Nga Podujeva vjen kushtrimi, nuk të harrojmë kurrë o hero, Adem kryetrimi!
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkruan: Prof.Dr. Mehdi Hyseni
- Përmendorja e Bacës Aden Demaçi, krenari për çdo shqiptar bir shqiptari, jo vetëm për Podujevën, por për Kosovën dhe për mbarë Shqipërinë Etnike.
-Urime Kosova ime e Shqipërisë Etnike, shtatorja e Birit tënd më të dashur, më të shtrenJtë dhe më të devotshëm, Adem Demaçi!
-Urime nga zemra të të gjithë bashkatdhetarëve të mi (motra e vëllezër),që kanë kontribuar për ngritjen e shtatores së Bacës Adem në vendlindjen e tij, Podujevë, më 26 nëntor 2023, që dëshmon se historia e pavarësisë së Kosovës, nuk mund të falsifikohet sipas dëshiës dhe prosisë së “karkalecëve” të kohës njerkë.
Kodi etik, politik, diplomatik, kombëtar, atdhetar dhe shtetëror i Kosovës së pavarur dhe sovrane, është Adem Demaçi dhe Adem Jashari, askush tjetër lider politik a luftarak. Këtë e provojnë edhe veprat e tyre emblematike jetësore, që ia dhuruan dheut dhe popullit shqiptar të Kosovës së Shqipërisë Etnike
S’ka dyshim se, ngritja e shtatores së Bacës Adem Demaçi në Podujevë, është vërejtja e parë dhe e fundit e popullit liridashës të Llapit dhe Gollakut kundër falsifikimit të historisë nga skribomanët e pacifizmit primitiv sllavo-bizantin dhe hyzmeqarëve të tyre, të cilët jo më pak se 30 vjet luftuan dhe propaganduan, shpifën, spekuluan, mashtruan, frikësuan, indoktrinuan dhe helmatisën popullin, se gjoja Adem Demaçi në liri-jashtë burgut në Kosovë (1990-2018) “nuk kishte fuqi të mjaftueshme psiko-fizike për të bërë politikë dhe për të udhëhequr Kosovën”(!?). Kjo ishte rrena më e madhe e kurdisur nga armiqtë e brendshëm të Kosovës, e cila pati ndikuar negativisht në prishjen e bindjeve politike dhe kombëtare të shumë njerëzëve të strukturave politike, të cilët pa të drejtë krijuan aversion, panik, konfuzion dhe urrejtje ndaj kryefigurës kombëtare shqiptare të Kosovës, Adem Demaçi, i cili për çlirimin, për lirinë dhe për pavarësimin e Kosovës martire nga pushtimi kolonial dhe gjenocidal i Serbisë së madhe; vuajti jo më pak se 28 vjet burg nëpër kazamatet famëkeqe të ish-Jugosllavisë (1958-1990).
Çfarë idiotizmi dhe padrejtësie ?!
-Duhej të prisnim jo më pak se 20 vjet në liri e në paqe, e së fundi, më 26 nëntor 2023 në Podujevë, të ngrihtej PËRMENDORJA E PARË E HEROIT ADEM DEMAÇI!?
Këtë falsifikat , këtë turp dhe këtë padrejtësi nuk ka shkencë, as politikë, as diplomaci e as drejtësi, që e justifikon, në asnjë kuptim!
Të lumtë Shpejtim Bulliqi, që ngrite në këmbë të gjallë Bacën Adem me librin e tij profetik e vizionar për lirinë dhe për pavarësimin e Kosovës së Shqipërisë Etnike !
Përmendorja e parë e Demaçit në Podujevë, apelon popullin për rindërgjegjësim dhe për bashkim kombëtar kundër falsifikimit të derisotëm të historisë dhe të politikës së pavarësimit të Kosovës.
-Po, pse mos të thuhet, se ngritja e parë e shtatores së disidentit, të kryeideologut, të kryetribunit, të kryepaqësorit, të kryedemokratit, të kryerevolucionarit dhe Mandeles së Evropës, Adem Demaçi, është akt i lartë i ndërgjegjës, i drejtësisë dhe vepër e guximshme njerëzore dhe kombëtare shqiptare e Shpejtim Bulliqit (kryetar i komunës së Podujevës) me bashkëpunëtorët e tij qeveritarë në nivel komune dhe në nivel republike.
Kjo shtatore thërret kundër falsifikimit të historisë së pavarësisë së Kosovës !
Pra, shtatorja e Bacës Adem Demaçi është një argument i pakundërshtueshëm historik, politik, kombëtar dhe atdhetar shqiptar, që APELON ASHAK-un në Prishtinë, ASHSH-në Tiranë dhe ASHASHA-në Nju-Jork, që të rindërgjegjësohen dhe të fillojnë të shkruajnë historinë e vërtetë për pavarësinë e Kosovës (17 shkurt 2008), jo të heshtin historinë dhe politikën e falsifikuar histerike të disa skribomanëve të parapaguar nga partitë e ndryshme politike dhe nga bizneset e shantazhuara me protagonistët e këtyre politikave, të cilat sipas interesave të ngushta personale. grupore, partiake, nahijore, ideologjike, ekonomike, tregtare e financiare kanë përçarë popullin sipas interesave të ngushta të kryeliderëve të tyre në pushtet dhe jashtë pushteti.
Kjo përçarje është e dëmshme dhe e rrezikshme për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës (17 shkurt 2008).
Prandaj, pajtohuni, bashkohuni dhe mësoni nga veprat jetësore kombëtare, patriotike dhe atdhetare të Bacës Adem Demaçi dhe të kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, se si duhet punuar, luftuar dhe dashur popullin dhe atdheun-Shqipërinë Etnike. Prandaj,, mos u viktimizoni dhe mos mos u armiqsoni, duke vrapuar pas liderëve të ndryshëm qoftë partiakë apo shtetërorë, sepse ata janë të përkohshëm, mund t'iu lënë me të meta të pashërueshme antietike dhe antihumane, që dëmtojnë për vdekje ndjenjën e dhimbjes, të solidarësisë, të drejtësisë dhe të dinjitetit njerëzor. -Mbështetuni në popullin, punoni dhe jetoni për popullin dhe për atdheun-Shqipërinë Etnike, jo për interesa të askujt, vetëm për interesin e përgjithshëm të popullit të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike, sepse kjo është "kodi" ynë i përjetshëm i ekzistencës, i zhvillimit, i përparimit dhe i prosperiotetit të ardhmërisë sonë gjithëkombëtare. -Shqipëria Etnike është foleja jonë e ngrohtë dhe parajsa jonë e përjetshme, jo mërgimi dhe tretja nëpër dhera të huaja të botës si shtegtarë të harlisur dhe të vetmuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".