Kosova në marrëveshje të drejtpërdrejtë me SHBA-të për mbrojtje në rast lufte

Kosova në marrëveshje të drejtpërdrejtë me SHBA-të për mbrojtje në rast lufte
Kosova në marrëveshje të drejtpërdrejtë me SHBA-të për mbrojtje në rast lufte

Dr. Hysni Aliu

  • 01 December 2023 - 17:15

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Franca është një shtet mike, por besoj që me divergjencën që po e tregon me perëndimin në raport me Serbinë, është duke e rrezikuar paqen në Ballkan, andaj është çështje e të mëdhenjve, pra presidentit Biden që të flas me presidentin Makron për këtë çështje, sepse koha e miqve të rrejshëm dhe e neutralitetit ka kaluar. Kosova duhet të bëj një marrëveshje të drejtpërdrejtë me SHBA-të për mbrojtje në rast lufte, ashtu siç e ka SHBA me disa shtete. Kryeministri i Shqipërisë z Edi Rama duhet ta kuptoj që iluzionet e tij për Ballkan të hapur kanë përfunduar, dhe se kryeministri Kurti ka qenë që nga dita e parë kryeministër në kuptimin e plotë të fjalës, e jo siç tha ai” tani ka filluar të bëhet kryeministër” dhe se i takon tani më Kryeministrit Rama të fillon të bëhet Kryeministër i Shqipërisë, sepse ajo i ka munguar, sidomos në aspektin e raporteve Kosovë-Shqipëri.

 

Në shkrimin paraprak fola për atë se kush jemi ne dhe sa vështirë e kanë atdhetarët të punojnë për një Kosovë me sovranitet të plotë në çdo cep të territorit të saj. E lexova një deklaratë të ish ministrit të PDK- së z. Enver Hoxhaj, i cili thotë, se me ardhjen e Kurtit në pushtet, paqja në Ballkan është kërcënuar! Kjo deklaratë që është në linjë të plotë me deklaratat e me parme të opozitës, e shfajëson tërësisht Serbin e Rusinë për të bërat e veta dhe nga të qënurit faktor destabilizues për botën e në këtë rast edhe Kosovën. Shtrohet pyetja se përse një profesor universitar flet më kaq idiotizëm duke mbrojtur direkt politikat ruso-serbe? Unë nuk mund ta di arsyen, por e di që të jesh në kundërshtim me deklaratat e sekretarit të NATOS, të sekretarit Blinken, dhe të z. O Brian, për kërcënimet që po vijnë nga Serbia dhe Rusia, të bënë të mendosh shumë se ku e kanë kryet këta njerëz dhe nga kush shantazhohen si rrjedhojë e të bërave të tyre. Unë besoj shumë që pikërisht sjellja e opozitës sa ishte në pushtet e tani si opozite e ka ndihmuar shumë Vuçiqin që të besoj në iluzionet e tij për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës e Ballkanit. Ai tani është futë në rrugë pa krye e s’ka si të kthehet prej asaj rruge, sepse grillat që e mbyllin rrugën kthyese janë mbylle. Njëjtë po duket të jetë problematika edhe me opozitën e Kosovës, përjashto pakëz Ramush Haradinajn. Deklaratat e fundit të krerëve të sigurisë perëndimore NATO, SHBA, Britani e Madhe, ku për herë të parë kërcënohet Serbia, se nëse prek Kosovën hyn në lufte me NATO-n, janë deklarata të dhimbshme sepse lufta nuk i sjell dobi askujt, por njëherësh janë edhe po aq të rëndësishme dhe domethënëse, sa që hapin një kapitull të ri në raportet Serbi-Perëndim. Koha e deklaratave falco, e diplomatike si po duket ka kaluar, dhe është koha e së vërtetës, ku shkohet në sistemin krejt ose asgjë. Kryeministri Kurti para 6 muajsh pati thënë që perëndimi do ta kuptoj me kalimin e kohës që është duke u manipuluar dhe duke besuar naivisht në Serbinë e Vuçiqit, dhe ajo po del tani si e saktë. Edhe ambasadori Hill në Beograd ka filluar ta kupton gabimin e vet dhe ka bërë tani më deklaratë të drejtpërdrejtë në lidhje me veprimet e gabuara të Serbisë. Sa i përket Kosovës, unë besoj që perëndimi duhet të flet direkt, me opozitën kosovare, dhe atyre të ju kërkoj të zgjedhin në cilin krah janë, pra me Serbinë e Rusinë apo me Kosovën, kjo është tepër e rëndësishme, dhe nëse opozita zgjedh Kosovën, atëherë duhet të zgjedhjet edhe me fjalë edhe vepra. Çështja e dytë, që unë besoj se është shumë e rëndësishme, është orientimi i Francës, në raport me Serbinë. Franca është një shtet mike, por besoj që me divergjencën që po e tregon me perëndimin në raport me Serbinë, është duke e rrezikuar paqen në Ballkan, andaj është çështje e të mëdhenjve, pra presidentit Biden që të flas me presidentin Makron për këtë çështje, sepse koha e miqve të rrejshëm dhe e neutralitetit ka kaluar. Kosova duhet të bëj një marrëveshje të drejtpërdrejtë me SHBA-të për mbrojtje në rast lufte, ashtu siç e ka SHBA me disa shtete. Kryeministri i Shqipërisë z Edi Rama duhet ta kuptoj që iluzionet e tij për Ballkan të hapur kanë përfunduar, dhe se kryeministri Kurti ka qenë që nga dita e parë kryeministër në kuptimin e plotë të fjalës, e jo siç tha ai” tani ka filluar të bëhet kryeministër” dhe se i takon tani më Kryeministrit Rama të fillon të bëhet Kryeministër i Shqipërisë, sepse ajo i ka munguar, sidomos në aspektin e raporteve Kosovë-Shqipëri. AKI, duhet të formoj një grup të posaçëm i cili hulumton dhe identifikon dezinformatorët e vendit nëpër media si fb, tv të ndryshme e portale, sepse shkrimet dhe fjalët e secilit tregojnë në mas të madhe se në amë të kujt janë. Me ta duhet të merret shteti, me policinë sekrete e speciale që do duhej të formohej vetëm për kolaboracionistët. BE e SHBA duhet të ja ndal qeshmen e parasë Serbisë, sepse me ato para jo që e blen simpatinë e popullit dhe votën e lirë të manipuluar, por edhe po bënë përgatitje për lufte me NATO-n. thotë një fjalë e urtë” buka jote të vret” andaj mendoni mirë parasë ti jepni miliardat Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".