Mjaft me politikë të butë të ledhatimit, SHBA dhe BE duhet ta kushtëzojnë Serbinë me masat më të ashpra të ndëshkimit

Mjaft me politikë të butë të ledhatimit, SHBA dhe BE duhet ta kushtëzojnë Serbinë me masat më të ashpra të ndëshkimit
Mjaft me politikë të butë të ledhatimit, SHBA dhe BE duhet ta kushtëzojnë Serbinë me masat më të ashpra të ndëshkimit

Muhamet Kelmendi

  • 26 November 2023 - 07:10

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Bazuar në politikën anti evroperëndimore dhe mos bashkëpunimin serioz në dialog me Kosovën nga ana e Serbisë, Serbia kërkohet që të ndëshkohet nga BE, NATO dhe SHBA-të, sepse falë politikës agresive e destruktive të Serbisë, edhe siguria në Ballkan dhe në Evropë është duke u përkeqësuar dukshëm.

 

Përveç, agresionit rus në Ukraine, vendi tjetër i rrezikimit të paqes në Evropë është Serbia me pretendimet agresive territoriale ndaj Kosovës. Agresioni terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023 e ka rrezikuar shumë paqen në Ballkanin Perëndimor. Aksioni u gjykua edhe nga jashtë. Por, as BE dhe as SHBA-të nuk morën masa konkrete kundër Serbisë. Të njëjtin e gjykoje edhe NATO. As kjo organizate ushtarake euroatlantike nuk morri masa ndaj aktorëve terroristë. Serbia nuk u gjykua dhe nuk iu vendosen masa ndëshkuese. Kjo formë e veprimit ju dha forcë dhe kurajo nacionalistëve racistë serb në Beograd. Serbia nuk i kapi dhe nuk po i dënon terroristët e tubuar nga Radoiçiqi që morën veprime agresive në territorin e Kosovës. Në fakt ishte vetë Serbia që i organizoj, i armatosi dhe i futi në veprim terroristët serb në Kosovë. Besohet se edhe në të ardhmen do të bëhen nga Serbia agresione terroriste ndaj Kosovës. Rreth kufirit me Kosovën janë vendosur forca të mëdha të xhandarmërisë serbe dhe formacione të mëdha ushtarake. Gjenden edhe forca paramilitare rreth kufirit me Kosovën. Bazat e vendosura, 48 sa janë, rreth kufirit me Kosovën, nuk u vendosen atjë për të bërë lojë futbolli, apo për të ushtruar basketboll. Në këto vende kufitare u vendosën për agresion ndaj Kosovës. Vizita e z. Stoltenberg në këtë anë të Evropës dhe në Serbi nuk ishte e qartë dhe nuk i shërbeu paqes në nivelin e pritur . Në Beograd nuk doli qartë qëndrimi i NATO-s. Nuk ishte i qartë qëndrimi ndaj Serbisë si shkaktare e dhunës terroriste dhe e rrezikimit të paqes në Ballkan. Nuk iu përcoll qartë qëndrimi i NATO-se për terrorin në Banjskë . Edhe deklarimet për bazat ushtarake serbe në kufi me Kosovën ishin më tepër si lutje të Stoltenbergut për ti zvogëluar se sa si qëndrim i qartë i NATO-s. Ndërsa, Vuçiq iu përgjigj: " Ku e vendosim ushtrinë është çështje e jona e brendshme. Askënd nuk e pyesim për këtë çështje". Serbia ka armë moderne. Ka avion të ri rus, raketa kineze dhe helikopter rus të blerë në Qipro. Këto i dinë z. Stoltenbeg, z.Borel, z. Lajçak dhe lajçakat tjerë. Kudo në Evropë e në SHBA dihet se Serbia është militarizuar shumë. Ka armë të sistemeve të reja ruso-kineze. Priten vetëm veprimet konkrete ushtarake ndaj Kosovës. Lufta do të zgjerohet. Kudo do të shpërthen vala dhe terrori nacionalist i botës serbe. Shqiptarët do të mbrohen me çdo mjet që e kanë. Atëherë do të shihen gabimet e rënda të NATOS, të BE-së dhe të SHBA-ve. Është koha e masave konkrete. Serbia nuk duhet të kaloj pa ndëshkim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".