Skenari i mundshëm i pushtimit të Serbisë nga NATO brenda gjashtë mujorit të vitit 2024

Skenari i mundshëm i pushtimit të Serbisë nga NATO brenda gjashtë mujorit të vitit 2024
Skenari i mundshëm i pushtimit të Serbisë nga NATO brenda gjashtë mujorit të vitit 2024

Agim Bajrami

  • 24 November 2023 - 18:40

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

NATO-ja nga rrethanat e krijuara në Serbi ,dhe në rajonin e Ballkanit si tërësi , do të shqyrtoj rrezikun e përhapjes së këtij destabilizimi përtej kufijve të brendshëm serb, dhe do të shqyrtojë mundësinë të intervenoj , dhe te menaxhoj konfliktin e brendshëm në Serbi, dhe ndarjen e Serbisë në zonat e sigurisë të fuqive të mëdha , ngjashëm me zonat e kontrollit të sigurisë në Kosovë ,apo si ishin pas luftës së dytë botërore të aleancës perëndimore për Gjermanin perëndimore.

NATO-ja, së shpejti për ruajtjen e paqes dhe sigurisë edhe në serbi. Pas një lufte që do të mund të zhvillohej me Kosovën nga sulmet e ushtrisë së Serbisë,në ballafaqim forcat policore dhe të ushtrisë së Kosovës, do të ndërhyjnë forcat e KFOR-it të mbështetur edhe nga segmenti jugor ushtarak i NATO-s nga Kosova definitivisht pas një lufte të shkurt dhe të rreptë me forcat ushtarake të Serbisë, e të cilat do të mposhten të turpëruara e të shpartalluara. Pas kësaj,Serbia sipas të gjitha vlerësimeve nga më të ndryshmet , do të përjetoj kollaps të trazirave të brendshme, dhe nga këto zhvillime destabilizuese, do të ngritën dhe kërkojnë rajone të ndryshme në Serbi , të përbëra nga minoritet shumicë jo serbe ,autonomi ,siç është, Sanxhaku i Rozhajës, Lugina e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës , të jetuara nga shumica shqiptare, Vojvodina e përbërë nga ,hungarezët, kroatët,gjermanet, vllahët,rumunët, çekët, sllovakët , romët dhe të tjerë, rajoni i Nishit nga bullgarët, romët, vllahët,rumunët e të tjerë. Dhe nga shtypja e egër e këtyre kombësive jo serbe që do u bëhej ndaj kërkesave të tyre për autonomi, nga ekstremizmi i pa kontrolluar nga multi nacionalist të shovinizmit ekstrem serb, e të forcave paraushtarake serbe, si dhe nga shtimi i pakënaqësisë në popullatë të përgjithshme serbe nga humbja e luftës me Kosovën ,Serbia do të mund të shndërrohej në destabilizim të brendshëm, me mundësi potenciale të bartjes së kësaj krize të konfliktit të luftës së brendshme për rreth vendeve fqinje e sidomos, në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe me mundësi reale në Mal të zi. NATO-ja nga rrethanat e krijuara në Serbi ,dhe në rajonin e Ballkanit si tërësi , do të shqyrtoj rrezikun e përhapjes së këtij destabilizimi përtej kufijve të brendshëm serb, dhe do të shqyrtojë mundësinë të intervenoj , dhe te menaxhoj konfliktin e brendshëm në Serbi, dhe ndarjen e Serbisë në zonat e sigurisë të fuqive të mëdha , ngjashëm me zonat e kontrollit të sigurisë në Kosovë ,apo si ishin pas luftës së dytë botërore të aleancës perëndimore për Gjermanin perëndimore. Dhe nga kjo ka shumë të ngjarë ,se kjo do të ndodhë brenda gjashtë mujorit të vitit 2024 ,para fushatës elektorale të Evropës dhe ShBA-ve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".