Burg të përjetshëm, masë adekuate e ndëshkimit kundër vrasësve të Liridona Murselit

Burg të përjetshëm, masë adekuate e ndëshkimit kundër vrasësve të Liridona Murselit
Burg të përjetshëm, masë adekuate e ndëshkimit kundër vrasësve të Liridona Murselit

Muhamet Kelmendi

  • 04 December 2023 - 22:34

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 

Është masë mjafte adekuate dënimi me burg të përjetshëm, sepse me këtë rritet ndëshkimi dhe njeriu më mirë e kupton veprën e tillë penale. Vrasja ndikon aty për aty. Nuk ka mundësi të ndëshkimit dhe të përgjegjësisë graduale. Dënimi me burg të përjetshëm është shumë adekuat dhe i dënuari e ndjenë për çdo ditë peshën e krimit. Rastet si vrasja kriminale e Liridona Murselit kërkon përgjegjësi me dënim me burg të përjetshëm të vrasësve dhe të kujtdo që ka marrë pjesë në krim. Dënimi është mjet që ka karakter të përgjegjësisë dhe natyrisht se ka edhe qëllim të risocializimit.

 

Vdekja si dënim ka qenë gjatë historisë shumë i rëndë dhe shumë i shpeshtë. Është aplikuar shumë. Dënimi me vdekje ka qenë masë kryesore, që është aplikuar në forma e në mënyra të ndryshme vdekjeprurëse. Shoqëria ka kaluar nëpër etapa shumë të rënda dhe ku vlera e njeriut ka qenë tamam si e sendit. Shumë gjatë njeriu është konsideruar mall për pronarin. Ai ka qenë subjekti që ka vendosur për jetën dhe për vdekjen. Është shitur, dhuruar dhe dhënë me qira, çdo herë sipas vullnetit të pronarit. Pronari ka vendosur për jetën dhe për vdekjen. Etapa e tillë ka zgjatur me dhjetëra shekuj . Në këto zhvillime shqiptarët kanë qenë shumë të diskriminuar. U vranë dhe u therën nën sundimin otoman dhe në atë Serbo-maqedono- malazez. Për një vepër të karakterit çlirimtar, u cilësuan nga otomanet dhe pushtuesit sllav, në vepër penale të karakterit terrorist dhe u dënuan me vdekje dhe u vranë mizorisht. Ky dënim u largua me çlirimin e vendit. Tash nuk e kemi dënimin me vdekje në Kosovë. Kjo është rezultat i shoqërisë humane, të cilën e ndjek BE dhe shume shtete demokratike. Këtë e kemi edhe në Kosovë. Mendohet se dënimi me vdekje është jo human dhe antinjerëzor. Natyrisht se ka mendime për dhe kundër mendime të dënimit me vdekje. Parimisht, mendohet se dënimi me vdekje ndikon në frikësim të dorasëve. Të tjerët thonë se ky dënim vetëm e rritë dhe e bënë më të rëndë krimin dhe vrasjet. Sido-kudo, nuk duhet të shkohet nga dënimi me vdekje. Është mase mjafte adekuate dënimi me burg të përjetshëm, sepse me këtë rritet ndëshkimi dhe njeriu më mirë e kupton veprën e tillë penale. Vrasja ndikon aty për aty. Nuk ka mundësi të ndëshkimit dhe të përgjegjësisë graduale. Dënimi me burg të përjetshëm është shumë adekuat dhe i dënuari e ndjenë për çdo ditë peshën e krimit. Rastet si vrasja kriminale e Liridona Murselit kërkon përgjegjësi me dënim me burg të përjetshëm të vrasësve dhe të kujtdo që ka marrë pjesë në krim. Dënimi me burg të përjetshëm është masë adekuate e ndëshkimit të autorit apo autorëve të veprës kriminale. I takon gjykatës të vendosi.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".