Kosova pa vonesë të anëtarësohet në NATO

Kosova pa vonesë të anëtarësohet në NATO
Kosova pa vonesë të anëtarësohet në NATO

Skender Mulliqi

  • 24 November 2023 - 18:49

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Vuçiqi po shihet së po trimërohet nga Putini. Kosova edhe pse e ka KFOR-n , janë pjekur kushtet që te jemi anëtare e NATO-s. Prandaj,është detyrë e secilit prej nesh, që nëse rrezikohet Atdheu, e po na rrezikohet nga Serbia dhe aleati i saj Rusia, të bëhemi unik, se kjo opozitë tashmë është bërë e pakuptueshme për rrethanat e krijuara politike dhe gjendjen e sigurisë. Kemi pasur fatin e keq, ta kemi për fqinjë një shtet siç është Serbia , më i mbrapshti sot jo vetë në Evropë.

 

Rrugët e jetës janë të ndryshme për secilin prej nesh. Të paktën për një moment, të qëndrojmë së bashku për Kosovën tone. Le të rrahin zemrat përgjithmonë për vendlindjen tonë. Sepse atdheu është vetëm një. Mëmëdheu është si një nënë, vlen flori, duhet të jemi të vetëdijshëm të gjithë për këtë. Kosova do të jetë një vend i suksesshëm kur djemtë dhe vajzat krijojnë të mira për shoqërinë dhe atdheun e tyre. Kjo do të rrisë standardet tona dhe do të na ndihmojë të ngjitemi në shkallët e egalitarizmit.. Porositë e klasës të kaluar politike ishte një storie të mos suksesit të Kosovës të pas luftës . Kjo për mungesa të vizionit dhe lakmive materiale që na lanë pa perspektivë , larg këmbëve të zhvilluara evropiane. Kemi menduar më shekuj së do të jemi më mirë nëse bashkohemi? Patriotizmi. Këtu nuk e kam fjalën për nacionalizmin dhe shovinizmin budallenj, që është gjithmonë e leverdishëm për popullin dhe çmendurinë histerike serbe ndaj shqiptarëve, në tokat e tyre stërgjyshore. Prandaj, edhe ekziston vija ndarëse. Patriotizmi është jashtëzakonisht i dobishëm - shovinizmi serbomadh është i dëmshëm. Serbët nuk po heqin dorë nga logjika ultra-nacionaliste për të pushtuar tokat shqiptare. Monstruoziteti dhe dhuna ndaj popullit shqiptarë është bërë gjë normale. Evropa duhet kuptuar më në fund, së të përkrahësh regjimin terrorist të Vuçiqit, është rrënim I vlerave perëndimore, është rrënim i demokracisë, është proklamim I dhunës së shfrenuar dhe gjakderdhjes së re në Ballkan dhe më gjerë. Shfryrjen e Orgjisë të ultra nacionalistëve serb, patëm rastin ta shohim, dhe ta përjetojmë në vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar më shkatërrimin e Jugosllavisë së Titos. Kjo nuk ishte dashur të lejohet të na përsëritet në këtë fillim shekull , po thuaj nga protagonistët e njëjtë të politikanëve serb në pushtet, siç është Vuçiqi me kompani, i cili prapë po koncentron forcat ushtarake vijës kufitare më Kosovën. Edhe në takim me Stotelbergun në Beograd, Vuçiqi e tha haptazi së punë e Serbisë. Kjo mos tërheqje e fjalës së tij para Stoltenbergut i cili e bëri më dije Vuçiqin së koncentrimi i këtyre forcave ushtarake , nuk i ndihmon stabilitetit në rajon. Vuçiqi po shihet së po trimërohet nga Putini. Kosova edhe pse e ka KFOR-n , janë pjekur kushtet që te jemi anëtare e NATO-s. Prandaj,është detyrë e secilit prej nesh, që nëse rrezikohet Atdheu, e po na rrezikohet nga Serbia dhe aleati i saj Rusia, të bëhemi unik, se kjo opozitë tashmë është bërë e pakuptueshme për rrethanat e krijuara politike dhe gjendjen e sigurisë. Kemi pasur fatin e keq, ta kemi për fqinjë një shtet siç është Serbia , më i mbrapshti sot jo vetë në Evropë. Formimi i Asociacionit që po kërkohet nga Serbia dhe Evropa, i hyn fillimisht në funksion Vuçiqit, që pa vonuar shumë të ndanë veriun nga pushteti i Prishtinës zyrtare. Askush nuk e ka të drejtën të pranon kapitullimin e shtetit të ri të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".