No pasaran, për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë!

No pasaran, për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë!
No pasaran, për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë!

Fadil Maloku

  • 25 November 2023 - 15:14

Shkruan:Sociologu - Fadil Maloku  

 1. Toleranca e dëshmuar e politikës kosovare në kohën e pasluftës, kur lejuan arbitrarisht të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë që në fakt, përveç që ishte absurd (shkaku, se ishte një interferim në gjitha proceset dhe zhvillimet e shtetndërtimit) ishte edhe një vendim i gabuar dhe i pamenduar (shkaku, se krijoj precedentin e rritjes së “peshës specifike” tē superdiskriminimit pozitiv) sa duhet, sidomos kur janë në pyetje fuqizimi i mëtejshëm i një “grusht” njerëzish tẽ një komuniteti minor siç janë serbët e Kosovës. Komunitet përmes të cilit Serbia (jo ata vetë) po mundohet të zgjeroj (lexo: kontestoj e kontrolloj inxhinieringun sociopolitik e socioekonomik) korpusin e të drejtave në formë dhe përmbajtje të një autonomie (fillimisht kulturore që e synon Asociacioni) shtesë e me kompetenca të një pushteti të tretë në Kosovë.

2. Tani, nëse sërish e përsërisim “tolerancën” e politikës së pasluftës, pra lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë (pa asnjë kusht tẽ vetëm!) në Kosovë tani në kohën kur ajo nuk është në gjendje më t’i diktoj as rrethanat brenda Republikës (shkaku i tentimit të aneksimit të veriut, me aktin terrorist të Milan Radojçiqit), në fakt ne përveç jo seriozitetit dhe jo gatishmërisë sonë për t’i rritur gjasat e ruajtjes, po edhe mbrojtjes së sovranitetit të atakuar… si asnjëherë më parë, do dëshmonim jo vetëm ligësi po edhe shkelje e abuzim me kushtetutshmërinë tonë të shpallur e të miratuar të vitit 2008. 3. S ‘këndejmi, institucionet kosovare duhet të mos lëshojnë pe asnjë milimetër në këtë drejtim. Një arsye tjetër shtesë e këtij konstatimi, duhet të na shërbej edhe përvoja që kemi me Serbinë në gjithë këto vite të pasluftës është edhe ajo, se sa herë që politika kosovare është dëshmuar tolerante, Serbia gjithnjë e ka rritur ambicien dhe synimin e saj për t’i bërë koncesione të reja.

Qeveria, po edhe opozita bashkë me shoqërinë civile dhe sidomos medie sociale, duhet stoikisht t’u bëjnë ballë (me argumente gjithnjë; juridike, politike e sidomos ato të sigurisë) edhe presioneve e insistimeve të miqve e aleatëve tanë, për të lejuar një keqpërdorim po edhe mundësi instalimi të një ndikimi shumë më ofiçient dhe më të rrezikshëm të Serbisë, në procesin e sendërtimit të Kosovës. Aleatëve tanë duhet shpjeguar dhe argumentuar se Serbia nëse do zgjedhje të saj në Kosovë, le ta firmosë ad hoc një Marrëveshje “xhentëlmenë” ndërshtetërore, ku pikë për pikë do hartoheshin si kushtet ashtu dhe mundësitë e pjesëmarrjes së serbëve lokal në zgjedhjet e saj. Autori i këtyre rreshtave, në vitin 2013 nuk pranoj që serbët lokal të votojnë me stemën dhe simbolet serbe, për çka pagoj tagrin e shkarkimit (nga anëtari i KQZ-s) të padrejtë e jo kushtetues nga ish Presidentja e “zarfit”…

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".