“Kombi kosovar” është kopje e “kombit jugosllav’-Tito-Kardel ! No pasaran në Kosovë!
Mehdi Hyseni
Shkruan: Mehdi Hyseni
Ribotim ( 20 shkurt , 2006 )
-Që ka për qëllim asgjësimin total të kombit shqiptar në Ballkan. Ky është rreziku numër 1, që sot e kërcënon kombin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike. Ndaj, secili shqiptar e ka për detyrë, që të kundërshtojë një tezë të tillë antishqiptare,sepse ne nuk kemi tjetër komb veç kombit shqiptar në Ballkan.
Para ca kohe "një astrolog politik" shqiptar pat deklaruar se "Kosova ende nuk është e bërë si atdhe"(!) Vërtet, edhe pse kjo tezë është e shprehur në formën e metaforës dhe alegorisë sarkastike, kjo është e tepërt dhe e papranueshme, sepse me fatin e kombit dhe të atdheut nuk ka lojë, as taktizime politike për qëllime egoiste personale a grupore, ideologjike, partiake dhe pushtetore në favor të interesave të huaja armiqësore. Mirëpo, duket se "sahati i lig" i provokimeve të panevojshme të kombit dhe të atdheut shqiptar, ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Fatkeqësisht, këtë konstatim tonin e provon edhe kjo tezë negative antikombëtare e " kryemuratorit të ri" të "kombit kosovar", Nexhemdin Spahiu, i cili para tërë kombit shqiptar dhe para tërë botës ka marrë guximin që të nxjerrë këtë konluzion të gabueshëm : "shqiptarët e Kosovës akoma nuk janë komb, por do të bëhen me kismet prej Zotit..." (Shekulli, 6.02.2006). (!?) - Kjo tezë e "kombit kosovar" (ndoshta) mund të jusitifikohet vetëm nga politika zyrtare e Beogradit (me mbështetësit e saj: Boris Tadiqin, Vojisllav Koshtunicën, Vuk Drashkoviqin, Nebojsha Çoviqin, Mirsolav Sholeviqin...,etj.) dhe nga politika propagandistike antishqiptare e Kishës Ortodokse Serbe me vladikën Artemije Radosavleviq në krye, por vetëm atëherë pasi të jetë nënshkruar "autonomia e kushtëzuar" e Kosovës. Ndryshe, për shkencën, për drejtësinë dhe për kombin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike, teza "kombi kosovar" e Nexhmedin Spahiut, nuk do të pranohet, as nuk do të jetësohet për jetë të jetëve, pavarësisht nga intrigat dhe ofendimet e tij në adresë të intelektualve shqiptarë me grada shkencore në krye me Akademikun e shquar Rexhep Qosja, të cilët (njësoj sikurse politika obskurantiste dhe gjenocidale e Serbisë së djeshme dhe të sotme) i paska "halë në sy" edhe Nexhmedin Spahia "eureka" e "kombit kosovar". Ata që në forma të ndryshme i shpifin dhe i përbuzin intelektualët e mirëfilltë shqiptarë me grada shkencore, në veçanti të rangut të figurës së ndritshme shqiptare, Akademik Rexhep Qosja, ata vërtet, edhe duhet të ndërtojnë "kombin kosovar", por jo në Kosovë, por dikund në thellësi të Serbisë gjenocidale, e cila po ashtu sikurse N.Spahiu dhe disa të tjerë, i ka urrjetur dhe likuiduar shqiptarët e arsimuar me grada shekncore që këtu e 100 vjet më parë. Ky,edhe është shkaku dhe pasoja kryesore, pse edhe sot,pas 100 vjet robërie nën Serbi, shqiptarëve sërsih po i kanoset rreziku i "bastardimit" edhe si komb i arsimuar dhe i qytetëruar, edhe si etni, edhe si shtet i lirë dhe i pavarur në Ballkan. Ky rrezik nuk është i pranishëm vetëm nga ana e kolonialistëve serbo-sllavë, por njëkjohësisht edhe nga ana e injorantëve shqiptarë, të cilët dalin me teza dhe koncepte të tilla antikombëtare dhe antishkencore se "Kosova akoma nuk është atdhe"; se "Kosova ende nuk është komb, por do të bëhet..." etj. Mjerë kombi, shteti dhe atdheu shqiptar që pret "shpëtimin", "qytetërimin" dhe "përparimin" shkencor, kombëtar dhe shtetëror nga autorët e tillë, të cilët pohojnë dhe mbrojnë tezat e tyre antishkencore dhe antishqiptare se shqiptarët e Kosovës "ende nuk janë bërë komb, as atdhe"(!?) -Zoti i "shpërbleftë" për veprat e këtilla antikomb dhe antiatdhe shqiptar të gjithë ata, të cilët ende nuk e kanë qartë se ekziston vetëm një KOMB SHQIPTAR dhe një SHQIPËRI ETNIKE në Gadishullin Ballkanik.
Natyrisht, me bekimin e Zotit të Madhëruar dhe të Plotfuqishëm, shqiptarët e Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike qëmoti kanë statusin e kombit shqiptar e gjysma prej tyre ka edhe shtetin e vet. Shqiptarët janë të krijuar si një komb dhe, kurrë nuk do të kenë shans të rikrijohen në dy kombe shqiptare në Ballkan, sepse deri tani askund në botë nuk ka ndodhur një fenomen i tillë konvertues që nga një komb i vetëm, të krijohen dy kombe të ndryshme ashtu siç parashikon " teoria astrologjike" e autorit të "kombit kosovar", Nexhmedin Spahiu. Kombi nuk ndryshohet me gjithë dëshirat e shfrenuara të dallkaukëve të ndryshëm me vizion kosmopolit për përfitime dhe promovime të tyre personale a grupore.
Natyrisht, feja mund të ndryshohet, por jo edhe kombi.
Po ashtu, një komb mund t'i ketë dy a më shumë shtete ose 50 shtete siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por të të gjitha përbëhen vetëm prej NJË KOMBI, që quhet kombi amerikan. Përndryshe, sikur të ishte e besueshme dhe e bazueshme shkencërisht teza "komb kosovar", atëherë edhe Amerika do të përbëhej nga 50 kombe të ndryshme me prapashtesën "kosovare" amerikane. Për këtë arsye, as Rexhep Qosja e as intelektualet e tjerë shqiptarë me grada shkencore, nuk kanë nevojë që të shterohen, duke hyrë në "një thes" me autorin e "kombit kosovar", sepse nuk ekziston asnjë argument valid, që mund të diskutohet me të, për shkak se ai nuk iu bindet argumenteve shkencore të akademikëve shqiptarë, as të huaj, se procesi i krijimit të kombit shqiptar qëmoti ka përfunduar pa lindur nexhmedinët dhe mbështetësit e tjerë të tezës "kombi kosovar". Të pabindurit dhe ata që ende nuk besojnë se ekzison vetëm NJË KOMB SHQIPTAR, le t'u drejtohen me " trajtesat" dhe me "librat" e tyre "shkencore" këtyre institucioneve: (1) Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, (2) Akademisë së Shkencave të Kosovës,(3) Institutit Etnologjik, (4) Institutit Albanologjik, (5) Institutit të Historisë...,etj. në Kosovë, përkatëssisht në Shqipëri , sepse vetëm këto institucione shkecnore janë kompetente dhe e kanë për detyrë që autorit apo autorëve të "kombit kosovar" t'iu japin përgjigjen në mënyrë të kualifikuar dhe në formë të prerë dhe, vetëm me shkrim mbase etika profesionale, kombëtare dhe atdhetare nuk lejon që të debatohet në ndonjë formë tjerë, duke polemizuar me tezat absrakte dhe vulgare të dallkaukëve, që kanë për qëllim vulgarizimin dhe zvetërimin (konvertimin) e KOMBIT dhe të SIMBOLEVE EKZISTUESE KOMBËTARE SHQIPTARE. Një problematizimi të tillë absurd për qëllime politizuese dhe profiterizuese të individëve dhe të grupeve të ndryshme të interesit me prirje të prishjes së vlerave kombëtare shqiptare, duhet t'i japë fund si shkenca, ashtu edhe politika shqiptare në mbarë hapësirat e Shqipërisë Etnike, si dhe në hapësirat e diasporës shqiptare. Mjaft, tanimë, nuk u ngopëm me tri fe, por tani po duam edhe "tri kombe" të ndryshme a?! - Mjaft! Mjaft! Se tërë armiqtë shekullorë dhe tërë bota e përparuar po qeshin dhe po çuditen me eksperimentet tona antikombëtare dhe antishtetërore.
Kush të dojë le ta ndërrojë fenë, por KOMBIN SHQIPTAR nuk mund ta ndërrojë, as nuk mund ta rikrijojë, qoftë ai edhe Nexhmedin Spahiu nga gjysmë Mitrovica e Shqipërisë Etnike. Me shkatërrimin e ish-Jugosllavisë së Titos, dhe të Serbisë së madhe të kriminelit Slobodan Milosheviq, ka marrë fund edhe cirku me shpikjen e "kombit kosovar" dhe të konevrtimit të simboleve ekzistuese të identitetit kombëtar shqiptar (flamuj të ndryshëm "me yje dhe pa yje") sipas politikave dhe ideologjive të ndryshme antishqiptare. Edhe sipas historisë, edhe sipas zakonit, edhe sipas kushtetutës tendencat e bastardimit të vlerave të idenitetit kombëtar dhe shtetëror shqiptar janë të paprekshme dhe të pakorrigjueshme nga ana e individëve, e grupeve apo e partive të ndryshme. Çdo korrigjim më të vogël të tyre, mund ta bëjë vetëm populli shqiptar me referendum ose me plebishit, sepse vetëm populli është i vetmi titullar legal dhe legjitim për formimin, ndryshimin dhe revizionimin e vlerave të tij kombëtare dhe shtetërore e askush tjetër nuk ka atë të drejtë të ngrejë propozime, iniciativa çoroditëse sikurse kjo e N. Spahiut "kombi kosovar", që është në funksion të rikrijimit, përkatësisht të rishkyerjes së KOMBIT SHQIPTAR në favor të krijimit të ri të "kombit multietnik kosovar"(serbë, malazezë, turq, romë, hashkalinj etj.). Pra, me një fjalë, pavarësisht nga qëllimet indivudale apo grupore, provokimi për t'i bastarduar vlerat vitale të KOMBIT SHQIPTAR, mbart edhe konsekuenca të dënueshme me ligj mbase as KOMBI,as ATDHEU SHQIPTAR nuk është pronë individuale, as grupore, por zotërim KOLEKTIV i mbarë KOMBIT SHQIPTAR dhe i SHQIPËRISË ETNIKE! Këto fakte, duhet t'i ketë pasur parasysh "zbuluesi" i "kombit kosovar", sepse askush nuk e gëzon të drejtën e monopolizimit të Kosovës dhe të asnjë pjese të Shqipërisë Etnike, veçëse KOMBIT SHQIPTAR SI SOVRAN i saj.
* * *
Në Kosovë ka mbi 90% shqiptarë, të cilët janë pjesë e pandashme e kombit shqiptar të Shqipërisë Etnike. Prandaj, shqiptarët e Kosovës nuk janë pjesë e natyrshme, as për nga historia, as për nga territori, as për nga gjuha, as për nga kultura, as për nga tradita, as për nga raca, as për nga qytetërimi e as për nga etnia që me pjesëtarët e etnive të tjera(serbë, malazezë, truq, romë, kroatë etj.), të krijojnë një komb të përbashkët, të quajtur "komb kosovar", të "zbuluar" nga Nexhmedin Spahiu sipas modelit të bankrotuar të "kombit jugosllav" të ish-RSFJ-së Titos (1943-1989).
Pra, në Kosovë jeton një pjesë kombit shqiptar, që quhen kosovarë sipas toponimit etnik Kosovë (por në asnjë mënyrë nuk identifikohet me emërtimin "komb kosovar", të trilluar nga N. Spahiu). Në Drenicë jeton një pjesë e kombit shqiptar, që quhen drenicarë, por nuk janë "komb drenicar", por banorë të Drenicës me komb shqiptar. Gjithashtu, në Tetovë, në Kërçovë, në Tepelenë, Tuz, Llap etj. jeton një pjesë e kombit shqiptar, por ata nuk janë "komb tetovar", nuk janë "komb kërçovarë", nuk janë "komb tepelenas", nuk janë "komb tuzian", nuk janë "komb ulqinak" etj.etj.Prandaj, mbi asnjë kriter metodologjik shkencor të përkufizimit të nocionit të kombit, nuk mund të merret si paradigmë krijimi i "kombit kosovar", sepse ka të bëjë me të gjithë banorët e Kosovës, që njihen si "kosovarë", jo si "komb kosovar"(!?) - Fenomeni kosovarë, drenicarë, korçarë, llapjanë, tetovarë, dibranë..., etj. nuk ka asnjë lidhje me nocionin komb, por me shtrirjen toponomistike të vendbanimeve të tyre, që janë pjesë të territorit integral të Shqipërisë Etnike dhe të KOMBIT SHQIPTAR.
Politikisht, ashtu siç po kërkojnë standardet e dyfishta të politikës ndërkombëtare, nocioni "shtet kosovar" multietnik mund të krijohet në të ardhmen, në qoftë se Kosovës nuk i njihet e drejta e subjektivitetit juridik ndërkombëtar. Mirëpo, njëkohësisht, mbi asnjë bazë të qëndrueshme nuk mund të krijohet një "komb kosovar", se as shqiptarët, as serbët, as kroatët, as hashkalinjtë, as turqit, as boshnjakët nuk do të pranojnë, që identitin e tyre kombëtar, ta shkrijnë si "fluska e sapunit" në një të ashtuquajtur "komb kosovar" të "antropologut-konstitucionalistit" N.Spahiu, sepse paraprakisht e kanë provuar "kismetin" e tyre në "kombin jugosllav" multietnik dhe multipluralist të ish-Republikës Socialiste Federative të Josip Broz Titos, ku më së shumti është djegur kombi shqiptar e jo "kombi kosovar", sepse në atë ngrehinë artificiale nuk kishte vetëm shqiptarë të Kosovës, por kishte edhe shqiptarë të Malit të Zi, edhe shqiptarë të Anamoravës, edhe shqiptarë të Maqedonisë, që të gjithë i përkisnin dhe i përkasin vetëm NJË KOMBI, e ky është KOMBI SHQIPTAR e jo kursesi "kombi kosovar" (!!!)
* * *
Hedhja në opinion e tezës "komb kosovar" është vetëm një provokim i keq me primesa serbo-jugosllave, që do të ndikojë më se negativisht jo vetëm sot në procesin e mëtejmë të pavarësimit të plotë të Kosovës, por edhe nesër në procesin e çlirimit, të pavarësimit dhe të ribashkimit të shqiptarëve të territoreve të tjera indigjene të Shqipërisë Etnike. Teza "komb kosovar" e N. Spahiut bazohet në klishe stereotip të pluralizmit të vetëqeverisjes së Jugosllavisë socialiste të Eduard Kardelit dhe të Josip Broz Titos, sepse edhe ata, sikurse Nexhemedin Spahiu ishin "vizionarë internacionalistë" ngase provuan që ta ndërtojnë një "komb jugosllav" pluralist (serbë, kroatë, sllovenë, shqiptarë, maqedonë, hungarezë, boshnjakë, malazezë, bullgarë, rusinë, sllovakë, turq etj.), ashtu sikurse më pas Nexhmedin Spahiu "kombin kosovar". Mirëpo, edhe pse ata ishin diç më shumë të arsimuar shkencërisht dhe të avancuar politikisht dhe diplomatikisht sesa N.Spahiu ynë si analist i "ngjareve politike" të tregut lokal të gjysmë Mitrovicës (ishin dy nga arkitektët dhe udhëheqësit kryesorë të ndërtimit dhe të drejtimit të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë pothuajse dyzet vjet rresht) patën dështuar në realizimin e konceptit të "kombit jugosllav". Arsyeja kryesore e falimentimit të "kombit jugosllav" të Titos dhe të Kardelit ishte se në hapësirat e jugosllavive të vjetra dhe të reja (1918-1990) kurrnjëherë nuk kishte figuruar një komb i tillë, i njohur dhe i quajtur me emrin "komb jugosllav". Kështu që, si në aspektin antropologjik, historik, etnik, kulturor, gjuhësor, sociologjik, material, shpirtëror, qytetërues, ashtu edhe në atë juridik ligjor e kushtetues ishte vetëm një sajesë artificiale me prapavijë të thellë të politikës shfyrtëzuese dhe asimiluese të identitetit kombëtar të popujve të përfshirë në kuadrin e ish-Jugosllavisë së Titos.
"Kombi jugosllav" në veçanti ishte me pasoja katastrofike për kombin shqiptar, të cilit i mohohej njohja e së drejtës si komb dhe si shtet shqiptar (jo si "komb kosovar" në asnjë mënyrë), të njohur me emrin Shqipëria Etnike. Në këtë kontekst, duhet të shikohet edhe "eureka" e "kombit kosovar" të Nexhmedin Spahiut, i cili për shkak të mungesës së edukatës dhe të arsimimit të mirëfilltë të historisë gjenealogjike dhe civilizuese të KOMBIT SHQIPTAR, ka dalë në opinion me "kombin kosovar"(!?) (Shih: "Shekulli",6.02.2006; wwww.liriakombtare.com, 4.02.2006; ww.mitrovicapress.com, 3.02.2006 etj.).
Ja, "arsyetimi" i hipotetikës abstrakte dhe propagandistike të N.Spahiut për "kombin kosovar": "shqiptarët e Kosovës akoma nuk janë komb, por do të bëhen me kismet prej Zotit..."(Shekulli, 6.02.2006).
Çfarë teze e gabuar kjo, si në sfondin e historisë kombëtare, ashtu edhe të së drejtës ndërkombëtare(!) E vërteta është kjo: si shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe të gjithë shqiptarët e tjerë në Ballkan si KOMB SHQIPTAR janë krijuar qëmoti me shekuj, por nga armiqtë e tyre serbo-sllavë dhe evropianë, gjysmës së tyre (50%) ende nuk iu njihet e drejta e krijimit të shtetit kombëtar shqiptar, që quhet Shqipëria Etnike. Pra, edhe shqiptarët e Kosovës janë pjesë e KOMBIT SHQIPTAR dhe të Shqipërisë Etnike, por ende nuk janë shtet më vete, edhe pse janë komb shqiptar. Ky status ekzsitues i Kosovës në asnjë mënyrë nuk nënkupton se ata nuk janë komb apo nuk kanë atdheun e tyre. Ata i kanë që të dy këto komponente, por iu mungon vetëm njohja ndërkombëtare e shtetit të tyre e jo, në asnjë mënyrë njohja e tyre kombëtare dhe atdhetare, siç pohojnë injorantëtë e paudhëzuar të çështjes kombëtare shqiptare, të shtytur dhe të mashtruar nga tezat e huaja "moderne" he "demokratike" antishqiptare, që janë tërësisht komplementare me konceptin e "kombit jugosllav" që,në veçanti (ndër të tjera) kishte për qëllim përthithjen e identitetit kombëtar shqiptar në favor të politikës kozmopoliste, të quajtur "bashkim-vëllazërim" jugosllav për t'i sunduar dhe shfrytëzuar ekonomikisht, politikisht dhe mbi bazën kombëtare, jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe të Maqedonisë, edhe të Malit të Zi, edhe të Anamoravës.
Prandaj, për këtë "zbulim epokal" të nocionit "komb kosovar" të N. Spahiut, nuk duhet të harxhohet asnjë minutë kohë as në rrafashin shkencor, as në atë politik, sepse ai nuk ka të bëjë fare me ndriçimin dhe me mbrojtjen e interesave dhe të vlerave fundamentale të KOMBIT SHQIPTAR dhe të Shqipërisë Etnike, por ai ka të bëjë me "hallet" e minorteteve etnike, përkatësisht me ndërtimin e "shtetit kombëtar kosovar" të tyre në llogari të territorit, të kombit dhe të shtetësisë etnike së Kosovës shqiptare. Mirëpo, si për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për të gjithë shqiptarët e tjerë brenda dhe jashtë trojeve etnike shqiptare, duhet të kihet parasysh fakti se ekziston vetëm NJË KOMB, e ky është KOMBI SHQIPTAR e jo "KOMBI KOSOVAR" , i trilluar nga një diletant politik i "KOMBIT KOSOVAR", nocion ky i barasvlershëm me nocionin "kombi jugosllav" të ish-RSFJ-së së Josip B. Titos(!)
Ia vlen t'i rikujtojmë "zbuluesit" dhe mbështetësit e kësaj teze se plotësisht janë në rrugë të gabuar antikombëtare dhe antishkencore ngase nuk ka asnjë gjasë reale që të ndërtohet kurrfarë "kombi kosovar" kundruall KOMBIT SHQIPTAR , ngase MURI KOMBËTAR SHQIPTAR (as teorikisht, as praktikisht) nuk mund të pranojë ndonjë trup të huaj shtesë, siç po imponohet në mënyrë të verbër dhe iracionale teza e huaj serbo-jugosllave "komb kosovar", sepse përmbajtja e këtij nocioni skandaloz dhe abstrakt përveç shqiptarëve, përfshin edhe serbët, malazezët, romët, turqit, hashkalinjtë etj. nën një "ambrellë" shumëkombshe kosovare, që është antitrup i KOMBIT SHQIPTAR. Domethënë, përpos kombit shqiptar (mbi 90%) "kombi kosovar" është një konglomerat i etnive të ndryshme kosovare(serbë,malazezë etj.), të cilat na përkujtojnë të kaluarën e hidhur historike të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike të kolonizuar nga kombet e tyre të njohura kolonialiste dhe imperialiste. Prandaj, në asnjë kuptim shkencor dhe real "kombi kosovar" nuk nënkupton kombin shqiptar, por një "entitet mulat", të përbërë prej disa minoriteteve të ndryshme, që quhet "multietni kosovare".
Sa më sipër, derisa nuk është bërë vonë për fatin e Kosovës dhe të shqiptarëve tezat, draftet, librat , debatet në temën e trilluar me titull "kombi kosovar", duhet të futen në "dhe" sa më parë, sepse nga ai arsenal vetëvrasës, do të përfitojnë vetëm armiqtë KOMBIT SHQIPTAR; vetëm armiqtë e KOSOVES SE PAVARUR, përkatësisht të SHQIPERISE ETNIKE TE PAVARUR DHE TE RIBASHKUAR.
(20 shkurt 2006)
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".