Pas 24 viteve shtatorja e Adem Demaqit u vendos në Podujevë!...

Pas 24 viteve shtatorja e Adem Demaqit u vendos në Podujevë!...
Pas 24 viteve shtatorja e Adem Demaqit u vendos në Podujevë!...

Ismail Muçiqi

  • 27 November 2023 - 14:24

Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi  

Emri simbolik i Heroit të Kosovës, i veprimtarit , i gazetarit me famë, i letrarit, i romanit Gjarpërinjtë e Gjakut, i patriotit të Kombit Shqiptarë u promovua sot në qytetin e Podujevës shtatorja e tij e cila i mungonte Llapit. Emri i Adem Demaqit është i lidhur me historinë  e Kombit Shqiptarë përkatësisht veprimtaria e tij patriotike për lirin dhe të drejtat e Shqiptarëve  është vazhdimësi e periudhës të shekullit të kaluar të sistemit komunist dhe vazhdimësi e shekullit në të cilin po jetojmë. Demaqi ishte inspirim i gjeneratave të tëra të Shqiptarëve në të gjitha trojet etnike. Ishte viktimë e diktaturës komuniste e cila pa mëshirshëm e dënojë me burgim të rëndë plotë 28 vite. Adem Demaqi ishte vigan i lëvizjes revolucionare për të drejtat e Shqiptarëve në ish jugosllavi. Shumë diplomat dhe gazetarë nga Bota e vlerësuan lartë veprimtarinë e tij, politike, lartëpamësin dhe vizionin për proceset demokratike në Botën e civilizuar.

Demaqin e krahasuan dhe e pagëzuan me Ellson Mendellën e Afrikës. Romani i Adem Demaqit “Gjarpërinjtë e Gjakut” ishte Abetare e dytë e popullit Shqiptarë kudo që jetojnë. Mesazhet e romanit janë të gjalla dhe aktuale gjithmonë deri sa të jetojmë. Llapi ku lindi Adem Demaqi i mbeti borgj këtij burri të madh të kombit. Sot pas 24 viteve në liri më në fund dikujt i ra ndërmend se ky njeri i madh duhet ta ketë shtatoren në Podujevë. Kjo shtatore është dashtë të ngritet qysh moti, por hilet, inatet, xhelozitë, e atyre politikanëve që udhëhiqen me institucionet qoftë komunale apo ato qendrore ndikuan për së mbrapshti për shkak të rivalitetit dhe konkurrencës politike.

Parlamenti Evropian nuk nguroj për t'ia  dhënë shpërblimin (Saharov për paqe) këtij njeriu që la gjurmë të thellë në historinë e Shqiptarëve. Andaj manifestimi që u bë sot në Podujevë me rastin e zbulimit të shtatores të këtij patrioti me përmasa Botërore i dhanë kuptim më në fund Komuna e Podujevës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës në krye me Albin Kurtin. Ishte mburrje dhe krenari për gjenerata të tëra të intelektualëve të mirëfillt të Kosovës dhe veprimtarëve, e patriotëve me taban që jetuan në epokën e Adem Demaqit. Veprimtaria e rezistencës politike e patriotike do të mbetet gjithmonë inspirim për gjeneratat e tanishme dhe ato që do vijnë pas nesh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".