Me liderët e pa korruptuar në pushtet, Kosovës ka filluar ti vjen era shtet

Me liderët e pa korruptuar në pushtet, Kosovës ka filluar ti vjen era shtet
Me liderët e pa korruptuar në pushtet, Kosovës ka filluar ti vjen era shtet

Dr. Hysni Aliu

  • 29 November 2023 - 11:36

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

 Koka e shëndoshë në krye me në krye Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, i sollën më shumë se një miliard buxhet më të lartë për dy vite shtetit tonë.  Këto para po i shkojnë drejtë në gjepat e popullatës së rëndomtë e jo të milionerëve. Këta njerëz e kthyen veriun në shtetin e Kosovës, i mbyllën laboratorët e drogës në veri, nga të cilët helmohej rinia jonë, e policia jonë i zdriti fytyrën kombit dhe miqve ndërkombëtarë, në betejat që pati në veri. 

-Thotë një thënie popullore  ” kur e ke kokën shëndosh, edhe me të dhimbtë trupi gjen zgjidhje” ama rastësisht me tu krimb koka sikur na u patë krimbur dikur, aty veç zoti mundet me të shpëtua, ashtu siç na shpëtoj neve me sjelljen në këtë botë dhe në pushtet  të presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Ne jemi një popull i bekuar nga Zoti, e këtë e vërteton fakti që çdo 20-30 vite këtij kombi i sjell një figurë të madhe që bënë historinë.  Kjo na ka ndodhur neve që nga koha e Skënderbeut e deri te Ismail Qemaili, Isa Boletini, Hasan Prishtina Adem Demaqi, Ibrahim Rugova, Adem Jashari e së Fundmi Albini Kurtin me Vjosa Osmanin. Në mesin e tyre ka mijëra të tjera figura të mëdha kombëtare që s’mundem ti përmendi, por këta  i përmenda vetëm si krerët e një faze të caktuar të historisë tonë kombëtare.  Falë këtyre kokave të ndritura që ju ngjajnë profetëve të dërguar nga Zoti, kombi ynë mbijetoj e jetoj në çdo fazë të vetë.  Përkundër kësaj, kombi ynë ka edhe fundërrina që e quajnë veten shqiptarë, e që natë e ditë prapa skenën e edhe në skenë indirekt punojnë për ti shërbyer armikut të përbetuar të shqiptarëve. 

Para disa kohe, rreth një viti,  isha në Kosovë për një vizitë të shkurtër, pas ndërrimit jete të një individi, aty pash gjithçka,  e ndjeva gjithçka për dy ditë të pame. Me e rënda ishte jo sinqeriteti i njerëzve e britmat e dy ” hogjollarëve” që erdhën për krye shëndoshë. Ata ju batisnin të pranishmëve sikur të ishin zotëra të botës, ndërsa nga disa që i prisnin ata që vizitonin, posa ju kthente shpinën dikush, të vetmin koment e kishin, ky është i keq, ndërsa lëvdata ju bënin vetëm nëse në të pame vinte ndonjë milioner.  Dyfytyrësia dhe vlerësimi i individit vetëm nëpërmes parasë apo e kundërta e saj,  varfërisë, për mua do të thotë shumë. Edhe rruga e atyre që vinin për krye shëndoshë, koha e humbur, shpenzimet e çdo gjë tjetër, mu dhimbeshin shumë,  sepse në momentin që dilnin nga dera ata  merrnin një fyerje, e në vend të falënderimit shpirtërorë,  njerëzve u jepej një falënderim gojor e fyerjen e rezervoni për momentim që pasonte. Kështu ndodhte me të gjithë, lëvdata për të pasurit e fyerje për të varfrit.  

Pra mendoni dhjetë herë në të pame të kujt shkoni para se të shkoni, sepse do jeni të fyer, apo nëse detyroheni të shkoni së pari fyeni paraprakisht sepse do jeni të fyer në çdo rast( këtë të fundit nuk ua sugjeroj) Ky mos sinqeritet e egoizëm, bajraktarizmi dhe të qenurit i shantazhuar nga Serbia e la Kosovën pa bust të komandantit legjendar Adem Jashari në Prishtinë e pa bust për Mandelen e shqiptarëve Adem Demaqin deri në javën e kaluar, kur më në fund aj bust që simbolizon  një fazë të historisë tonë më në fund u vendos në Podujevë. 

Përse nuk u bënë këto më herët, ajo po dihet. Koka e shëndoshë në krye me në krye Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, i sollën më shumë se një miliard buxhet më të lartë për dy vite shtetit tonë.  Këto para po i shkojnë drejtë në gjepat e popullatës së rëndomtë e jo të milionerëve. Këta njerëz e kthyen veriun në shtetin e Kosovës, i mbyllën laboratorët e drogës në veri, nga të cilët helmohej rinia jonë, e policia jonë i zdriti fytyrën kombit dhe miqve ndërkombëtarë, në betejat që pati në veri. Nuk jam poet, pore përnjëherë më erdhi një  frymëzimi ta shkruaj një poezi të thjeshtë për ata që janë pranë eksplodimit shpirtërorë, si rrjedhojë e të mirave që po shijon populli dhe shteti nga kjo qeverisje e si rrjedhojë edhe shterimi i qeshmes së parasë së hajnisë për ta. Ju uroj lexim të këndshëm. Juve që ju dhemb nga kjo poezi, ju sugjeroj ta ndërroni kahen, e dhimbja do të ju shuhet, pra është kaq e lehtë. Ama së pari duhet të liroheni nga paraja e pistë. 

 Kosova Ime

 Ata të vjetrit u ba mirë që jon ndërrue, 

E fundosja e kriminelëve shpejtë ka fillue, 

Serbia zgjedhjet në Kosovë s’po mundet me i realizue 

E as Kryeministrin me kryetaren s’po munden me na i rrëzua 

E as me na i caktua. 

 As marrëveshjet në Bruksel s’po mundet me na i imponue 

E si pasojë s’po mundet me i nënshkrue

Serbëve ju ka than kerret në KS bon me i regjistrue

E Radoiçiqin në Kopaonik e ka que. 

 Veriun s’po mundet ma me e kontrollue,

Vuqiqin mendja e ka lanë e bash u tranue

Se  prej që erdhën Vjosa e Albini në krye të shtetit

As s’po mundet me sundue e as me u gëzue. 

 Lumë Kosova qysh ka përparue,

Edhe vizat ju kanë liberalizue,

Në BE e NATO tash shpejtë do me u anëtarësue.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".