Asimetria mes kolosit mbarëkombëtar shqiptar dhe “pleshtit” të “kombit kosovar” !

Asimetria mes kolosit mbarëkombëtar shqiptar dhe “pleshtit” të “kombit kosovar” !
Asimetria mes kolosit mbarëkombëtar shqiptar dhe “pleshtit” të “kombit kosovar” !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 05 December 2023 - 10:51

Shkruan: Mehdi Hyseni

(A) I pari,  Ismail Qemali është një nga patriotët më zulmëmdhenj  shqiptarë, sepse tërë jetën ia kushtoi dhe i qëndroi besnik Gjuhës Shqipe, Kulturës, Kombit Shqiptar dhe Shqipërisë Etnike. Këtë e dëshmoi edhe vepra e tij historike, diplomatike, kombëtare, ndërkombëtare dhe patriotike shqiptare-shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Etnike në Kuvendin Kombëtar ( kryesuar nga vetë Ismail Qemali, i zgjedhur nga delegatët e këtij Kuvendi Historik Gjithëkombëtar Shqiptar) , më 28 Nënëtor  ( ditë e mërkurë, ora 16-të pasdite) të vitit 1912 në Vlorë. Kjo është vepra e pavdekshme e patritotit, Ismail Qemali, të cilit veç shkencës së derisotme kombëtare dhe ndërkombëtare i ka kënduar dhe i këndon në vijimësi, edhe populli liridashës me këngët e tij purkushtuese patritoike, sikundër që është edhe kjo :

 “ Më njëzetë e tetë Nëntor;

Në këmbë u ngrit Shqipëria,

Ismajl Qemali në Vlorë,

Me gjithë shokët e tija,

Mori flamurin në dorë:

Shpallet me një zë liria.

I tha popullit me gojë:

Poshtë tyrani e robëria!

Evropa le t’a dëgjojë,

Se ka djema Shqipëria.

Skenderbenë do ta nderojmë:

Sa t’a marrë historia!”

(K.Xoxi,Ismail Qemali,1983, f.262)

 (B), I dyti, Nexhmedin Spahiu, një kovaç i  “kombit kosovar” dhe i “gjuhës kosovarishte” (armik i përbetuar i vlerave kombëtare shqiptare, dhe minues i kombit shqiptar), Ismail Qemalin, babain e shtetit të parë të pavarur shqiptar, idiotikisht e  karakterizon me këto fjalë injorante : ““Ismail Qemal Vlora nuk  nuk ka qenë edhe ndonjë patriot aq i madh, që domethënë ia përshkruajmë ne , por ka qenë diplomat perandorak  i klasit të parë…edhe ai nuk ka mundur me fol ato budallaki  në filmin Nëntori i Dytë, i prodhuar në kohën e Enver Hoxhës , është i bazuar mbi fabrikate, domethënë mbi gënjeshtra historike dhe si i tillë, do të duhej të ishte vetëm në interesin e kinematografëve, edhe jo të popullit të gjerë, sepse populli i gjerë e njeh atë për histori. Kjo histori që u krijua me rrena është kontradiktore….” . (shih në: https://www.youtube.com/watch?v=Ne4fubRGhpc&t=5100s)

Këtë idiotizëm, këtë poshtërim, këtë zhvlerësim, këtë demonizim, këtë faksifikat të mohimit të historisë së vlerave kombëtare shqiptare, deri më sot nuk e ka pohuar as kuazishkenca dhe as politika propaganistike serbomadhe antishqiptare e Beogradit.

-Vetëm armiqtë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, Ismail Qemalin e quajnë antipatriot shqiptar, dhe filmin “Nëntori i Dytë”, e quanë “rrenë të produkteve historike” të politikës së Enver Hoxhës!? (Po aty: Bashkimi Kombëtar, ëndrra e papërmbushur shqiptare | PRESSING | T7)

Bashkimi Kombëtar, ëndrra e papërmbushur shqiptare | PRESSING | T7

-Ti, "pleshti" i "kombit kosovar", shaj e përbuz sa të duash e me kë të duash, por Enver Hoxha (ish-kryetari i RPSSH-së, 1945-1985) ka lënë një VEPËR  KOLOSALE ,MONUMENTALE HISTORIKE, KOMBËTARE, PATRITOIKE DHE ATDHETARE SHQIPTARE-njësimin-normëzimin-standardizimin e gjuhës së sotme letrare shqipe, themeluar në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, bërë në Tiranë, më 20-26 nëntor 1972,  saqë nuk do të dalë plesht e as morracak, që do të mund ta baltosë e as ta zhdukë nga faqja e dheut arbëror të Shqipërisë Etnike.

Kjo është vepra më siprane, që  deri më sot nuk e ka bërë asnjë intelektual shqiptar (brenda apo jashtë pushtetit politik, apo brenda a jashtë elitës shkencore shqiptare), por e bëri Enver Hoxha në saje të vizionit të tij ndaj interesit të përgjithshëm të  kombit dhe të atdheut shiqptar, që nga Skënderbeu deri më sot (XXI).

Sa më sipër, ky standardizim i gjuhës së sotme letrare shqipe (1972-2023), është vepër konkrete e pavdekshme e BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR, sepse të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në këtë planet flasin, shkruajnë, këndojnë dhe qajnë njësoj... Kjo është merita historike e Enver Hoxhës, që në gjuhë, në kulturë  e në komb bashkoi shqiptarët, duke qenë se gjuha është bazamenti thelbësor i ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar nga çdo formë asimiluese nga sunduesit e huaj.

Kjo vepër konkrete  e Enver Hoxhës në favorin e bashkimit gjithëkombëtar shqiptar përligj edhe këtë vlerësim  të qëlluar të Rilindësit tonë të shquar, Sami Frashëri se “ Shqipatrët ruajtën gjuhën e të parëvet, e gjuha ruajti KOMBIN SHQIPTAR.Pasi gjuha qenka roja dhe shpëtimi i Kombit”, atëherë edhe Enver Hoxha plotësisht paska pasur të drejtë dhe për detyrim, që si burrë shteti  ta organizojë mbajtjen e Kongresit  e Drejtëshkrimit të Gjuhës së Sotme Letrare Shqipe në Tiranë, më 20-26 Nëntor 1972.

Prandaj, edhe ne e kemi për detyrë ta ruajmë si sytë, ta mbrojmë, ta flasim, ta shkruajmë drejt, ta kultivojmë me dashurinë më të zjarrtë dhe me zellin më të madh, që të mos pranojmë, bastardizimin, vandalizimin dhe asimilimin e saj, në asnjë rrethanë historike, sepse atëherë do të humbisnim identitetin tonë kombëtar dhe shtetër shqiptar, duke u shkrirë në të ashtuquajturin “komb kosovar” dhe në “gjuhën kosovarishte” të “pleshtit”  Nexhmedin Spahiu, mohuesit dhe shantazhuesit të kombit  shqiptar dhe të vlerave të tij të shenjta historike, politike, kulturore dhe kombëtare, siç është edhe figura emblematike e Ismail Qemalit, babait të shtetit të parë të pavarur shqiptar (28 Nëntor 1912).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".