Bashkë dhe me një zë të flasim e vendosim për Asociacionin

Bashkë dhe me një zë të flasim e vendosim për Asociacionin
Bashkë dhe me një zë të flasim e vendosim për Asociacionin

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 05 December 2023 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj

Kur kemi të bëjmë me gjëra madhore dhe shumë të rëndësishme, me fatin e shtetit dhe kombit, personalisht nuk bëjë kurrfarë dallimi pozitë e opozitë ose në ndonjë parti politike. Kjo nuk mund të heq aspak nga përgjegjësia, ndoshta dikush duhet ta marrë më tepër përgjegjësinë, por nuk duhet harruar se çdo kush ka hise këtu qoftë për të mirë ,qoftë për të keq.

-Naivitet i llojit të vetë do të ishte ajo se duhet menduar që t´ia hedhish fajin dikujt tjetër, që më vonë nuk do të na e falin brezat e ardhshëm. Bile unë do mendoj se bëjnë edhe vepër penale sepse e kanë marr votën e popullit, të cilët i kanë mashtruar me premtime boshe dhe rrena të kulluara sa për tu ulur në fotelen e deputetit. Ne i kemi përcjellur me vëmendje se si ndodhi në vitin 2013 dhe 2015, por tani na erdhi edhe një rast i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe atë draftin tashmë e kanë pranuar edhe opozita, që unë do thoja se Bashkimi Evropian ja zuri bishtin me derë dhe nuk kanë se ku të ikin ose t´ia hedhin fajin në oborrin tjetër.

Kjo tani i ngarkon që të kenë hise të gjithë. Këtu ka shumë për të diskutuar, por që tani janë të padobishme dhe nuk na qon gjëkundi pos asaj se pozite e opozite duhet të ulen bashkë dhe këtë që e bëri Bashkimi Evropian, dorëzimin zyrtar i draft-statutit të ulen dhe të shqyrtojnë bashkërisht, pa ndëskamsa , pa inate por që të mos shkelet Kushtetuta e vendit. Nuk na ka mbetur gjë pos hapjes së diskutimit publik për të arritur konsensus për ratifikimin në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".