Opozita arrogante kërcënon me goditje të fuqishme kundër shtetit, me lojëra të ulëta për grabitje të pushtetit

Opozita arrogante kërcënon me goditje të fuqishme kundër shtetit, me lojëra të ulëta për grabitje të pushtetit
Opozita arrogante kërcënon me goditje të fuqishme kundër shtetit, me lojëra të ulëta për grabitje të pushtetit

Gani Qarri

  • 29 November 2023 - 21:14

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Kërcënimi për dërgimin edhe të Ligjit për Fondin Sovran nga opozita, në Gjykatën Kushtetuese, është jo vetëm edhe një goditje tjetër e rëndë kundër qytetarëve, por edhe çmenduria më e pashembullt politike, e cila mund të cilësohet edhe me tradhti kombëtare, kundër projekteve më serioze, të shtetit të brishtë të Kosovës, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, stabilizim dhe reformim të thellë, më qëllim të krijimit të bazës së qëndrueshme, për investime të sigurta nga ana e shtetit!

 

Fondi Sovran do të duhej të shërbente si menaxhues i aseteve publike, ku Ligji rregullon mënyrën e qeverisjes së Fondit dhe vendos parimet e përdorimit, rregullat dhe mënyrën e financimit, i cili është paraparë të themelohet si shoqëri aksionare, që do të kryejë një sërë funksionesh dhe ka edhe krahun investues me qëllim akumulimin afatgjatë të kapitalit të cilin mund ta investojë jashtë dhe brenda vendit. Kuvendi i Kosovës projektligjin e fondit, e ka miratuar në seancën e 13 korrikut në lexim të parë, kurse leximi i dytë dhe votimi final pritet të ndodhë në seancën e kësaj jave. Kryeministri Albin Kurti ka shpjeguar se Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik që është iniciuar ndonjëherë në Kosovë dhe se ky Fond do të rrisë mundësinë e investimeve, si dhe të përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre. “Ndërmarrjet tona publike, që nuk operojnë më me humbje si në të kaluarën, së bashku me 24 mijë asete tjera do të barten nga qeveria në Fond, i cili do të rrisë mundësitë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre. Kjo nismë e bën qeverinë më të vogël, kurse shtetin më të fortë dhe më të pasur, duke na vendosur edhe neve si shtet, në hartën e tregjeve botërore financiare”- një model që e përdorin shtetet më të zhvilluara të botës, andaj edhe Qeveria e Kosovës, është përcaktuar për një fond të tillë, ka thënë kryeministri Kurti me rastin e miratimit të këtij ligji. “Mbi 170 shtete të botës, nga gjithsej rreth 200 sosh, sa janë gjithsej, kanë fondet e tyre sovrane, kurse trendi më i lartë i formimit të fondeve sovrane është shënuar në fillim të viteve 2000, ndaj dy dekada më vonë, edhe Kosova do të bëhet pjesë e shumicës së botës dhe e trendit global”- ka deklaruar Kryeministri Kurti. Për aq më tepër, Fondi Sovran, është paraparë ta zëvendësojë edhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), duke marrë nën menaxhim ndërmarrjet publike në vend, të cilat aktualisht menaxhohen nga AKP. Mirëpo, si çdo herë, që nga hedhja e tyre në opozitë, pengesat për ecjen e vendit përpara, shfaqen nga partitë e dështuara politike opozitare, PDK, LDK dhe AAK, të cilat edhe këtë Projekt serioz të Qeverisë së Kosovës, kanë paralajmëruar ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese, e nëse kjo gjykatë, serish vendosë në favor të çmendurive opozitare, fajin do ta bartë edhe ajo, për bllokimin e ecjes përpara të shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".