Mbajtja e zgjedhjeve lokale në komunat e Veriut të Kosovës testi më serioz për ta dëshmuar shtrirjen e plotë të sovranitetit kushtetues dhe funksionimin normal të organeve të shtetit

Mbajtja e zgjedhjeve lokale në komunat e Veriut të Kosovës testi më serioz për ta dëshmuar shtrirjen e plotë të sovranitetit kushtetues dhe funksionimin normal të organeve të shtetit
Mbajtja e zgjedhjeve lokale në komunat e Veriut të Kosovës testi më serioz për ta dëshmuar shtrirjen e plotë të sovranitetit kushtetues dhe funksionimin normal të organeve të shtetit

Hajrullah Ternava

  • 09 December 2023 - 08:07

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Procesi i mbajtjes së zgjedhjeve të reja për kryetar komunash në Veri të Kosovës do të jetë provimi më i madh me të cilin tash do të dëshmohen dhe verifikohen institucionet e sigurisë së shtetit të Kosovës, për instalimin e shtetit ligjor në këtë pjesë të territorit të Kosovës, për ta dëshmuar edhe lojalitetin e qytetarëve të komunitetit serb të cilët kanë filluar me të madhe ta pranojnë këtë realitet dhe të jenë qytetar të integruar, të pa penguar nga bandat kriminale që për dy dekada kanë operuar në veri fare pa u penguar.

-Tani më Komisioni Qendror Zgjedhor u ka kthyer përgjigje qytetarëve serbë të cilët i kishin dërguar këtij institucioni formularë të plotësuar për inicimin e kërkesës, peticionit për largimin e kryetarëve të tanishëm në veri të vendit. Edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanin, ka pranuar kërkesën e qytetarëve për inicim të peticionit për shkarkim të kryetarit Erden Atiq. Uglanin ka thënë se ka pesë ditë kohë që të vendosë nëse duhet ta pranojë apo refuzojë këtë kërkesë. Ai ka bërë të ditur se në kërkesë thuhet se komuna nuk është funksionale dhe se nuk po kryhen në nivel të duhur shërbimet ndaj qytetarëve. Ky njoftim tani zyrtarisht nga Komuna duhet ti drejtohet MAPL’së, KQZ’së dhe kryetarit të Komunës. Iniciuesit kishin dërguar kërkesën para dy ditësh në KQZ mirëpo nga ky institucion i kanë kthyer përgjigje duke i udhëzuar që kërkesën ta nisin në adresë të kryesuesve të kuvendeve komunale.

Sipas udhëzimit administrativ, kryesuesi i kuvendit komunal duhet ta njoftojë KQZ’në dhe MAPL’në dhe t’u kthejë përgjigje iniciuesve brenda pesë ditëve. Udhëzimi administrativ u hartua nga MAPL për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja në Veri, pasi opsioni i dorëheqjeve ishte i papranueshëm për krerët e shtetit. Tonet pozitive për zhvillimet e reja në Kosovë kanë filluar të dëgjohen edhe nga ndërmjetësit në dialog. Emisari sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në forumin BE-Ballkan Perëndimor që po mbahet në Bruksel, ka folur për procesin e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Lajcak ka thënë se ka progres në shumë çështje. Madje Lajçak shpreson që një marrëveshje mes palëve duhet të arrihet sa më shpejt, duke zënë hapin që procesit të vonuar deri më tash. Lajçak ka rikujtuar afatin kohor që ishte caktuar në fillim të mandatit, duke thënë se s’duhet të harrohet kalendari politik, duke përmendur zgjedhjet në Bashkim Evropian. Lajcak ka thënë se është e rëndësishme që të gjitha vendimet e rëndësishme të merren përpara nisjes së fushatës elektorale, të mos ketë vonesa dhe të mos pritet krijimi i Komisionit të ri Evropian që do të dalë pas zgjedhjeve për tu marr përsëri me temën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Jam shumë i lumtur që ky moment pozitiv ka ndikim në atmosferën aktuale në procesin e dialogut.

Po shohim progres në shumë çështje. Jemi afër për ta mbyllur çështjen shumë të rëndësishme të energjisë, ka progres për targat, ka progres për zgjedhjet lokale në veri, për personat e zhdukur dhe kemi bërë progres në pajtimin për hapat se si të implementohet marrëveshja për normalizim. Jam në kontakt ditor me palët. Pika ime e fundit, mos ta harrojmë kalendarin politik. Zgjedhjet ne BE vitin tjetër. Është shumë e rëndësishme që të gjitha vendimet e rëndësishme të bëhen përpara se të hyjmë në fushatë elektorale. Pastaj mund ta kemi implementimin në ndërkohe që themelohet Komisioni i ri Evropian. Të mos pritet për shumë gjatë dhe mos prisni për Komisionin e ri. Por duhen dy për tango, BE-ja është gati dhe shpresoj që edhe Ballkani Perëndimor të jetë gati” , ka thënë Lajçak. Tani kur janë sinjalet për një pajtim të zgjedhjes së çështjes madhore mes Serbisë dhe Kosovës, e që këto sinjale janë shpresa nëse rregullohet çështja e veriut, e që ka indikacione të tilla, atëherë edhe pesë (5) shtetet e BE që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të gjitha gjasat janë se edhe ato shtete do e njohin pavarësinë e Kosovës, dhe Kosovës e Serbisë do i hapen rrugët drejtë shteteve të BE dhe institucioneve tjera ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".