Serbia kundërshton, po i shpallë “luftë” edhe Amerikës për Asociacion vetëm me kompetenca ekzekutive shtetërore

Serbia  kundërshton,  po i shpallë “luftë” edhe  Amerikës për Asociacion vetëm me kompetenca ekzekutive shtetërore
Serbia  kundërshton,  po i shpallë “luftë” edhe  Amerikës për Asociacion vetëm me kompetenca ekzekutive shtetërore

Blerim Burjani

  • 14 November 2023 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Tash Serbia dëshiron ta stopoj themelimin e asociacionit , duke reaguar e theksuar se Asociacioni pa kompetenca ekzekutive është shoqatë e gjuetarëve! SHBA nuk pranojnë defunksionalitet të shtetit unitar,andaj këtë kreu i shtetit serb Aleksandër Vuçiq dhe Serbia nuk e pranojnë. Këtu pra mundë të jetë fundi i Asociacionit dhe zgjedhjet në veri.

- Po shihet tani ashiqare që akti terroristë në Banjsko i ka kushtuar dhe do ti kushtoj akoma më shumë Serbisë, edhe më tutje, sepse tash më faktori ndërkombëtar është i mendimit që për serbët lokal kosovarë krijohet modeli i Asociacionit pa autonomi. Pra nuk do të ketë model të avancuar statusor me atribut shtetëror të komunave me shumicë serbe.

Kjo zgjidhje i bije që Serbia duhet të kthehet në të vjetrën. Serbët Kosovar mundë të mbeten duarthatë, pra pa kurrgjë dhe të izoluar nga vetja e tyre. Kjo tash është loja që po e bënë edhe Bashkësia Ndërkombëtare plus është ndikimi i ndëshkimit të Serbisë për rastin Banjsko. Me këto veprime politike dhe diplomatike, si plane veprimi strategjike, përfundimisht përmbysen qëllimet serbe dhe të Serbisë, dhe kjo nuk mundë të quhet ndryshe vetëm si një lojë e humbur edhe pa një politike e mbetur si politikë e pa fytyrë në fund të turpshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".