Shteti dhe kombi mbi çdo gjë, të gjithë në mbrojtje nga bota serbe

Shteti dhe kombi mbi çdo gjë, të gjithë në mbrojtje nga bota serbe
Shteti dhe kombi mbi çdo gjë, të gjithë në mbrojtje nga bota serbe

Muhamet Kelmendi

  • 21 November 2023 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Bota serbe kupton Kosovën e ripushtuar, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ky pikësynim qëndron në logjiken politike të botës serbe. Dhe, kjo botë serbe u realizua në të kaluarën nga shtetet e mëdha, si në Kongresin e Berlinit më 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në vitin 1912/13 dhe me forca të mëdha serbo-ruse dhe të Francës. Tash kjo ndihmë po vjen vetëm nga Rusia e Presidentit Putin. Në deklaratën e z. Zelenski në Kieve thuhet: "Rusia po përgatitë një gjendje të njëjtë si në Lindje të mesme edhe në Ballkan". Më qartë se kjo deklaratë nuk ka ku shkon.

-Jo vetëm atëherë, por edhe tash, nuk e kemi një politike te mbështetur në rend dhe në siguri, kuptohet si bazë e sigurisë dhe të sovranitetit të shtetit të Kosovës të përcaktuar me Kushtetute. Fakte pse nuk kemi nivel të veprimit adekuat me ligj të pushtetit ka shumë. Por, përveç te faktorëve ekonomiko-financiar dhe politik, është edhe faktori i mos respektimit adekuate të parimit ndërkombëtar, të reciprocitetit. Dhënia dhe privilegjet e bëra ndaj minoritetit serb në Kosovë duke u dhënë me ligj dhe me Kushtetutë të drejta jo ligjore, ka bërë që ky minoritet ta konsideron veten për komb të rendi të parë kundruall kombeve tjera. Shteti i ndërtuar dhe i rregulluar në ligj dhe me Kushtetutë ka bërë forcimin e neoshovenizmit dhe të racizmit serbomadh. Kudo jashtë Serbisë u bënë serbët qytetar të rendit dominant, me të drejta mbi kombet tjera.

Kjo e rriti racizmin serb. Serbisë iu dhanë edhe përkundër katër luftërave te përgjakshme shumë luftërave e veprimit ndaj shteteve tjera. U privilegjuan shumë Serbia nga UE, nga shtetet dhe nga OKB-a. Ky shtet u militarizua dhe u ndërtua në shtet racist. Tash nuk kemi asnjë mundësi të ndalimit në aspektin politik në ndërtimin e botes serbe. Kjo botë u përcaktua nga kisha ortodokse serbe, nga politika dhe neoshkencëtarët serb në pikësynim strategjik. Bota serbe kupton Kosovën e ripushtuar, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ky pikësynim qëndron në logjiken politike të botës serbe. Dhe, kjo botë serbe u realizua në të kaluarën nga shtetet e mëdha, si në Kongresin e Berlinit më 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në vitin 1912/13 dhe me forca të mëdha serbo-ruse dhe të Francës. Tash kjo ndihmë po vjen vetëm nga Rusia e Presidentit Putin. Në deklaratën e z. Zelenski në Kieve thuhet: "Rusia po përgatitë një gjendje të njëjtë si në Lindje të mesme edhe në Ballkan". Më qartë se kjo deklaratë nuk ka ku shkon. Serbia është përgatitur me luftë dhe me mjete politike, ushtarake e policore të realizon. Këtu është edhe shkaku i kriminalitetit në veri të Kosovës.

Në veri me krim po krijohet gjendja e luftës që dërgon te agresioni terrorist serb në Kosovë. Është e qartë se pushteti i Kosovës po vepron drejtë në luftë kundër krimit dhe dukurive kriminale Krimi kërkohet të luftohet. Nuk duhet lejuar askund në Republike. Natyrisht se pushteti e ka ligjin me të cilin vepron. Politika e ka legjislacion me të cilin bënë politik. Varet tërësisht nga këto dy pushtete. Mirëpo, raportet me fqinjë nuk dalin nga legjislacioni i Republikës. E përkundër kësaj, nuk duhet vepruar në raport me fqinjë e të tjerët në kundërshtim me ligjet e vendit. Për shtetin, përkatësisht Republikën, në çdo fushë, Kushtetuta është bazë e çdo pune dhe aktiviteti, për çdo organ . Shteti mbi të gjitha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".