Urdhërarresti i INTERPOL-it ndaj Milan Radojçiqit dhe 11 terroristëve tjerë e ngarkon ashpër shtetin kriminal serb

Urdhërarresti i INTERPOL-it ndaj Milan Radojçiqit dhe 11 terroristëve tjerë e ngarkon ashpër shtetin kriminal serb
Urdhërarresti i INTERPOL-it ndaj Milan Radojçiqit dhe 11 terroristëve tjerë e ngarkon ashpër shtetin kriminal serb

Muhamet Kelmendi

  • 11 December 2023 - 18:10

Shkruan: ANALISTI- MUhamet Kelmendi

Ajo që duhet përshëndetur është fakti se Milan Radojçiqi së bashku me 11 terroristët tjerë tash kërkohen nga çdo shtet anëtar i INTERPOL-it në botë. Në anën tjetër, është akt që tregon karakterin terrorist jo vetëm të terroristëve të Milan Radojçiqit dhe të Aleksandër Vuçiqit, por edhe vetë të shtetit serb, i cili nuk i respekton rregullat ndërkombëtare dhe parimet e pranuara. Kështu e morri akti terrorist në Banjskë të Kosovës edhe karakterin ndërkombëtar terrorist.

 

Serbia është organizatore dhe udhëheqëse e aksionit terrorist në Banjskë të Kosovës. Si subjekt i tillë,Serbia nuk i respekton normat ndërkombëtare dhe nuk vepron në drejtim të vendosjes së drejtësisë në vend. Serbia nuk e bënë dënimin e terroristëve serbë. Është shumë e pabesueshme se shteti terrorist si Serbia ti kapi dhe ti dorëzoj terroristët në INTERPOL. Terroristi nuk e dënon terrorin dhe as terroristët e vetë. Grupi kriminal-terrorist i Milan Radojçicit është në përbërje me mbi 60 terroristë serbë. Armët ishin të prodhimit serb, hartat e veprimit të ushtrisë serbe dhe mjetet e blinduara. Tërë arsenali ishte i veprimit terrorist me plan të ndarjes dhe të pushtimit të territorit të Kosovës nga Serbia. Terroristët e Vuçiqit u vendosen dhe gjenden në Serbi. Ata nuk u dënuan. U vlerësuan në heronj të shtetit dhe të botës serbe. Urdhërarresti i INTERPOL-it është akt i qëlluar dhe veprim adekuate juridik ndërkombëtar. Sigurisht se Serbia nuk do ti dorëzon terroristët e kërkuar me urdhërarrest. Mirëpo, INTERPOL-i ka mundësi të marrë masa konkrete, deri te përjashtimi i shtetit serb nga kjo organizatë. Ajo që duhet përshëndetur është fakti se Milan Radojçiqi së bashku me 11 terroristët tjerë tash kërkohen nga çdo shtet anëtar i INTERPOL-it në botë. Në anën tjetër, është akt që tregon karakterin terrorist jo vetëm të terroristëve të Milan Radojçiqit dhe të Aleksandër Vuçiqit, por edhe vetë të shtetit serb, i cili nuk i respekton rregullat ndërkombëtare dhe parimet e pranuara. Kështu e morri akti terrorist në Banjskë të Kosovës edhe karakterin ndërkombëtar terrorist. Kjo e ngarkon shumë Serbinë. Akti i INTERPOL-it është fitore e madhe e luftës kundër terrorizmit serb në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".