Lexoni edhe:
Sanksionet e ashpra të BE-së kundër Serbisë po i rrinë gati për goditje vdekjeprurëse regjimit të Aleksandër Vuçiqit
Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi
NATO, në krye më Amerikën, ka mundësi që suksesshëm të detyron Beogradin dhe Moskën që të mos promovojnë jo stabilitet politik të shoqëruar më kërcënime lufte ne rajon. Vetëm duke marrë masa të rrepta të sanksioneve ekonomike dhe politike ndaj Serbisë të Vuçiqit, mund të vjen në shprehje vazhdimi I bisedimeve dhe arritja e ndonjë marrëveshje të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne muajin gusht të vitit 2021 , presidenti amerikan, Xhoe Bajden patë nënshkruar urdhëresë, ku Uashingtonit i lejohet vendosja e sanksioneve ndaj secilit që e rrezikon, paqen , stabilitetin dhe integritetin në Ballkan.
-Pse nuk po heq dorë Serbia e Vuçiqit nga veriu i Kosovës? Kjo dhe shumë pyetje hipotetike flasin se presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, BE-ja vazhdimisht po i bënë lëshime në dialogun Kosovë-Serbi! Invazioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë, e ka sforcuar idenë për Serbi të Madhe. Kërcënimi i Vuçiqit për kthim të ushtrisë në Kosovë, pastaj grafitet nëpër gjithë Serbinë, “Kosova është Serbi”, kanë bërë që Vuçiqi të vazhdon më politikat e vjetra të Sllobodan Millosheviqit . Nëse bota perëndimore nuk e ndërprenë shtrirjen e dorës të një terroristi si Vuçiqi, këtij do ti shtohet edhe më shumë guximi në testimin e durimit të NATO-se.
Perëndimi në një formë apo tjetër e trimërojë Vuçiqin, kur 30 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan rëndë dhe lehtë ,dhe pjesëtaret e policisë te Kosovës, në protestat e organizuara nga Vuçiqi, Lista Serbe dhe Grupi kriminal paramilitar rus, Vagner në veri të vendit. KFOR-i nuk ndërmori masa ndaj këtyre bandave të tërbuara, si duket nga frika e eskalimit të situatës, e që nuk justifikohet. Kjo zaten edhe i yshti këto banda terroriste në krye më Radojçiqin në aktin tragjik terrorist në Banjskë, për të bërë faktike ndarjen e Kosovës. NATO, në krye më Amerikën, ka mundësi që suksesshëm të detyron Beogradin dhe Moskën që të mos promovojnë jo stabilitet politik të shoqëruar më kërcënime lufte ne rajon. Vetëm duke marrë masa të rrepta të sanksioneve ekonomike dhe politike ndaj Serbisë të Vuçiqit, mund të vjen në shprehje vazhdimi I bisedimeve dhe arritja e ndonjë marrëveshje të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne muajin gusht të vitit 2021 , presidenti amerikan, Xhoe Bajden patë nënshkruar urdhëresë, ku Uashingtonit i lejohet vendosja e sanksioneve ndaj secilit që e rrezikon, paqen , stabilitetin dhe integritetin në Ballkan. Që këto masa të kanë efektin e plotë, Britania e Madhe dhe BE-ja, duhet ti bashkëngjiten Amerikës. BE-ja dhe NATO-ja ishte dashur të angazhohen më shumë në terren për të përmbysë makinerinë arrogante propaganduese serbo ruse në rajon.
Duhet të përmbyset miti së Putin është i fortë dhe së do të intervenon nëse vjen deri të lufta . Diktatori rus I ka duart e lidhura së është duke e humbur luftën në Ukrainë. Rusia i kishte premtuar edhe Millosheviqit dikur , që nuk guxon kush të intervenon ushtarakisht, por që NATO, kishte bombarduar caqet ushtarake serbe në Kosovë dhe Serbi. Bota perëndimore duhet të kuptojë së tensionet në Ballkan , nëse vazhdohen të tolerohen politikat pushtuese të Vuçiqit, do tu kushtojnë shumë shtrenjtë. Zgjerimi i konfliktit do të ishte dhurata më e mirë për diktatorin Putin. Mbarë rajoni do të futej në kaos , që pastaj zor ti parashikohej përfundimi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".