Ky sistemi i drejtësisë së korruptuar është bërë kupolë mbrojtëse e krimit të organizuar

Ky sistemi i drejtësisë  së  korruptuar është bërë  kupolë mbrojtëse e  krimit të organizuar
Ky sistemi i drejtësisë  së  korruptuar është bërë  kupolë mbrojtëse e  krimit të organizuar

Gani Qarri

  • 07 December 2023 - 20:57

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

 

Këtë akt të turpshëm e të palejuar me ligj, e vërteton edhe fakti që del nga raportimi analitik i IKD-s, në të cilin dëshmohet me argumente, se vetëm në ketë vit, nga gjykatat janë parashkruar 5 raste të korrupsionit, me disa qindra-mijëra euro dëm të shkaktuar shtetit të Kosovës! Sipas hulumtuesve të IKD-s,“Amnistimi i kriminalitetit" përmes parashkrimit të madh të lëndëve, vazhdon të jetë sfida kryesore në sistemin e Drejtësisë së Kosovës akt të cilin e spikatën të brengosur edhe hulumtuesit e lartë ligjor në Institutin e Kosovës për Drejtësi, gjatë prezantimit të raportit “Amnistimi i kriminalitetit përmes parashkrimit”, në konferencën e organizuar, në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion”! Me këto fakte po dëshmohet edhe njëherë më tepër, se sistemi i kalbur dhe i pa-reformuar asnjëherë, për më tepër se dy dekada, i "drejtësisë" në Kosovë, po arrin kulmin e papërgjegjësisë duke amnistuar kriminelët dhe neglizhuar qëllimisht zhvillimin e luftës efikas dhe efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

 

Këtë akt të turpshëm e të palejuar me ligj, e vërteton edhe fakti që del nga raportimi analitik i IKD-s, në të cilin dëshmohet me argumente, se vetëm në ketë vit, nga gjykatat janë parashkruar 5 raste të korrupsionit, me disa qindra-mijëra euro dëm të shkaktuar shtetit të Kosovës! Vetëm dëmi i llogaritur për dy raste, nga pesë rastet e parashkrimit, kalon vlerën prej 142 mijë e 817 euro, pasi që, çuditërisht, për tri rastet tjera, dëmi nuk është llogaritur fare, ngase Prokuroria famoze, nuk ka gjetur kohë, apo edhe ka pasur frikë ta përcaktojë gjithë dëmin e pretenduar në aktakuzë, nga reagimet e opinionit! Kështu që me këtë avaze, ky fenomen i zi, po vazhdon ti gërryej dhe rrezikojë edhe vet themelet e shtetit, po krijon pasiguri totale për investitorët e vjetër e të rinj të mundshëm dhe vet qytetarët si dhe po vijon ta bllokojë edhe zhvillimin dhe përparimin më dinamik të Republikës së Kosovës! Madje sikur mos të mjaftonin as këto, në analizën më të freskët të publikuar kohët e fundit nga Instituti Kosovar i Drejtësisë, alarmohet se në tri vitet e ardhshme, ka rrezik serioz, që të parashkruhen rastet e mbi 100 të akuzuarve më emblematik për korrupsion, në Kosovë?! Prandaj sipas hulumtuesve të IKD-s, “Amnistimi i kriminalitetit" përmes parashkrimit të numrit kaq të madh të lëndëve, vazhdon të jetë sfida kryesore jo vetëm në sistemin e Drejtësisë, por edhe për vet shtetin e Kosovës, kur dihet se përveç parashkrimit të pesë rasteve të korrupsionit masiv këtë vit, sipas hulumtuesve të IKD-së, në vitin 2024 rrezikojnë të parashkruhen edhe 14 raste gjyqësore me 20 të akuzuar të tjerë, gjë që do të jetë një goditje shumë e rëndë për Kosovën, ngase sipas analizës së IKD-së, dëmi i kalkuluar sipas aktakuzave të Prokurorive, rezulton të arrijë së paku, në 582 mijë e 872 euro e 87 centë, tjera. IKD kishte paralajmëruar se në vitin 2023, do të parashkruheshin 18 raste me 24 të akuzuar, akt i cili sipas IKD-së, kishte bërë që KGJK të kërkonte që rastet e korrupsionit të trajtohen më me prioritet. Dhe sipas IKD-së, ky trend fatkeq nuk do të përfundojë vetëm me këto sa u thanë, por mjerisht parashkrimi i lëndëve nga gjykatat, duket që do të jetë problem galopant dhe sëmundje e pashërueshme, e cila do të përkeqësohet edhe më tepër, në vitet pasuese, madje vetëm në tri vitet e ardhshme, ka rrezik potencial që të paktën, të parashkruhen edhe rastet e afro 100 të akuzuarve”, thuhet në analizën e IKD-së. Ky hulumtim i Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) u bë publik të mërkurën me 6 dhjetor, në një tryezë në të cilën u paraqitën raportet me tituj “Ndjekja dhe gjykimi i korrupsionit” dhe “Amnistimi i kriminalitetit përmes parashkrimit”, të lëndëve që fatkeqësisht, janë bërë trend në Kosovë. Raportet në fjalë, janë përgatitur me mbështetjen dhe përkrahjen e Departamentit të Shtetit Amerikan–Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), të cilat kanë dalë si rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bën në vijimësi sistemit të drejtësisë në Kosovë.

 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".