Sistemi i dështuar i drejtësisë nuk po vepron, krimi dhe korrupsion janë bërë sëmundje kanceri që po metastazon

Sistemi i dështuar i drejtësisë nuk po vepron, krimi dhe korrupsion janë bërë sëmundje kanceri që po metastazon
Sistemi i dështuar i drejtësisë nuk po vepron, krimi dhe korrupsion janë bërë sëmundje kanceri që po metastazon

Hasan Preteni

  • 07 December 2023 - 21:12

Shkruan: ANALISTI-Hasan Preteni

 

-Këto organizatat jo qeveritare, të cilat janë bërë më fitimprurëse se shume kompani biznesore, po organizojnë kinse debate një javore në lidhje me luftimin e korrupsionit. Tryezat e tyre po kanë më shumë panelist se “ mysafir”. Nuk ka pjesëmarrës nga prokurorit, nga gjykatat e as nga ata të policisë hetimore .Mysafir koti! Të dhënat nga raporti (I IKD-së) nuk më lanë përshtypje.

Çfarë vepre korrupsioni ose krimit të organizuar janë rastet kur p.sh “ 18 raste kundër 24 personave e vlera rreth 100.000 euro”. Te veprat e korrupsionit të nivelit të lartë e aq më pak te krimi i organizuar, vlerat e dëmit që i bëhen shtetit janë milionëshe dhe numri i personave nuk mundë të jetë më i vogël se 5 persona për një rast. Edhe ato 100 raste që do të parashkruhen gjatë vitit 2024 nuk e kanë ndonjë vlerë. I vetmi rast serioz me të cilin aktualisht është në proces është rasti “ 53 milion për auto rrugë”. Prokurorit e Kosovës as nuk e kanë guximin e kurajën që të hapin rastet ku buxheti i shtetit është dëmtuar seriozisht. Policia me prokurorin për shou medial po fillojnë në mënyrë spektakulare e me shumë pompozitet vetëm fillimin e hetimeve. Paraburgosje spektakulare e pastaj, heshtje morti. Asnjë rast i gjykuar ! Po mashtrohemi me shifra koti. Ju rikujtoj rastin “ subvencioni” dënime qesharake, me burg më të gjatë u dënuan tre sulmuesit fizik të një “ analisti” se keqpërdoruesit e fondeve publike. Po procedohen dhe gjykohen vetëm rastet ku provat po i shohim të gjithë ( vrasje, vjedhje,grabitje) kamerat e sigurisë po ju tregojnë të gjitha provat e gjykimet po janë të lehta. Rastet ku kërkohen hetime më të thella, me profesionale dhe ku rreziku është më i madh po mbesin jashtë llupës së “ pushtetit të tretë” Pa bashkërendim politik të të gjitha nismave ligjore, pa unifikim të spektrit politik, pa reformë të fuqishme në KPK ,KGjK dhe polici hetimore, në Kosove nuk do të ketë progres.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".