Projektet selektive te Shpejtim Bulliqit!...

Projektet selektive te Shpejtim Bulliqit!...
Projektet selektive te Shpejtim Bulliqit!...

Ismail Muçiqi

  • 04 December 2023 - 13:13

Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi i cili në vazhdimësi gjatë karrierës së tij bëri kalkulime në politikë duke i ndërruar subjektet partiake për interesat e tij karrieriste, tani në emër të pozitës (mandatit) të Kryetarit të Komunës së Podujevës po e tregon fytyrën e vërtetë ndaj qytetarëve. Veprimet që është duke i bërë në emër të pushtetit lokal të Podujevës po shkojnë në drejtim duke shkaktuar pakënaqësi duke i seleksionuar lagjet nëpër vendbanime të ndryshme të Llapit. Shembulli më i keq është ndriçimi i fshatit Llapashticë e Epërme fshat ky i cili është një ndër fshatrat më të mëdha të Komunës së Podujevës i cili gjithmonë ka qenë prioritet i organeve komunale si fshat me histori të ndritshme të kësaj ane. Shpejtim Bulliqi i cili po mundohet ta emitoj mbretin në miniaturë është duke i ndarë dhe përqarë banorët në disa lagje dhe fshatra të Komunës së Podujevës edhe me rastin e ndarje se grandeve për blegtori, dhe për bletari.

Rasti më eklatant ka ndodhur në fshatin Llapashticë të Epërme ku Shpejtim Bulliqi i tejkalon lagjet e fshatit siq janë ato: Lagja e Gobeloviqe, Lagja Hakiqi, Lagja  Muçiqi, Lagja Potera, duke e realizuar projektin për ndriqim ai në mënyrë selektive dhe te njëanshme duke lenë anash qendrën e fshatit duke filluar projektin në lagjet Porvetica e cila shtrihet dhe kufizohet me fshatin Buricë. Sigurisht ky zyrtar po mundohet tu a kthejë borgjin votuesve të cilëve u premtojë shumë gjatë fushatës elektorale. Kryetari i Podujevës po e shtrin asfaltin nëpër vendbanime të lagjeve edhe për një familje, ndërsa atij nuk i bije ndërmend fare se rruga që lidhë Llapashticë e Poshtme me pjesën qendrore të Llapashticës së Epërme ende është e mbushur me baltë dhe gjatë stinës së dimrit është e pakalueshme. Ky është programi zhvillimor që u premtojë qytetarëve Shpejtim Bulliqi.

Shtrohet pyetja sa ka ide dhe njohuri Shpejtim Bulliqi? Se projektet selektive duke i anashkaluar lagjet dhe vendbanimet që janë në pritje për ndriçimin e rrugëve dhe vendbanimeve ky drejtpërdrejtë me veprimet e tija po i përqan qytetarët për interesat e tija karrieriste (për votë). Në fund po theksojmë se veprimet e Shpejtim Bulliqit tani më janë të njohura për opinionin e gjerë edhe më parë, edhe atëherë kur ishte në krye të komisionit shtetërorë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, kur Kosova i humbi 8 mijë hektarë tokë e ky e qoj flamurin e bardhë duke ju bashkuar më vonë Lëvizjes Vetëvendosje, e për ketë fajtor është Albin Kurti i cili i besoje këtij njeriu. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".