, del se vetëm për ish-ambasadorin Gjergj Dedaj, Vjosa Osmani nuk është presidente!-Nuk e njeh presidente të veten! Mirëpo, ky negativizëm është vetëm problem i trilluar i tij për interes personal karrierist, jo as i Kosovës e as i Gjykatës Speciale të Hagës e as i drejtësisë kombëtare apo ndërkombëtare.
Sa turp i madh dhe absurd, për ambicie dhe për interesa vetjake karrieriste nuk njeh presidenten e Kosovës, ish-ambasadori Gjergj Dedaj!?
Vetëm Kanuni i Lekë Dukagjinit, do ta pezullonte “zejen” e gënjeshtrave dhe të shpifjeve vagabondeske !
Ka ardhur koha, që të vihet në zbatimm Kanuni i Lekë Dukagjinit, i cili thotë se: ata që rrejnë të dënohen me nga “5 deshë”. Ndërsa ata që ofendojnë të dënohen me nga “500 grosh” gjobë ( EDSHE, 2001; 141). Ndryshe nuk kanë të ndalur këta farë rrencash, sepse nuk ka as ligj e as kushtetutë në fuqi, që do t’i sanksiononte rrenat, shpifjet, shantazhet, tradhtinë dhe shitjen e interesave dhe të vlerave kombëtare dhe atdhetare shqiptare.
Edhe Gjergj Dedaj po rren si Nexhemdein Spahiu me “industrinë e konservave” të “kombit kosovar” (2004-2023) !
Ndonëse rrena nuk është virtyt, as patriotizëm, as dinjitet, as humanizëm, as kulturë, as edukatë, as shkencë, por sëmundje patologjike për karrierizëm, për para, për pushtet dhe për pasuri etj.
Mirëpo, Nexhmedin Spahiut, “babait” të “kombit kosovar” si “ha palla” pse qe 20 vjet rren, rren, rren, shpif, mashtron, spekulon dhe dezinformon, se gjoja ka “komb kosovar”, atëherë, pse edhe Gjergj Dedaj, të mos gënjejë, se edhe Presidentja e Kosovës, “Vjosa Osmani është e ashtuquajtur presidente” e Kosovës !?
Në këtë rast të “dyzuar” ka një dallim mes këtyre 2 rrencave: - I pari, Spahiu qe 20 vjet rren me “2 libra” dhe përditë llomotitë në media të ndryshme me rrenat e tij të pafre. Kurse,-I dyti, Gjergj Dedaj, në rastin konkret të rrenës dhe të shpifjes së presidentes së “ashtuquajtur” Vjosa Osmani, ende nuk ka kurrfarë librash të rreme sikurse N.Spahiu për “kombin kosovar”.
Mirëpo, sido që të jetë, të dytë kanë dëshmuar, dhe fatkeqësisht, ende po dëshmojnë se janë rrenca ordinerë.
Ndryshe, Gjergje Dedaj nuk do të deklaronte se e “ashtuqujtura presidente Vjosa Osmani brutalisht e ka përjashtuar nga posti i ambasadorit të Kosovës në Shkup”. Duke e shpifur, se atë shkarkim të tij, Vjosa e kishte bërë në marrëveshje me Ambasadën e Turqisë në Shkup!?
-Rrenë “atraktive” kjo, që iu bie në “rabush” vetëm islamofobëve shqipfolës.
Narrativi i sajuar i ambasadorit të shkarkuar të Kosovës, Gjergj Dedaj se: “ Në vitin 2021, në mënyrë brutale dhe kriminale, pa asnjë vërejtje dhe asnjë gabim, me gjasë me kërkesë të Recep Taip Erdoganit dhe ithtarët e islamit radikal politik, me kishte shkarkuar nga pozita e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Kosovës, në Republikën e Maqedonisë sē Veriut, për t’a vendosur në pozitën time burrin e saj, të ashtuquajtur “Zotëria i Parë”! Krimi dhe turpi kanë emër dhe mbiemër!” (https://parrotlla.org/gjergj-dedaj-turpet-e-vjoses-nuk-i-lane-shen-nene-tereza-as-vardari-dhe-as-drini-i-zi/).
Po vërtet, të kishte qenë ashtu siç po gënjen Gjergj Dedaj, presidenten Vjosa Osmani, që atëherë, do ta kishin shkarkuar nga posti i saj, organet kompetente shtetërore të Republikës së Kosovës, për shkak të shpërdorimit të funksionit të saj si Presidente. Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur, sepse nuk është e vërtetë as de fakto e as de jure e, as nuk e ka shkelur Kushtetutën, Vjosa Osmani, siç gënjen “ GJergj Dedaj!
Përkundrazi, Kosova s’ka pasur President më të mirë se Prof.Dr.Vjosa Osmani, sepse është e pakorruptuar dhe e painkriminuar në asnjë aferë tenderiste mëhallore, nepotiste apo partiake sipas klaneve dhe grupeve të ndryshme të interesit. Gjithashtu, profesionalisht ka dëshmuar se është në rangun summa cum laude . Këtë e dëshmojnë edhe rezultatet e saj si studente e dalluar, edhe në studimet pasuniversitare në Mr. dhe Dr., dhe si ligjëruese në Universitetin e Pitzburgut në Pensilavni të SHBA-së. Prof.Dr. Vjosa Osmani është fat i madh për ne për ta drejtuar Republikën e Kosovës. Kështu, do të duhej ta kishte kuptuar edhe Gjergj Dedaj, ish-ambasadori i Kosovës, sepse ajo nuk është e “ashtuquajtur”, e “vetëquajtur:, e “imagjinuar apo e “fantazuar” nga zarfi siç ishte Atifete Jahjaga (një police e kualifikuar në shkallën siprane profesioniste, por që politikës dhe diplomacisë nuk ia “pati harq”, sepse nuk i kishte studiuar asnjërën dhe as tjetrën. Ajo erdhi në atë post si kompromis ndërpartiak i Thaçit dhe i Isa Mustafës) , por, de fakto, de jure dhe me Kushtetutë, në saje të votës demokratike të popullit mbi “50%”, sot me meritë e gëzon postin e Presidentes. Kjo është e VËRTETA!.
-Rasti i zgjedhjes së A.Jahjagës ishte një sensacion i keq për skenën e politikës ndërkombëtare, spese ishte rasti i parë në botë, që një police të zgjedhej presidente e një shteti!!!
Rrena nuk është virtyt, as dituri e as kulturë veçse refleks negativ i “pacietëve” të paedukuar të Sigmund Frojdit dhe të Alfred Adlerit !
-Po, edhe Gj.Dedaj ka të drejtë të gënjejë, kur është fjala për të kaluarën e deklaratave të tij të rreme, të cilat, siç pohon ai sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale të Hagës për Krimet e Luftës në Kosovë (nëntor 2023), gjoja se ato i paska dhënë në “gjendje jonormale” dhe kur i ngjante një “kufome”, si rrjedhim i traumatizimit nga krimet e luftës së Serbisë gjencidale në Kosovë (1989-1999).
Gjergj Dedaj: “Kam gënjyer, tash po e flas të vërtetën” !
-Po tash (tri dekada më pas, nëntor 2023), pse prapë gënjeve, kur Prof.Dr. Vjosa Osmanin (presidente aktuale, si rezutat i plebishitit mbi “50%” të 14 shkurtit 2021) e deklarove si serbomëdhenjtë shovinistë të Serbisë: “ e ashtuquajtura presidente e Kosovës”!
-Të kesh turp, si munde ta bësh një rrenë të tillë, kur Vjosa Osmani, edhe de fakto, edhe de jure sipas Kushtetutës së Kosovës, është PRESIDENTE (jo e “ashtuqujatur presidente” siç po e quajnë Aleksandër Vuçiqi, Ivica Da1çiqi, Aleksandër Vulini, Vojislav Shesheli, Ana Bërnabiqi…etj.)
Sipas së drejtës së brendshme, dëshmitarët paskanë të drejtë t’i ndryshojnë deklaratat e tyre (deklaroi një avokat i njohur shqiptar i Kosovës lidhur me “objektin” e mdifikimit të deklarateve të Gj.Dedajt), kur dëshmojnë në ndonjë proces gjyqësor. Kështu veproi edhe Gjergj Dedaj në Gjykatën Speciale të Hagës për krimet e luftës në Kosovës, i cili, tha se “kam qenë jonormal dhe kufomë, kur i kam dhënë deklaratat paraprake pas mbarimi të luftës në Kosovë.
Deri këtu krejt në rregull. Për këtë modifikim të deklaratave të ish-ambasadorit Gjergj Dedaj, do të vendosë trupi gjykues në Hagë.
Mirëpo, e diskutueshme, e pasaktë dhe e papranueshme është deklarata e sotme e re e Gjergj Dedajt, e pohuar para gjykatësve të Hagës, se nga posti i ambasadorit në Shkup e ka shkarkauar e ASHTUQUAJTURA PRESIDENTE VJOSA OSMANI: “Së fundi kam qenë ambasador por jam larguar dhunshëm, brutalisht, dhe politikisht nga ana e ashtuquajturës presidente Osmani për qëllime politike sepse në vend timin e ka dërgu burrin e saj”. (https://www.gazetaexpress.com/cfare-tha-gjergj-dedaj-per-vjosa-osmanin-ne-deshmine-e-tij-ne-gjykaten-speciale/
Si u bëre ambasador në Shkup, kur paske qenë në “gjendje jonormale” mentailisht, madje edhe si “kufomë” ?
Nejse, kjo është çështje private, që ai e di më së miri, ashtu edhe i ka deklaruar Prokurorit të Gjykatës në Hagë në Gjykatën Specialë për Kosovën.
Mirëo, kjo deklaratë nuk përputhet me zgjedhjen e Gjergjit, ambasador në Shkup, duke qenë se nga teoria dhe nga praktika, deri tani nuk kemi lexuar e as dëgjuar, që dikush të jetë dërguar “ambasador” ose “konsull” në ndonjë shtet të huaj, në një gjendje të tillë “abnormale” ose si “kufomë”, ashtu si ka deklaruar ish-mabasadori Gjergj Dedaj në Hagë, këto ditë (7 nentor 2023)!?
Sa më sipër, sikur Gjegj Dedaj të kishte qenë ambasador (diplomat) i mirëfilltë me fakultet, Mr. ose Dr. i shkencave të marrëdhënieve ndërkombëtare, kurrë nuk do t’i kishte lejuar vetes, që të dëshmohej aq servil, aq naiv, aq primitiv, aq karrierst, aq egocentric, aq rrenc dhe aq injorant, pa dinjitet, pa etikë dhe pa kurrfarë edukate dhe arsimimi në fushën e diplomacisë dhe të së drejtës ndërkombëtare.
Pavarësisht se çfarë ke bërë për pavarësimin e Kosovës, nuk mohohet dhe nuk ofendohet Presidentja e Kosovës për një kolltuk ambasadori, o Gj.Dedaj !
Kësaj diplomacie dhe politike psikopatologjike me çdo kusht në pushtet për të uzurpuar ndonjë karrige pa asnjë meritë teorike dhe prakike, Rilindësi, poeti ynë i shquar Ndre Mjeda, do t’i përsëriste këto vargje të poezisë “Vaji i bylbylit”:
“Me dijt’ hyjt me bisedue,
Me pasë sy qi me dérdhë lot,
Vajin tând ju kishin prue,
T’ kishin kjá per jet’ e mot.”
Pra, mos rrej, o ish-ambasador, por lëre ndonjë vepër monumentale, që të tjerët, të quajnë “hero” dhe “patriot” i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës (1990-2023).
Sa më sipër, me këto deklarata skandaloze në Den Hag, Gjergj Dedaj ka humbur çdo shans, që të emërohet ambasador në ndonjë vend të huaj, nëse PDK-ja do të vinte në pushtet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".