Vrasja e Liridona Ademajt është vepër makabre kriminale me skenar të paramenduar

Vrasja e Liridona Ademajt është vepër makabre kriminale me skenar të paramenduar
Vrasja e Liridona Ademajt është vepër makabre kriminale me skenar të paramenduar

Hajrullah Ternava

  • 11 December 2023 - 08:04

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Në realitet burri si familjar, edhe kur t’i rrezikohet jeta e njërit nga familjarët, ai ju del në mbrojtje të gjithëve, duke e rrezikua jetën e tij në mbrojtje të tyre, prandaj në këtë rast krijohet dyshimi mu te ky bashkëshort që prapa kësaj skene qëndron diçka e planifikuar. Këto veprat makabre që po ri-përsëriten tani e sa kohë në Kosovë, kanë të bëjnë me institucionet shtetërore të cilat duhet t’i jetësojnë ligjet dhe kushtetutën e shtetit tonë në përpikëri, por tani që paslufta e deri më tani vërehet mangësia e zbatimit të tyre.

-Situata kriminale e krijuar në këto kohërat e viteve të fundit po i shqetëson banorët e këtij vendi, sidomos këto vrasje aq të shpeshta, e sidomos grabitjet e armatosura në mënyra të organizuara që po ndodhin në objekte të ndryshme dhe vende të ndryshme në Kosovë, që po i përjeton popullata e jonë, e që është për t’u habitur si po ri-përsëriten këto vepra makabre kriminale. Po rrezikohen jetë të tëra të popullit, e sidomos kur bëhet fjalë për vrasje familjare të të afërmve, sikur në këtë rastin që bashkëshorti dyshohet se e porositi vrasjen e gruas, dhe e luan rolin e pafajshmit. Pastaj zbulohet vrasësi i paguar me 30,000 euro dhe familjari i tij si anëtar i FSK që ka kontribue me angazhimin e tij për këtë vrasje, në krejt këto rrethana të kësaj vrasje, ku nëna e dy fëmijëve e cila në kohën e vrasjes mbeti në veturë, kurse bashkëshorti e luan rolin që i merr fëmijët dhe del nga vetura kinse për t’i shpëtuar ata. Në realitet burri si familjar edhe kur t’i rrezikohet jeta e njërit nga familjarët, ai ju del në mbrojtje të gjithëve duke e rrezikua jetën e tij në mbrojtje të tyre, prandaj në këtë rast krijohet dyshimi mu te ky bashkëshort që prapa kësaj skene qëndron diçka e planifikuar.

Këto vepra makabre që po ri-përsëriten tani e sa kohë në Kosovë, kanë të bëjnë me institucionet shtetërore të cilat duhet t’i jetësojnë ligjet dhe kushtetutën e shtetit tonë në përpikëri, por tani që paslufta e deri më tani vërehet mangësia. Kjo sepse se në ato poste janë emëruar njerëz partiak të atyre “rrahagjoksave të pasluftës” që i kanë emëruar në ato vende të njohurit-afërmit e tyre. Pra ata e kishin detyrë të ju qëndrojnë besnikë atyre që i kanë emëruar në ato poste të rëndësishme, që në ato poste ku zbatohen dhe jetësohen ato ligje tani, ata njerëz kanë lëshuar rrënjë dhe më tutje i kryejnë ato detyra sipas porosive. Prandaj, tani kriminelët të cilët kryejnë krime të shpeshta dhe të renda, ose anashkalohen për krimet e kryera apo dënohen me dënime të lehta me ndonjë vërejtje apo kushtëzime e shpesh ndodhë që ato akuza vjetërsohen dhe kryesit mbeten pa u dënuar.

Prandaj, tani me këto veprime të gjyqësorit dhe prokurorisë po ballafaqohemi me këto provoja të recidivistëve, dhe në realitet dënimet duhen t’ju shqiptohen kryesve të këtyre krimeve të rënda në mënyrë të pamëshirshme, dhe shume të ashpra, që këto dënime në preventivë të ndikojnë në popullatë në përgjithësi, si dënime të rënda, që krime të tilla mos të ndodhin apo ri përsëriten më, sepse çdo vepër kryes që do me e krye veprën e rëndë kriminale, ai e llogaritë se edhe mund të zbulohet për atë vepër kriminale që e kryen, prandaj llogarit çfarë dënimi e pret atë, dhe sikur të praktikohen në baza ligjore dënimet e parapara me ligjet e Kosovës në përpikëri, vepër kryesit-kriminelët që përgatiten me i krye ato krime që përgatiten për to, mund të hamendeshin apo edhe të tërhiqeshin nga ato kryerje të veprave kriminale, dhe kjo do ta kishte efektin real që një numër i atyre vepër kryesve do të tërhiqeshin nga ato kryerje të atyre veprave të rënda kriminale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".