Familja e Ramiz Hoxha Cërnicës në Gjilan , frymëzim i të gjitha kohërave për çlirimin dhe emancipimin kombëtar

Familja e Ramiz Hoxha Cërnicës në Gjilan , frymëzim i të gjitha kohërave për çlirimin dhe emancipimin kombëtar
Familja e Ramiz Hoxha Cërnicës në Gjilan , frymëzim i të gjitha kohërave për çlirimin dhe emancipimin kombëtar

Agim Bajrami

  • 27 November 2023 - 12:21

  Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

 -Nga koha e rilindësve kombëtar ,trungu i familjes së Ramiz Cërnicës (Hoxha) u vënë në kauzën e të drejtës kombëtare . Ata nuk pushuan së vepruari dhe vazhdimisht u angazhuan për idealin e çështjes kombëtar, edhe të sakrifikuar me burgje,të ndjekur e persekutuar, për çlirimin dhe emancipimin kombëtar,kurr nuk u ndalën. Familja e Ramizë Cernicës, për brezat e ardhshëm, e lanë porosinë e' kodit kombëtar' , se lira dhe emancipimi i shqiptarëve, arrihet përmes arsimimi ,dije,punës e angazhimi kombëtar, dhe besimi fetar i të gjitha religjioneve është SHQIPTARIA. Familja e Ramiz Cernicës me breza të tërë, u angazhuan për atdheun dhe kombin e arbnorëve duke lënë shumë vepra për shqiptarët dhe brezat e ardhshme,se 'besimet fetare' janë të dobishme për aq sa janë në shërbim të kombit dhe atdheut, dhe emancipimi i grave shqiptare është thellësia e kulturës dhe vlerave të lashtësisë iliro- shqiptare. Dhe nga veprat e familjes Cernica (Hoxha), u bë frymëzimi i gjeneratave shqiptare për çlirimin dhe emancipimin shqiptar, duke e vënë për kauzë kombëtare,edukimin dhe arsimimin e mirëfilltë qytetarë shqiptar, respektimin dhe ndershmërinë ndaj veçorive njerëzore e etnive tjera kombëtare. Ata,familja Cernica në Gjilan,u bë burim i frymëzimit për të gjitha brezat shqiptar, të përparimit dhe emancipimit kombëtar. Nga familja e Ramiz Cernicës, kanë dal femrat e para të shkolluar,ku të cilat kontribuan shumë në edukimin e shëndosh në familje,e shoqërinë shqiptare dhe me gjerë dhe ndikuan në imazhin dhe respektin e ofruara nga etnitë thera . Nga familja Cernica, gjetën frymëzim, edhe lëvizjet kombëtare shqiptare nëpër faza të ndryshme historike, për çlirimin nga Serbia. Ajo ishte kontribuese dhe e hapur për të gjithë, që mbi të gjitha mbanin, lehtësimin e kombit dhe atdheut. Me familjen e Ramiz Cernicës ,u mburren Anamorava e Gjilanit,Gollaku e Llapi,rrafshi i Dukagjinit,por edhe ëma Shqipëri!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".