Bashkimi Evropian e gozhdon Vuçiqin, Marrëveshjen e Brukselit me aneksin e Ohrit të detyrueshme për zbatim pa asnjë kushtëzim

Bashkimi Evropian e gozhdon Vuçiqin, Marrëveshjen e Brukselit me aneksin e Ohrit të detyrueshme për zbatim pa asnjë kushtëzim
Bashkimi Evropian e gozhdon Vuçiqin, Marrëveshjen e Brukselit me aneksin e Ohrit të detyrueshme për zbatim pa asnjë kushtëzim

Gani Qarri

  • 17 December 2023 - 08:42

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Letra e paprecedent me shkrim e hartuar nga Serbia hegjemoniste dhe drejtuar Bashkimit Evropian, duke u shprehur publikisht, se qeveria serbe nuk e ka ndërmend të zbatojë disa pjesë të Marrëveshjes së dakorduar në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe se edhe aneksin e zbatimit të dakorduar në Ohër nga vet Vuçiqi, e konsideron të pranueshëm vetëm në pikat ku nuk përfshihet de facto apo de jure njohja e Kosovës, habiti mbarë faktorin ndërkombëtar, si dhe detyroi të reagojnë urgjentisht SHBA-të dhe vet Bashkimin Evropian.

 

 

Ky paralajmërim i habitshëm i Serbisë hegjemoniste, ka shkaktuar shqetësim jo të vogël, në qarqet diplomatike të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, e njëkohësisht ka ngjallur reagime edhe tek SHBA dhe pala kosovare, kurse pas rrjedhës së këtij informacioni, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga ana e BE-së, të cilat për shkak të interesimit të madh të medieve, e kanë bërë të qartë edhe për opinionin publik, se edhe po të dojë Serbia, ajo dhe askush nuk mundë të bëjë devijim të marrëveshjes që është pranuar për tu zbatuar. Reagimi i SHBA-ve dhe përgjigja negative e BE-së ndaj shtetit serb, është edhe një minus i madh për Serbinë hegjemoniste, në përpjekjet e saj meskine, për ta kontestuar dhe gjetur arsye për të mos e zbatuar në plotëni marrëveshjen e Brukselit të marsit të këtij viti, si dhe aneksin e Ohrit, që të dyja, të pranuara nga krerët e Kosovës dhe të Serbisë, si dokument ligjërisht obligativ për zbatim, në bazë të normave dhe parimeve ndërkombëtare. Madje BE, në reagim ndaj pyetjeve të medieve, përsëriti se Marrëveshja është ligjërisht obliguese, në tërësi, për të dyja palët dhe se ajo në tërësi mbetet ligjërisht obliguese, pasi që vet palët janë pajtuar për këtë në takimin e Ohrit, tha të premten zëdhënësi i BEsë për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano. Sipas tij, Marrëveshja dhe aneksi për zbatim “janë bërë ligjërisht obliguese përmes komunikatës së lëshuar me shkrim nga përfaqësuesi i lartë të BE-së Josep Borrell, më 18 mars 2023, i cili ka qenë qëndrim i vazhdueshëm i BE-së, dhe është komunikuar publikisht në disa raste”, ka thënë Stano. Zyrtarët e lartë të BE-së, kanë sqaruar po ashtu, se vlerësimet për natyrën obliguese të marrëveshjes janë në përputhje me nenin 11 të Konventës së Vjenës për ligjin rreth traktateve, i cili thotë se “pajtimi i një shteti që të obligohet me një marrëveshje, mund të shprehet me nënshkrim, shkëmbim të instrumenteve që përbëjnë marrëveshje, ratifikim, pranim, miratim apo me çfarëdo mjeti tjetër, nëse ashtu, palët pajtohen”. Të njëjtat burime diplomatike evropiane kanë vërtetuar se palëve në Ohër, me kohë u ishte sqaruar hollësisht kjo mënyrë e dhënies së pëlqimit, dhe të dyja palët janë pajtuar dhe nuk kanë kundërshtuar, në praninë e përfaqësuesit të lartë, Borrell, dhe të dërguarit për dialog, Mirosllav Lajçak. Në qëndrimin e Serbisë, përmes së cilës Beogradi ka shprehur rezerva për Deklaratën e samitit BEBallkani Perëndimor, për shkak se nënkupton de fakto njohjen e pavarësisë së Kosovës, thuhet se “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi i zbatimit, konsiderohen të pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshin de facto apo de jure njohjen e Kosovës. Madje në letrën e Serbisë, deklarata konsiderohet si ligjërisht jo obliguese, dhe se nuk e ka peshën e marrëveshjes ndërkombëtare dhe se kjo përshtatje nuk përfshin pranimin e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në sistemin e organizatave dhe agjencive të OKB-së, e as të ashtuquajturin integritet territorial të Kosovës”, thuhet më tej Për ta bërë kundërshtimin akoma më të fuqishëm, Serbia është shprehur, se kinse “Kosova “qenka” edhe “pjesë integrale” e Republikës së Serbisë, nën administrim ndërkombëtar, në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”?!.... Ky qëndrim i Serbisë e vë në dyshim edhe pranimin nga ana e saj të obligimeve që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe aneksit të Ohrit, pasi në to përfshihet pikërisht-moskundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në çfarëdo organizate ndërkombëtare, si dhe respektimi i integritetit territorial të Republikës së Kosovës! Edhe në Deklaratën e miratuar të mërkurën mbrëma në Bruksel nga liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë pa parakushte dhe në tërësi këtë Marrëveshje, e cila sipas normave ndërkombëtare, ligjërisht është e obligueshme për të dyja palët, thuhet në pjesën që u kushtohet raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. E ky qartësim i detajuar dhe mjaft domethënës i BE-së lidhur me kundërshtimet mjaft irrituese të Serbisë hegjemoniste për ta kontestuar dhe mos zbatuar pakon e marrëveshjes në tërësi, është një paralajmërim serioz edhe për Qeverinë e re serbe, e cila pritet të dal nga zgjedhjet e 17 dhjetorit dhe duhet të marr përsipër zbatimin e marrëveshjeve të deritashme ndërkombëtare, nga agjendat e dialogut të Brukselit të ndërmjetësuar nga BE dhe lehtësuar nga SHBA-të!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".