Fushata parazgjedhore në Serbi e ngjyrosur me ideologji fashiste!...

Fushata parazgjedhore në Serbi e ngjyrosur me ideologji fashiste!...
Fushata parazgjedhore në Serbi e ngjyrosur me ideologji fashiste!...

Ismail Muçiqi

  • 20 November 2023 - 15:17

Shkruan: Gazetari: Ismail Muçiqi

Sindromi i nacionalizmit dhe i ideologjisë fashiste po vazhdon në të gjitha tubimet para zgjedhore të partive politike që po organizohen në Serbi. Kështu partia e Aleksander Vuqiqit e cila vite me radhë po qeverisë me Serbinë përmes programit të saj paraelektoral kauzë kryesore përmes propagandës nacionaliste në plan të parë e ka vu ruajtjen dhe kthimin e Kosovës brenda Serbisë. Te njëjtën është duke e bere dhe Daqiqi i (espe-esit). Kështu Vuqiqi i ka aktivizuar bashkëpunëtorët dhe eprorët e tij të dikurshëm radikalë më ekstrem siq janë Vojsllav Shesheli, dhe Tomisllav Nikoliqi. Se deri ku ka shkuar ekstremi dhe ideologjia sllave e Serbisë nuk donë koment. Të ftohet Vllojsllav Shesheli për të ju bashkuar programit paraelektoral të partisë së Vuqiqit e vërteton veprimtarinë kriminale të politikës serbe që nga shpërbërja e ish Jugosllavisë. Janë bashkuar rrymat më ekstreme në politikën serbe të cilat në të gjitha tubimet në fokus të aktivitetit politikë po shfaqen kundër Shtetit të Kosovës.

Se deri kur faktorët ndërkombëtarë, diplomacia e Bashkimit Evropian dhe ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të binden se Serbia dhe politika shtetërore e saj është kancer për Evropën, mbetet të shihet. Më brengosë fakti se në këto tubime paraelektorale të cilat po organizohen nëpër serbi opozita serbe shihet se është e qakorduar, pa invencion dhe pa program të progresit në drejtim të proceseve integruese demokratike. Kjo që po shihet përmes mediave dhe propagandës informative në serbi politika serbe po e vazhdon vallen e vjetër luftënxitëse kundër shteteve fqinjë e sidomos kundër Shtetit të Kosovës. Pothuajse në të gjitha mediumet serbe politika redaktuese është futur në mbikëqyrjen e Qeverisë ngjashëm si në kohën e Sllobodan Millosheviqit. Janë të dhimbshme pozicionimi i faktorit ndërkombëtarë ndaj një shteti i cili po e mban pengë Ballkanin duke e rrezikuar stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Në këtë situatë Republika e Kosovës po përballet me sfida më të ndryshme deri tek agresioni serb brenda Kosovës. Propaganda Serbe kohë pas kohe ka arritur të depërtojë edhe tek një pjesë e politikanëve, deputetëve, pseudo analistëve deri tek disa mediume të cilat po e dezinformojnë dhe helmojnë opinionin Kosovarë vite me radhë.

Derisa Vuqiqi ka arriturë ti bashkojë rrymat ekstreme në Serbi për interesin e Serbisë së madhe, duke vazhduar politikën për realizimin e programit të Millosheviqit dhe të Akademisë së Shkencave dhe arteve në Serbi, skena politike si në Kosovë dhe Shqipëri është për qdo kritikë, dhe fatkeqësi për popullin e Kosovës. Kësaj gjendje i kontribuon partitë politike, liderët partiak dhe grupet e interesit të cilat nuk janë në gjendje të kuptojnë se vendi është në rrezik nga pretendimet kushtuese të Serbisë dhe Rusisë. Koha po tregon se politikanët dhe individët pa integritet janë ata që po rrezikojnë të ardhmen e qytetarëve dhe Republikën e Kosovës. Mendoj se është koha të bisedojmë dhe debatojmë për sigurinë e vendit, për rritjen e buxhetit dhe kapaciteteve operative të burimeve njerëzore dhe të arsenalit të domosdoshëm të armatimit për tu mbrojtur nga agresioni Serbë e jo të perqahemi për interesa karrieriste dhe për bajraktarizëm. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".