Kosova dhe Serbia me kushtëzim serioz nga BE dhe SHBA për zbatimin pikë për pikë të marrëveshjes së Ohrit

Kosova dhe Serbia me kushtëzim serioz nga BE dhe SHBA për zbatimin pikë për pikë të marrëveshjes së Ohrit
Kosova dhe Serbia me kushtëzim serioz nga BE dhe SHBA për zbatimin pikë për pikë të marrëveshjes së Ohrit

Nexhat Haziri

  • 14 December 2023 - 21:59

Shkruan: ANALISTI- Nexhat Haziri

Opinioni i ambasadorit gjerman Jorn Rohde se nuk është në diskutim nënshkrimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit, por zbatimi i tyre, është qëndrim edhe i Brukselit por edhe Uashingtonit, që po kërkojnë nga palët që ti zbatojnë ato, dhe po ashtu iu është bërë me dije edhe Kosovës edhe Serbisë se nuk do të mundin të përparojnë në agjendat e tyre integruese drejtë BE-së, pa përmbushjen e obligimeve që dalin nga marrëveshjet në fjalë.

 

Se është i rëndësishëm nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve nga palët, sidomos kur kemi parasysh obstruksionin që i ka bërë Serbia procesit të dialogut me Kosovën që nga fillimi por edhe marrëveshjeve që kanë derivuar nga ky proces në të shumtën e rasteve nuk i ka përmbushura dhe nuk iu është përmbajtur. Por duhet ta kemi parasysh se Kosova është e pafuqishme që ta shtyj çështjen e nënshkrimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit nga palët, pra edhe nga Serbia si njëra nga palët në dialog, për disa arsye. E para ne e kemi humbur kredibilitetin në raport me partnerët tanë ndërkombëtar, gjë që është thënë edhe nga vet këta të fundit që qeveria e Kosovës tjetër çka u ka premtuar dhe tjetër gjë ka vepruar, pastaj kemi një diplomaci inerte dhe pa vizion dhe së treti mungesa e një qartësie politike në raport me gjithë procesin e dialogut me Serbinë. Kështu që viti i ardhshëm do ta vënë Kosovën përballë një presioni të fortë ndërkombëtar për zbatimin dhe përmbushjen e marrëveshjes së Brukselit edhe pa nënshkrimin e palëve, dhe në të njëjtën pozitë do të jetë edhe Serbia.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".