Të gjithë për Asociacionin, kundër modelit të Republikës Srpska

Të gjithë për Asociacionin, kundër modelit të Republikës Srpska
Të gjithë për Asociacionin, kundër modelit të Republikës Srpska

Hajrullah Ternava

  • 16 December 2023 - 08:09

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka kërkuar që të jenë të matur dhe kujdesshmen të gjithë politikanët që debatojnë rreth kësaj teme, pasi që shteti i Kosovës e ka obligim përmbushjen e marrëveshjes, pot jo duke rrezikuar shtetin, funksionalitetin unik, sovranitetin dhe integritetin, sepse është lënë hapësirë korrigjimi dhe harmonizimi të mëtejshëm me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

-Opozita e tanishme, në situatën në të cilën gjendet, ajo po bënë çmos për të gjetur një rrugë që të shkohet në zgjedhje sa më të hershme, edhe që ajo rrugë e kërkuar nga ata ende nuk po vërehet, prandaj në politikat kosovare po mbretëron kjo situatë e komplikuar dhe e pa qartë. Kjo paqartësi po e dëmton shumë interesin e shtetit sepse kemi të bëjmë me zhvillime dinamike diplomatike rreth Kosovës, çështjen e Asociacionit. Në këtë pikë ishte dashur që të jenë të gjithë unik, e sidomos kur në këto kohëra po na qëndron pranë dhe po e përkrah Asociacionin në përputhshmëri me kushtetutën e Kosovës shteti mik i SHBA-së, prandaj tani partitë politike, ato nga opozita po luajnë rol negativ, janë duke bërë lojë jo serioze më draft statutin e Asociacionit, të përgatitur nga ekspert ligjor të BE-së dhe SHBA-ve, i cili ju është dorëzuar partive parlamentare të Kosovës dhe Qeverisë, dokument që në finale të procesit do të duhet të verifikohet dhe të “licencohet” nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur me reagimet negative, hedhjen e dyshimeve nga opozita ka reaguar i habitur ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, i cili thotë se po ndjehet shumë i habitur me kritikat që po bëhen rreth draft-statutit për Asociacionin, komentet dhe kritikat që janë duke u bërë në fushatë mediale nga analistë e banalista politik, për draft-statutin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të propozuar prej zyrtarëve të lartë perëndimorë, në mungesë të një propozimi konkret nga ana e institucioneve të shtetit të Kosovës. Ambasadori amerikan ka kërkuar që të jenë të matur dhe kujdesshmen të gjithë politikanët që debatojnë rreth kësaj teme, pasi që shteti i Kosovës e ka obligim përmbushjen e marrëveshjes, pot jo duke rrezikuar shtetin, funksionalitetin unik, sovranitetin dhe integritetin, sepse është lënë hapësirë korrigjimi dhe harmonizimi të mëtejshëm me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

“Mendoj se fokusi duhet të jetë se si mund të ecë Kosova përpara, duke e adoptuar këtë draft, nëse ka pyetje rreth kushtetutshmërisë, siç e kam thënë edhe më herët, po e them sërish, ekziston vetëm një trup që mund të vendosë se çfarë është në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Hovenier, duke e përmendur se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e draftit të propozuar. Hovenier ka thënë se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar lidhur me Asociacionin, dhe SHBA-ja beson se është obligim për Kosovën që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, aq më parë kur së fundi BE-ja dhe Këshilli i tij e kanë ri theksuar atë pritje, që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë lëvizje në atë drejtim, gjithnjë duke ruajtur atë pa cenuar bazamentin kushtetues dhe unitar të shtetit. “Pozicioni i SHBA-së ka qenë i qartë. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të jetë nivel i tretë pushteti, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk e duam edhe një Republika Srpska.

Nuk duam diçka që ka ndikim negativ në funksionim të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Hovenier, Hovenier është pyetur edhe nëse mund të ndryshojë drafti i propozuar, ndonëse ai ka thënë se dokumenti në fjalë reflekton qëndrimin e Perëndimit, dhe për këtë ai ka dhënë përgjigjen e qartë se ka hapësirë për amandamentim të dokumentit dhe harmonizim të plotë me kushtetutën. “Kjo është pyetje për [të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav] Lajçakun, mendoj se ai i ka thënë Qeverisë së Kosovës dhe të tjerëve se është i hapur për komente. Mirëpo ekipi i Lajçakut, me mbështetje të SHBA-së, kanë punuar nga afër në këtë draft, për të garantuar se i përmbush të gjitha kushtet që i përmenda. A ka vend për përmirësime? Ndoshta. Por, nuk duhet humbur kohë në specifika për të humbur momentumin, për të ecur përpara me Asociacionin”, ka deklaruar Hovenier.

Tani më Draft-statuti për Asociacionin u është prezantuar edhe Prishtinës dhe Beogradit qysh në muajin në tetor, për të cilin dokument, krerët e shteteve, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, patën thënë se për ta është i pranueshëm. Mirëpo me kalimin e kohës dhe pas dorëzimit zyrtar partive politike opozitare në Kosovë, në deklarimet e tyre, opozita ka filluar të deklarohet me kundërshtime dhe shqetësime, pasi që sipas tyre draft-statuti, megjithatë prek karakterin unitar të shtetit dhe krijon paralelizma në pushtet.

Tani është në dorën e politikës kosovare, pozitë dhe opozitë, që ti japin pa vonesë zgjidhje kësaj teme, në mënyrë që të shmangen vonesat, kushtëzimet dhe bllokimet e procesit të ecjes përpara në rrugën e integrimit në BE, por edhe të përfitimit të fondeve investive për zhvillim më dinamik që do të ndikonte në stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit. Me qenë se është koha që më në fund të vendoset për Asociacionin e komunave serbe, partitë politike në këtë pikëpamje duhet të jenë unike dhe të vendosin për Asociacionin vetëm në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, që mos të ndodhë edhe në Kosovë një „Srpska Republikë“ si në Bosnje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".